LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kemi disa karta banke dhe çdo muaj i kalojmë shitësit nga 40-50 mijë lekë”/ Pikë bastesh brenda burgut të sigurisë

13 Shkurt 2020, 20:59 Nga DOSJA
“Kemi disa karta banke dhe çdo muaj i kalojmë shitësit

PEQIN-  Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në Burgun e Peqinit, i cili është i sigurisë së lartë. Burgu “drejtohet” nga të dënuarit, të cilët pasi dalin për xhiro në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mund të bëjnë të njëjta aktivitete si në liri. Megjithëse pas datës 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për ndalimin e basteve sportive në të gjithë Shqipërinë, në këtë burg mund të luash në liri të plotë.

Kjo liri duket se i ka “rehabilituar” këta të dënuar, që veprojnë sikur të mos iu ishte hequr liria. Ndryshe nga mijëra lokale në Shqipëri që janë mbyllur, burgu është kthyer në një kazino të madhe, ku të dënuarit për krime të rënda argëtohen duke plotësuar skedina.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se në këtë burg, të dënuarit luajnë me baste sportive. Madje, gjithçka është e organizuar, ku të burgosurit kanë edhe kuota mujore. Ata paguajnë shitësin e dyqanit të burgut, i cili ka edhe një kompjuter ku hedh pikërisht bastet sportive. Më pas biletat ua dërgon të burgosurve në qeli. “Kemi kuotë mujore. Ne kemi disa karta banke dhe çdo muaj i kalojmë shitësit nga 40 apo 50 mijë lekë (te vjetra) për baste. I themi që kjo është për baste”,- thotë një i burgosur që telefonoi nga numri i kabinës së burgut.

Pas këtij informacioni, një i afërm i një të burgosuri  përgatit një biletë me ndeshjet e kampionateve të futbollit në Europë. Ndeshjen Sauthempton kundër Lesterit, e vendos dysh, pra fiton Lesteri. Në Francë, luante Nantë me Monakon, ku parashikon se mund të ketë 3 ose më shumë gola. Në Gjermani luhej Mainzi kundër Këlnit, për të cilën vendos se do të ketë 2 deri në 3 gola. Në të njëjtën ditë luhej edhe ndeshja e Serisë A, Verona me Sasuolon, ku parashikon se fitonte Verona. Në Spanjë parashikoi se Vilareali do të fitonte kundër Alaveshit.

Këtë biletë qytetari e dërgon në burgun e Peqinit. Ai shkoi vetë ku para derës së burgut të Peqinit takoi shitësin që ka dyqan brenda dhe jashtë burgut.Qytetari i jep 5 mijë lekë të reja shitësit që i afërmi i tij brenda në burg të hedhë baste, ndërkohë që i kërkon që të vërë edhe vetë një skedinë me 1000 lekë të reja. Shitësi i thotë se hedh baste vetëm për të burgosurit, ndërsa pranon edhe ndeshjet që ka përgatitur qytetari. Pasi e shikon biletën, i thotë të afërmit të burgosurit se një nga ndeshjet që kishte përgatitur, ajo e Bundesligës mes Mainzit dhe Këlnit nuk mund ta hidhte 2 deri në 3 gola. Shitësi i sugjeroi ta vendoste 2 ose më shumë gola, pasi me atë parashikim që kishte bërë qytetari nuk mund të vendosej bast. Ai thotë se biletat i dërgon në qelitë e të burgosurve.

Disa ditë pas kësaj bisede,  qytetari  merr nga i burgosuri  biletën e ndeshjeve që kishte parashikuar. Në këtë biletë, ai hodhi 1000 lekë të reja me koefiçent 20 dhe fitimi i mundshëm ishte rreth 200 mijë lekë të vjetra. Fatkeqësisht për të burgosurin, bileta nuk ishte fituese! Ndërkohë, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën edhe dhjetëra bileta të tjera, ku të burgosurit kishin harxhuar miliona lekë.

Marrë nga Top Channel 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu ne peqin pike bastesh ne peqin burgu ne peqin pike bastesh ne peqin

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron