LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Mero Baze e gjen zgjidhjen: Mbyllni Emisionet

11 Mars 2020, 21:06 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri/ Mero Baze e gjen zgjidhjen: Mbyllni

TIRANË- Analisti Mero Baze ka bërë një shkrim, lidhur me situatën e krijuar pas koronavirusit në Shqipëri. Baze përmes këtij shkrimi të publikuar në gazetën Tema, ai thotë se bota ka hyrë në luftë, ku dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Ndër të tjera, Mero Baze shkrtuan:“Mos shikoni emisionet e mbrëmjes në gjithë TV-të dhe gjithë klinikat psikiatriko- politike, që shfaqen në ekran çdo mbrëmje, të cilat rrisin në përpjestim gjeometrik panikun në shoqëri, në raport me audiencën e tyre”

SHKRIMI I PLOTË:

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë botërore, pas daljes jashtë kontrollit të epidemisë së koronavirusit. E thënë me terma më të thjeshtë, bota ka hyrë në luftë, dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte.

Tani mos prisni këshilla nga njerëz si unë, që janë po kaq të paditur, sa të gjithë të tjerët rreth epidemisë. Uroj të mos prisni ndonjë budallallëk nga redaksia ime, apo gazetarët që punojnë me mua, edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë kujdes.

Por ka disa adresa publike që mund t’ua këshillojmë se si të ruheni nga paniku, duke hyrë në karantinë ndaj ekraneve.

Para se AMA të marrë një vendim serioz të mbyllë emisionet politike televizive derisa të kalojë epidemia, si vatra paniku për situatën që po kalojmë, unë po ua rekomandoj miqësisht këtë gjë.

Mos shikoni emisionet e mbrëmjes në gjithë TV-të dhe gjithë klinikat psikiatriko- politike, që shfaqen në ekran çdo mbrëmje, të cilat rrisin në përpjestim gjeometrik panikun në shoqëri, në raport me audiencën e tyre.

Është e neveritshme se si gjoja në emër të transparencës, drejtuesi i “Opinion” i kërkonte dje me këmbëngulje raportueses nga klinika në Durrës, ti pohonte atë që ai donte, pra që ajo pacientja ishte rëndë dhe duke vdekur në atë moment. Katër herë ja përsëriti se nga “burimet e tij”, që ajo ishte shumë rëndë dhe raportuesja nga vendngjarja i thoshte, “është po aq rëndë sa ka qenë”.

Sot e ndjera ka ndërruar jetë, dhe nuk e ndihmon dot Fevziun t’i shtojë audiencën. Por ai mund të shpresojë se kur të bëhen gati për të vdekur pacientë të tjerë, duhet që spitali doemos të telefonojë Fevziun, që të vdesin live.

Një tjetër gjest kafshëror ishte thirrja  e numrit 127 nga Sonila Meço, ndërkohë që qindra njerëz mund të kenë pas nevojë të flisnin me të, në kohën që ajo bënte muhabet me operatoren, sepse paskësh disa ankesa nga qytetarë, që mezi kapet numri i telefonit.

Pastaj mund të shikoni tek zonja Eni, se si ajo e shtyn gazetaren në terren, të flasë me të infektuar të mundshëm, pa maskë, dhe t’u kërkojë llogari institucioneve të shëndetësisë, të vihen në dispozicion të saj, sikur është kryetarja e Shtabit të Emergjencave.

Mund të vazhdosh ta ilustrosh pa fund këtë çmendinë, por është mirë mos ta shikoni.

Ne nuk e ndalim dot Sali Berishën, Tritan Sheun, Petrit Vargun dhe kanibalë të tjerë të politikës, të hedhin valle mbi kufoma, dhe të përdorin disa media të bëjnë terror, por së paku ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha e Shëndetit Publik, drejtori i Urgjencës dhe personalitete të tjera të shtetit, që merren me mjekësinë, nuk kanë pse flenë në studio televizive.

Nuk e kanë detyrim të plotësojnë tekat e gazetarëve për të qenë në studio, por të rrijnë në krye të detyrës. Ata mund të bëjnë një deklaratë 3 minuta në telefon për respekt të publikut, për të konfirmuar gjendjen, por nuk kanë pse dremisin në studio televizive, për t’u bërë pjesë e nevrisë publike që ngjall terror.

Nëse shteti ka nevojë që ata të japin mesazhe publike, le të rregjistrojnë në zyrë të tyre e ta transmetojnë. Por është jo njerëzore që ata të bëhen viktima të përbaltjes publike, duke marrë pjesë në këtë tallava publike.

Të vetmit gjeneralë të kësaj lufte, janë mjekët shqiptarë, ata që ne nuk i njohim. Këta që dalin në ekrane i njohim, se i kemi parë në mitingjet e PD dhe LSI. Nuk i shikojmë heronjtë e vërtetë dhe s’kemi si t’i shikojmë as në pavione, se janë të mbuluar kokë e këmbë me veshje speciale.

Ata që po qëndrojnë në vijën e parë të kësaj lufte dhe që meritojnë gjithë respektin e shoqërisë shqiptare, duhet të jenë të vetmit para të cilëve duhet të përulemi, t’u dëgjojmë fjalën dhe t’ua bëjmë më të lehtë punën.

Kjo është një situatë lufte dhe në luftë ka një komandë. Bilanci i luftës bëhet kur ajo mbaron dhe çdo zë tjetër që tenton të devijojë drejtimin e  kësaj lufte nga mjekët, duke e zëvendësuar me politikanë sharlatanë, duhet të konsiderohet armik i kësaj lufte dhe duhet trajtuar si i tillë.

Shikoni Maqedoninë e Veriut, ku pacienti zero është shfaqur para nesh. Lajmi që media i kushton rëndësi është shërimi i një pacienti, dhe jo paniku se virusi po përhapet. Tek ne duket se këmbëngulja e moderatorëve televizivë, është që dikush të vdesë live në emisionin e tyre.

Refuzojeni këtë spektakël të neveritshëm të ekraneve në mbrëmje në shtëpi. Derisa AMA të kthjellohet dhe të sillet si institucion në luftë, duke detyruar TV-të të japin emisione kulturore, sportive, apo utilitare, me të cilat njerëzit mund të përballojnë qëndrimin në shtëpi, përpiquni ta bëni vetë karantinën ndaj ekraneve.

Fikini ato, po patë ndonjë politikan apo kolegun tim gazetar, t’u flasë për gripin.

Nuk janë vetëm injorantë, siç jemi të gjithë për gripin. Janë dhe më keq. Janë spekulantë të ligj, që mendojnë se fitojnë pikë duke na treguar kufoma virtuale. Jënë më keq se ata që ngrejnë çmimet e ilaçeve dhe ushqimeve në këto kohë. Janë gjuetarë kufomash.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mero baze viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mero baze viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Mars 2020, 19:47

Digjet mjeti në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Mësohet se zjarri ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka m...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion