Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– E cilësuar si ikona e modës, Jonida Maliqi ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm për stilin e saj, talentin në muzikë, por edhe për lidhjet dhe ndarjet e saj të vrullshme. Ishte i bujshëm lajmi që u shpërnda me shpejtësi tre vjet më parë, për ndarjen e Jonida Maliqit me ish-bashkëshortin e saj biznesmen, Gent Prizreni, me të cilin kishte 17 vjet martesë.
Gjithmonë e treguar hermetike për jetën e saj private, këngëtarja zgjodhi të ishte transparente, duke pranuar hapur se marrëdhënia e saj prej rreth dy dekadash me Gent Prizrenin kishte marrë fund. E vendosur për të mos dhënë shumë detaje në lidhje me arsyet e ndarjes, Jonida Maliqi vendosi të ishte e bindur deri në fund: “Jeta ime personale më përket vetëm mua”.
Por, pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, zërat në media kishin filluar të përflitnin për nisjen e një romance të këngëtares, me një ndër binjakët e Al Pazar, Romeo Veshajn. Për një kohë të gjatë çifti vendosën të qëndrojnë në hije, duke mos u shfaqur publikisht, deri në momentin që videoja e bujshme e puthjes pasionante në pishinat e një resorti luksoz në Turqi morën dhenë.
Përqafuar me Romeo Veshajn, dhe puthje në pishina, tashmë Jonida Maliqi nuk e mohonte dot lidhjen e saj të re me aktorin e humorit dhe gjithçka e dyshimtë u konfirmua pas videos që u shpërnda në rrjete sociale nga MCN Radio Albania (Lexo këtu).
Pas kësaj, çifti filluan të ishin më transparent me publikun, duke mos u munduar të fshihnin çdo detaj. Komentet në fotot e njëri-tjetrit, me emoji zemrash dhe dedikimet publike, treguan qartë se tashmë ata e kishin pranuar faktin që lidhja e tyre nuk ishte më e fshehtë.
Madje Jonida dhe Romeo vendosën që të gdhendin historinë e tyrë të dashurisë në trup, duke bërë një tatuazh të përbashkët, të cilin e postuan në rrjete sociale.
Më pas, Jonida Maliqi ishte e ftuar speciale në emisonin e drejtuar nga Bora Zemani dhe vëllezërit Veshaj, duke treguar qartë në emision lidhjen intime me Romeon.
Kjo lidhje solli dhe një miqësi të ngushtë me Bora Zemanin, e cila është e dashura e vëllait binjak të Romeo Veshajt, Donald Veshajt. Këngëtarja dhe moderatorja u bënë të pandara me njëra-tjetrën, shkëmbenin veshjet, dhe nuk mungonin as daljet e përbashkëta me binjakët Veshaj.
Por, ashtu siç nisi, e vrullshme dhe pasionante, ashtu edhe përfundoi. Ishte vetë Jonida Maliqi ajo që deklaroi hapur, se ishte një femër beqare, nga ana tjetër, Romeo me shpejtësi vendosi të hakmerrej, duke fshirë kujtimin më të bukur që e lidhte me këngëtaren, tatuazhin e tij të përbashkët (Lexo këtu).
Tashmë të ndarë, pa dhënë arsye dhe shpjegime për përfundimin e romancës që u duk e zjarrtë, në median rozë, qarkullojnë dy lajme që aludojnë për arsyet që çuan në ndarjen e çifti Jonida-Romeo.
Dy arsyet Një video intime që qarkulloi me shpejtësi në rrjet, pjesë e së cilës ishin dy personazhet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi, u bë shkas që të përflitej për një romancë të kaluar të dy këngëtarëve.
Ishte Panorama.com.al media që publikoi një video ku këngëtarja Jonida Maliqi dhe kantautori Flori Mumajesi shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Madje në një moment të videos, këngëtarja kap nga të pasmet kolegun e saj dhe e shtrëngon.
Këto pamje u morën më pas dhe u publikuan nga shumë media të tjera, por vetë Panorama, e fshiu bashkë me lajmin. Sipas medias në fjalë, videoja është filmuar në Paris dhe dyshja kanë patur një lidhje të fshehtë me njëri-tjetrin (Lexo këtu).
“Jam femër me moral”,– shprehej Jonida Maliqi lidhur me video që qarkulloi përkrah Flori Mumajesit, ndërsa nuk e pranoi të ketë pasur një lidhje me këngëtarin (Lexo këtu).
Citimi i plotë
“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”,”- është shprehur Jonida për Report TV.
2.Xheisara, këngëtarja që u përfol si vajza që u fut mes Romeos dhe Jonida Maliqin, duke ngacmuar aktorin në fjalë, është arsyeja e dytë që përflitet të jetë bërë mollë sherri për vendimin përfundimtar të ndarjes për çiftin. U eleminua nga kënga magjike, sepse Jonida Maliqi veendosi të shtypte butonin e kuq, por Xheisara Frisku nuk e la me kaq. E ftuar në ThumbOn, ajo foli për një arsye që kishte bërë, që Jonida Maliqi të hakmerrej me të, dhe ai ishte Romeo.
Citimi i plotë
“Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tre vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes unë kam gjithë botën. Nëse ka një njeri që i përulem është Aurela Gaçe.
Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion unë dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vi të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht unë nuk kalova,”– u shpreh Frisku ndër të tjera.
Por, nuk mjaftoi me aq! E ftuar në “Semafor Show”, Xheisara hodhi ‘bombën’, duke lënë të dyshohej se Romeo mund të ketë nisur vetë flirtet dhe tradhtinë ndaj Jonida Maliqit.
“Ja kisha ngacmuar Romeon?! Po ndoshta dhe ja kam ngacmuar, nuk kam dashur. Por ndoshta më ka ngacmuar dhe Romeo mua. Është bërë shumë serioze kjo pjesa e Romeos ë,”- tha Xheisara në Semafor Show.
Megjithatë, arsyet më lart, mbeten thjesht aludime, bazuar në zërat që qarkullojnë së fundmi në median rozë. Nëse janë këto dy veprimet që sollën ndarjen e çiftit Jonida-Romeo, apo ekziston diçka tjetër, kjo mbetet për t’u vërtetuar në vazhdim.
(R.L/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FUSHË- KRUJË- “Dua t’i jap më shumë zhvillim dhe jetë qytetit, dua t’i shoh bashkëmoshatarët e mi me më shumë dritë në sytë e tyre.”-me këto fraza e k...
MBRETËRI E BASHKUAR- Lajmi ‘bombë’ për familjen mbretërore i largimit të Princ Harry-t nga pallati “Kingston” është shoqëruar me një tjetër skandal.Mbesa e...
MBRETËRI E BASHKUAR– Pak ditë më parë, çifti i shumëpërfolur i familjes mbretërore angleze, Meghan Markle dhe princ Harry, morën vendimin e bujshëm,...
TIRANË– Këngëtarja, Enca Haxhia e ftuar në puntatën finale të emisionit “Shiko Kush Luan” në Top Channel, ka aktruar një pjesë të shkëputur poezie, me zë t...
MAQEDONI– Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është vendosur gjithnjë në qendër të vëmendjes, për shkak të bashkëshortit të sja miliarder, që është në një difer...
TIRANË- Ç’farë thuhet në letër-këmbimin e Kaso Hoxhës me zonjën Melanie Anderson, sekretare e Amnesty International për degën e Londrës, në korrespo...
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca, të shtunën e kaluar përmbylli me sukses emisionin e saj në Top Channel “Shiko kush luan”. Por, supriza që bukuroshja e e...
TIRANË– Aktorët e humorit, Ermal Mamaqi dhe Rezart Veleshnja ruajnë një miqësi të mirë, edhe pasi Mamaqi u largua nga “Portokalli”, por një koment i dyshim...
Tiranë-Informacione të reja kanë dalë nga jeta e Dj Sardit, i cili është një nga meshkujt shqiptarë që femrat e pëlqejnë shumë.Agjenti 00Thumb ka treguar se pre...
DashiDita do të nisë më së miri, por bëni kujdes ndaj luhatjeve të humorit, të cilat mund të shkatërrojnë gjithçka. Sa i takon punës, duhet të rishikoni ...