LIVE UPDATES
Aktualitet

ME VIDEO/ “Është mjet pune, jo blind, e kam blerë 3 mln lekë”, Taullau flet pasi OFL-ja i kërkoi llogari për makinën:

13 Shkurt 2020, 19:46 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Është mjet pune, jo blind, e kam blerë 3 mln

TIRANË– Saimir Taullau, ka rrëfyer origjinën dhe burimin e parave me anë të të cilave ka siguruar makinën e llojit “Nissan”, që po i kërkon llogari Operacioni Forca e Ligjit. I ftuar në Shijakt Tv, përballë gazetarit Basir Collaku, Taullau shprehet se makinën që i kanë sekuestruar e ka blerë në mënyrë të ligjshme dhe se posedon të gjitha faturat.

Intervista e plotë

Policia ka ardhur të ju përse, cfarë kanë kërkuar?

-Atë ditë kam qenë në Tiranë, për hallet e familjes time. Më vjen një telefonatë nga Lushnja dhe më thonë se jemi policia e Lushnjës. Më thonë ku je se kemi ardhur për të verifikuar makinën, ku gjendesh sepse duam të kontaktojmë. -Nuk ka asnjë problem, u kam thënë -po vij menjëherë. I pyeta ku janë, dhe më thanë se jemi ta karburanti te rrethrrutollimi i Plugut. U thashë se mbërrij sa të më bëjë rruga e kthimit.

Dhe u kthyet?

Direkt, menjëherë pa mbaruar asnjë nga punët e mia. Kam shkuar, gjatë rrugës më kanë marrë disa herë në telefon, më ka marrë edhe shefi i Komisariatit dhe i thashë se jam në Rrogozhinë në kthim. Në momentin që kam vajtur te karbutranti në rrotondo të kthesës së Plugut, aty gjej mbi 10 policë.

-Kishin vajtur kaq shumë përpara?

Po po, pas ndërtesës në një shesh pushim të hotelit aty ku kisha lënë fuoristradën.

Çfarë ju thanë?

Më thanë kemi ardhur dhe do të marrim këtë fuoristradën dhe do ta çojmë për sekuestro, sepse na kanë dhënë urdhër nga Tirana.

Kishte urdhër nga Tirana?

-Nuk e di.

Përse kanë ardhur tek ju, keni një dënim të mëhershëm prej 3.8 vitesh për trafik të lëndëve narkotike, kjo ka qenë arsyeja, si subjekt i këtij akti ?

-Po, s’e mohoj. Kam pasur dënim. Unë kam plotësuar urdhërat që më ka kërkuar shteti.

Çfarë të kërkuan? Ishte Operacioni Forca e Ligjit?

-Jo nuk ishte Operacionit Forca e Ligjit, nuk ishte OFL-ja, ishte një civil dhe më kanë marrë, me kanë thënë se do të vish me ne në polici. Kam vajtur me makinë i shoqëruar nga dy oficerë policie, nuk kisha as avokat. Sapo kam mbërritur në polici, më kanë dhënë të plotësoj këtë formular për deklarim.

-Ky është fotrmular që ka logon e OFL, për sekuestrimin e makinës tuaj, cfarë është kjo makinë?

-Kjo makinë tip Nisan, prodhim i vitit 2004, është blerë para një viti e gjysëm me vlerën 3 milionë lekë të vjetra.

Është makinë e blinduar?

-Jo aspak. Nuk ka lidhje fare me makinë të blinduar. Unë nuk e kuptoj kush ma bën këtë shoë, ma bën prokuroria, policia, gazetaria. Nuk e kuptoj. Na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi.

-Policia do të bëjë punën e saj…

-Ta bëjë. Të bëjë hetime, por jo të bëjë shoë, duke e marrë një makinë 3 milion lekëshe pune si automjete lukzos 100 milionësh.

-Është me kontratë?

-Me kontratë sigurisht. I ka letrat shteti, ia kanë marrë ata letrat edhe makinën me gjithë celësa. Gjithçka e kam të rregullt sipas ligjit.

-Keni marrë avokat? Ju ka thirrur policia më pas?

-Dale të shpjegoj. Sapo plotësova formularin, mbarova me veprimet që më kërkoi policia dhe dal jashtë për të ikur. Më thërrasin dhe një herë. Duhet të vish prapë më thonë se duhet të hedhësh një firmë, të plotësosh diçka, se po vijnë tre përfaqësues të OFL. Po, -ju them dhe u ktheva prapë. Aty kam pritur dy orë derisa erdhën ata dhe plotësova formularin, firmosa dhe dola sërish.

-Pastaj si vepruat?

-Pastaj kam shkuar dhe kam takuar avokatin në Tiranë dhe i kam treguar se cfarë më kanë kërkuar dhe cfarë veprimesh kam bërë. Shteti i ka në dorë të gjitha, por unë kam çdo gjë me letra dhe dokumente. Unë nuk jam kundër ligjit.

-Vetëm kjo makinë ishte arsyeja që ju erdhi OFL, po prona të tjera?

-Kanë ardhur për të plotësuar një formular. Ngaqë unë jam dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg për trafik të lëndës narkotike, Asnjë lloj prone. Unë kam një pronë që ia kam marrë me qera vëllezërve të mij, Bertit dhe Fatmirit, më kontrate sigurisht. Ata janë marrë me biznes. Kanë shitur dhe një tokë këtu në autostradë para shumë vitesh, 3 milionë e 200 mijë euro.

-Është shitur me kontratë me bankë apo…?

-Me kontratë me bankë, sipas ligjit, asgjë informale. Ia ka blerë im vëlla që është vrarë në vitin 2005, një fondacioni amerikan dhe në 2006 e ka shitur vëllai tjetër një biznesmeni. Duhet të pyes vëllanë për emrin e tij.

-E gjitha në bankë?

-E gjitha nëpërmjet bankave, në sistem, nuk ka asgjë të jashtëligjshme, ndaj nuk e kuptoj këtë që po ndodh. Për tre gjëra gjithë kjo zhurmë për Sajmir Taullahun, për tre objekte që janë në legalizim e për një stan delesh u bë Saimiri….

-E keni deklaruar edhe këtë stan delesh?

-Patjetër. Madje i kam thënë avokatit se nuk kam deklaruar hangarin ta them dhe e shënuam që mos të kemi problem.

-Jeni i gatshëm të hetoheni?

-Jam i hapur dhe gati të hetohem për çdo gjë, deri në fund. Nuk ka njeri mbi ligjin, më thonë makinë e blinduar kur unë nuk e kam, nuk e marr vesh nga dalin lajme të tilla.

-Keni pasur problem me familje të tjera në Lushnje?

-Një problem që më kanë vrarë vëllanë në Lushnjë në vitin 2005, dhe unë s’kam problem me njeri.

-Prona të tjera me qera?

-I kam të shtetit, paguaj detyrimet rregullisht. Edhe tokës së karburantit ia paguaj bashkisë taksat rregullisht, katër deri në 6 milionë lekë në vit, edhe punëtorët i kam të gjithë të siguruar. Madje njëri që ishte një ditë përkohësisht më gjobitën për 2 milionë lekë dhe unë kam paguar gjobën. Jemi të hapur për hetim, vetëm të na lërë rehat policia.

-Përse e thoni këtë? Policia ka punën e saj. Çfarë ju ka bërë ajo?

-Nuk e di çfarë lloj shoë bën policia me familjen time. Çdo ngjarje që ndodh në Lushnje, o do vinë kontroll të lokali, ose do të vinë të më thërrasin te shtëpia dhe më marrin e më shoqërojnë disa orë në polici. Unë nuk jam përgjegjës për cfarë ndodh në Lushnje. Shteti le të gjejë atë që ndodh. Fundja unë paguaj taksa rregullisht dhe ata nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për cfarë ndodh.

-Keni makinë të blinduar?

-Jo, as që bëhet fjalë. Ajo që morën ishte makinë pune. Unë jam i gatshëm për çdo lloj hetimi. Të kontrollojnë çdo gjë. jo deri në brezin e tretë, por deri në të 13-tin, nëse ata mendojnë të hetojnë kudo që dyshojnë.

-Policia dhe prokuroria kanë punën e tyre për të bërë?

– Le t’i bëjnë, por jo me shoë

-Vendimi i gjykatës pasi të kërkojë prokuroria do të jetë vendimi që e çmon se cfarë ndodhë?

-Të japë drejtësia vendim, të hetojnë gjer në fund, Nuk i shmangem hetimit. Drejtësia të bëjë punën e saj.

Saimir Taullau ka dorëzuar brenda kohës së përcaktuar nga ligji formularin e deklarimit të pasurisë së tij. Një ditë pas sekuestrimit të makinës së tij, Taullau është paraqitur pranë OFL-ve dhe ka dorëzon deklarimin e tij. Sipas OFL-së, pasuria e tij ishte në ‘target-kontroll’ pasi më parë ishte dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe ishte pronar i disa bizneseve.

Por kush është Saimir Taullau, si iu shpëtoi dy atentateve dhe vëllai që iu vra nga banda e Aldo Bares

Saimir Tuallau njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjës, dhe më 24 nëntor 2018, iu bë një atentat në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 49-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë. Taullaut iu bë edhe një tjetër atentat, në vitin 2017. Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.   Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi.  Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Prej më shumë se një jave që OFL-ja ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Deri ëm tani OFL-ja ka dërgoi formularin tek Suel Cela, Plarent Dervishajt, biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua edhe ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  Po ashtu OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dhe Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Dy ditë më parë, radha i erdhi edhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të. Ndërsa sot OFL-ja ka nxjerrë dy emrat e radhës që duhet të japing llogari për pasurinë, Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku ofl ne terren saimir taullau basir collaku ofl ne terren saimir taullau

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron