Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Spanja paralajmëron bojkotimin e Samitit të Zagrebit, shkak pjesëmarrja e Kosovës
29 Janar 2020, 17:30Nga DOSJA
ZAGREB– Spanja kërcënon se do të bojkotojë Samitin e Zagrebit për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Madrid, Zagreb dhe Bruksel.
Sipas tyre, zyrtarët spanjollë i kanë paralajmëruar nikoqirët e samitit të ardhshëm se nuk do të marrin pjesë në takimin ku Kosova ka pjesëmarrje të barabartë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Po sipas burimeve, diplomatët e vendeve tjera të Bashkimit Evropian janë njoftuar tashmë se Spanja mund ta anashkalojë Samitin e Zagrebit.
Ky Samit midis përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 6-7 maj. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Qeveria në Madrid e ka sfiduar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në të gjitha tubimet e nivelit evropian.
Ajo edhe më parë ka bojkotuar takime të ngjashme. Në vitin 2018 në Sofje, kur është mbajtur Samiti me Ballkanin Perëndimor, i pari pas 15 vjetësh, Madridi zyrtar nuk ka marrë pjesë për të njëjtat arsye.
Në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe rajonit, i cili është mbajtur në Helsinki gushtin e kaluar, ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, është larguar nga salla për shkak të pranisë së ministrit të Kosovës. Atëbotë ai nuk ka qenë i emëruar për pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së.
I pytur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, për problemet e mundshme në organizimin e samitit për shkak të pjesëmarrjes së barabartë të Kosovës, kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq, ka thënë se nuk është e lehtë të përputhen interesat e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
“Kur ka interesa të ndryshëm, atëherë negociohet gjatë”, ka thënë Jandrokoviq, i cili ka konfirmuar se kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, është në kontakt me të gjithë liderët evropianë rreth organizimit të samitit.
Jandrokoviq po ashtu ka thënë se Qeveria e Kroacisë do të bëjë gjithçka të mundur për t’iu dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane.
“Jo të gjitha vendet e BE-së kanë një qëndrim dhe entuziazëm të tillë. Ne do të flasim në interesin më të mirë të fqinjve tanë”, ka thënë mes tjerash ai.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët në Zagreb janë të bindur se deri në maj do të gjendet një formulë që do t’i lejojë të gjithë të ftuarit në Samit të marrin pjesë.
GREQI-Autoritetet greke janë në gjendje të lartë gatishmërie pas shfaqjes së disa rasteve të koronavirusit në Gjermani, Francë, por edhe në Turqi.Specialistët v...
KOSOVË- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dedikuar një postim prekës për aktivistin e kësaj partie Hysni Hyseni nga Prizreni, i cili ndërroi jetë d...
KINË– Paniku i shkaktuar nga përhapja e koronavirusit ka detyruar kompanitë ajrore të marrin masa drastike në mbrotje të udhëtarëve.Pasagjerët e disa linj...
KINË– Në Kinë prej ditësh koronavirusi po merr dhjetëra jetë njerëzish, ku deri ditën e sotme janë shënuar 132 viktima dhe mbi 6000 të prekur nga virusi.Po...
SHBA-Sulmet e Iranit tek ushtritë amerikane kanë shkaktuar lëndimin e disa ushtarëve gjatë fillimit të këtij muaji, ndërsa numri i të lënduarëve është rritur gj...
Bota29 Janar 2020, 12:21
Një baba ka braktisur në aeroportin e Moskës dy fëmijët e tij duke u lënë në një nga çantat një letër ku shkruante se për momentin nuk është në gjendje t...
Një nga zyrtarët e opozitës ruse Alexei Navalny, ka ngritur akuza mbi kryeministrin e ri rus, Mikhail Mishutsin se zotëron një pasuri prej 45 milionë dollarësh ...
AUSTRALI– Në Kinë virusi sa vjen dhe përhapet çdo ditë e më shumë, por ndërkohë është edhe një luftë e madhe kundër koronavirusit edhe në vende të tjera ...