LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Këngë&Parodi/ ‘Kush i qan hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja’, hitet që këngëtarët ia kushtuan politikanëve në 30

18 Janar 2020, 15:04 Nga DOSJA
Këngë&Parodi/ ‘Kush i qan hallet e mia, Ilir Meta,

TIRANË- Politikanët tanë janë njerëzit më me fat në botë! Ndryshe nga të gjithë vendet e tjera ku populli i kërkon llogari një më një për planin, për mënyrën e qeverisjes, ne jemi ndryshe. Sa më keq qeveris dikush ne i thurim këngë, vargje, bejte. Amin o Zot… nuk kemi shkuar tek romanet! Dosja.al u fut nëpër arkiva, uff sa u lodhëm…dhe bëmë një përmbledhje të disa nga këngët që ju kanë mbetur në mendje. Psh: sado socialist të jeni, mos na thoni që nuk kërceni në dasma me këngën e Sali Berishës, ose nuk e dëgjoni goxha shpesh ‘Tironën’ e kryeministrit Rama.

HITET E FUSHATAVE DHE POLITIKËS:

‘Famozët’ e Shaolin Gang, disa vera më parë publikuan këngën e tyre më të re “Pare si Thaçi, pare si Rama”. Për t’i sqaruar të gjithë, me titullin e këngës nuk kemi pse merremi, se na qarkullon edhe paketa anti-shpifje. Praktikisht ka vetëm dy vargje si këngë por adhurohet nga masa. Si thoni ju, a u ka shkuar në vesh atyrë të dyve?

Parfum Versace, Pare si Thaçi

Parfim Versace, Pare si Thaçi

Parfim Versace, Pare si Thaçi

Versace, Versace, Versace, Versace

Dolce & Gabbana, Pare si Rama

Dolce & Gabbana, Pare si Rama

Dolce & Gabbana, Pare si Rama

Gabbana, Gabbana, Gabbana, Gabbana

Meqë ishim tek kryeministri Edi Rama, të rinjtë e sotëm të lindur në pasvitet 2000 nuk e dinë që kreu i qeverisë ka qenë dikur në opozitë. Dhe kur ishte në opozitë kishte frymëzim për të ndihmuar në shkrimin e këngëve për fushatat e tij. E gjitha filloi me këngën “Tirona”, ku Rama bërtiste me megafon dhe i gjuante me grusht tavolinës. Bëhej shumë zhurmë, zhurmë, zhurmë…sa zhurmë.

“Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë.

Kjo është Tirona jonë, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, e errësirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”

ATY KU KRYETARI BËRTET ME MEGAFON

Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiron! Kënga tjetër e shkruar nga Edi Rama është për fushatën e 2009-ës sërish në bashkëpunim me WestSideFamily. Interesante ishte që një koment në YouTube poshtë këngës shkruante: A thua e ka dëgjuar këto kohë Rama këtë këngë? Dyshojmë!

“Çohu, Jemi ne Sot e Ardhmja

jemi ne vetëm ti në dorë e ke

ti mos rri por ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU!

Jemi ne sot Ndryshimi

jemi ne plot të ardhme ditë e re

ti mos rri po ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU! ÇOHU!”

Tani do kalojmë tek shprehja legjendare me të cilën fillonte kënga ‘rock’ që i bënte shqiptarët të tundnin flokët: For me this is a miracle of freedom

Supergrupi i përbërë nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Çiljeta dhe Bojken Lako u mblodhën së bashku për të këduar këngën “Shqipëria po ndryshon”, tani Lulzim Basha e këndon vetë himnin. Ndonjëherë kërkon ndihmë edhe nga ndonjë tenor. Është djalë klasik!

Shqipëria po ndryshon

Është një rrugë që na bashkon

Është një ëndërr që na fton

Është e ardhjma që premton

Është një komb që sot beson

Është një rrugë që na bashkon

Është një ëndërr që na fton

Është e ardhjma që premton

Është një komb që sot beson

Shqipëria po ndryshon”

Këngë për Sali Berishën e Azem Hajdarin ka bërë edhe patriotja e tyre Fatmira Breçani. Kënga vazhdon të jetë superhit dhe të nisë çdo dasëm në Kosovë. Armiku në këngë është Serbia, ndërsa heronjtë dy demokratët që e luftuan. Një pyetje kemi ne: Ku e ka murin Serbia ?

“Oh moj Serbi e

O murin ta prisha

O se mu m’thon e

O Sali Berisha

O moj Serbi e

O murin ta kalli

O se mu m’thon e

O Azem Hajdari”

Meqë jemi tek demokratët dhe ta mbyllim! Një ndër këngët me të bukura të përdorura për fushatë është ajo për të ndjerin Sokol Olldashi, kur garonte ndaj Ramën për Bashkinë e Tiranës. Ermal Mamaqi bashkë me Olsën kërkonin mbrapsht qytetin e tyre duke ironizuar fasadat shumëngjyshe të Ramës.

Më Kthe Qytetin!

“Kot më pyet më tej

Kërkon arsye për gjithçka

Edhe stoli ynë dhe pema,

siç do gjë quhen “Para”

Janë zhdukur s’di se ku

Pas fasadash portokalli

Imitojnë vjeshtën e largët

Fyejnë vjeshtën që më dhe ti

Qyteti i kthyer në fjetore

Në asnjë ëndërr s’më del ti

Këtu të rriturit s’kujtojnë dot

Fëmijët s’kanë më fëmijëri.

Ç’të bëjmë për atë stol të vjetër?

T’ia kthejmë qytetit përsëri

S’dua fasadat dhe shiritat

Qyteti im, me duhesh ti!”

Edhe për presidentin e vendit tonë ka një këngë, se s’ka asgjë më pak se homologu i Kosovës. Në këngë Meta përfytyrohet si një njeri që zgjidh halle. Ka të drejtë?

“Në malet e Skraparit, lindi burri i vatanit Kush mi qan hallet e mia, Ilir Meta-LSI-ja”

Edhe pse karriera e tij politike nuk kishte ndonjë ‘boom’ apo arritje për t’u mbajtur mend, kënga e “Aleancës Kuq e Zi” ishte vertet e bukur…për 28-29 nëntor vetëm. Reshat Arbana në poezi, Gjergji Jorgaqi, Genta Ismajli, Erion Korini, Tuna, Xhejsi Jorgaqi këndojnë dhe Lorik Cana (që as vetë nuk e di çfarë bën në klip po për të qënë brenda nxjerr tatuazhet dhe muskujt) krijuan “Kuq e Zi”. Lexoni dhe dëgjoni vetë. E bukur ë?

Mjaft ti ke duruar nëna ime Shqipëri

Toka ime bukur të adhuroj

Shekujt ëndrrën tonë se ledhatuan kurrsesi.

Kuq e zi do të jetë aleanca për këtë Shqipëri.”

REF

Shqipëria zemra ime

shqipja kuq e zi

Çdo njeri nga ne

tjeter emër s’ka

Tjetër fe s’kërkon

vetëm SHQIPËTAR.

Sot bën këngë për dashurinë dhe për vajza superseksi por Getoari nuk ka qënë gjithmonë kështu. Kur Ramush Haradinaj ishte i pandehur në Hagë, Getti (ashtu quhej asaj kohe) i dedikoi një varg këngë. Nuk e gjeni dot emrin? Shikoni edhe njëherë, janë gërmat e para të çdo fjalie që këndon. Epo kot nuk i thonë Rambo atij.

[Getti]

RR- ta boj rrafsh kur je gabim

A- ambasador i karakterit tim

M- madhëria jeme ska ven për fjal

U e SH..une e boj shtet kjo ka me dal

DRIDHET- dridhet veni kur vjen mbreti

DRIDHET- dridhet toka prej tërmetit

DRIDHET- dridhet shteti prej s’lezeti

G&E- Genta Geti shtet në veti

Në fund kemi vendosur që të lëmë personin për të cilin janë kënduar më shumë këngë, po guxojmë të themi në rruzullin tokësor, Enver Hoxha.

Enver Hoxha Tungjatjeta

Enver Hoxha e mprehi shpatën,

Edhe një herë o për situatën.

Kjo asht shpata që u rrin tek koka,

Gjithë armiqve o që ka bota.

Enver Hoxha Tungjatjeta!

Sa këto male e sa këto shkrepa!

Zanin Shqipes lart ia ngritë!

Gjithë këtë popull në dritë e qite!

 

P.S: Meqë bëmë gjithë këtë artikull, kemi edhe ne një kërkesë; një këngë për Fatos Nanon nuk e bënit dot? Nëse ka edhe ne nuk e dimë, ju lutem na informoni! Jemi padurim dhe zemërbosh :'(

(K.M;F.G;E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dosja dikur dosja politike kenget per politikanet politike&kenge virale dosja dikur dosja politike kenget per politikanet politike&kenge virale

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Janar 2020, 12:53

TIRANË- Një video e publikuar nga moderatorja e “Thumbon”, Aulona Musta tregon balerinin Graciano Tagani, teksa qëllon me shpullë një djalë. E gjitha lidhe...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri