Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Art&Argëtim
Abuzoi seksualisht me 75 gra, producenti i burgosur Harvey Weinstein i infektuar me koronavirus
23 Mars 2020, 07:46Nga DOSJA
SHBA– Producenti i filmave Harvey Weinstein ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas skandaleve mediatike që përfshinë një ndër producentët më të famshëm si Harvey Weinstein, prokurorët vendosën dënimin me 23 vite burg për abuzimet seksuale me disa gra.
Por, mesa duket Weinstein nuk i ka shpëtuar dot virusit vdekjeprurës që ka ‘pushtuar’ botën. Disa orë pasi mësoi fatin e tij, Weinstein u soll përsëri në spital në vend të burgut me ankesa për dhimbje në gjoks. Ai përfundimisht rezultoi pozitiv me koronavirus.
68-vjeçari tani është në izolim në Facility Correctional Wende në Neë York-un perëndimor, raportuan zyrtarë të burgut të shtetit të dielën.
Ai u dënua në fillim të këtij muaji me 23 vjet burg për sulm seksual ndaj ish-asistentes së prodhimit të Projektit, Miriam Haleyi dhe përdhunimin e ish-aktores Jessica Mann. Weinstein është një nga dy të burgosurit në burgun e sigurisë maksimale në Qarkun Erie që kanë rezultuar pozitivë, thanë zyrtarët.
Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.
Pandemia e koronavirusit po përhapet me një shpejtësi të frikshme. Të gjithë shkencëtarët kanë nisur që të punojnë sesi ta parandalojnë përhapjen për të shmangu...
DashiDashuria: Fillimi i ditës do të jetë e qetë, prandaj ju do të jeni në paqe me të gjithë. Jeni gati të shijoni çdo moment, megjithatë, dilni nga paqa...
TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani ka treguar sot se si po i kalon këto ditë në karantinë. Në një lidhje direkte me RTV 21, Nall...
TIRANË- Dëshira për të bërë gjëra të ndaluara është gjithmonë shumë e madhe. Në një kohë kur të gjithë duhet të rrimë brenda për të mos u infektuar nga kor...
SPANJË– Ata kishin bërë çdo gjë gati, që nga lista e të ftuarve me 190 vetë, porositja e luleve të freskëta, fustanin e nusërisë, por ajo që n...
Art&Argëtim22 Mars 2020, 11:02
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i ka treguar hapur tashmë preferencat e tij politike, dhe nuk nguron që herë pas here të bëjë statuse në rrjete sociale, ku i...
TIRANË– Këngëtarja Ledina Çelo di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen. Pavarësisht se vitet ikin, Ledina vazhdon të mbetet një femër seksi dhe këtë e...
SHBA– Angelina Jolie ka raportuar se e ka ndaluar ish-burrin e saj Brad Pitt që të lejojë që fëmijët e tyre të kalojnë kohë me ish-gruan e tij, Jennifer Aniston...