LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Jepini recetën atij!’ Çfarë thanë në polici studentët që i prenë fjalën Ramës: Kur kryeministri mori fjalën, u n

6 Mars 2020, 16:27 Nga DOSJA
‘Jepini recetën atij!’ Çfarë thanë në

TIRANË- Na tregoni cili është profesioni juaj dhe çfarë pune bëni?” Kështu e nis policia e kryeqytetit seancën e pyetjeve ndaj njërit prej studentëve të shoqëruar nga garda pak ditë më parë, pasi  ai protestoi ndaj fjalimit që po mbante kryeministri Edi Rama. 22-vjeçari i identifikuar në polici si Emiljando Kita tregon arsyet se përse në kohën që kryeministri ka nisur të flasë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë, ai ka protestuar me mënyrën e tij, duke u ngritur dhe duke i bërë pyetje kryeministrit. Siç tregon procesverbali policor që Gazeta “Si” disponon, fillimisht Emiljando flet para policëve për veten. “Unë akoma nuk kam një profesion, pasi jam student në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Politikë. Por pavarësisht se jam student për arsye ekonomike gjatë stinës së verës jam i detyruar të punoj”.

I riu i shpjegon policisë se përse shkoi në Pallatin e Kongreseve, së bashku me shokun e tij, dhe pas u shfaq duke e larguar garda.

Policia: Na tregoni cila është arsyeja e shoqërimit tuaj në Komisariatin numër 1?

Studenti: Unë nuk e di të ketë një arsye konkrete, por sqaroj se rreth orës 18.30 isha në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve, pasi aty po mbahej një ceremoni diplomimi. Kështu që bashkë me shokun tim menduam të jemi pjesë e kësaj ceremonie, thjesht për të qenë prezentë si shokë si puna jonë. Isha bashkë me shokun tim Enriko Peculi, jemi ulur diku nga ana e majtë e platesë anësore, por larg foltores dhe prisnim zhvillimin e ceremonisë. Në fillim kanë dalë dy prezantuese për të hapur ceremoninë dhe pastaj pamë që fjalën e hapjes e mbante kryeministri i vendit. Besoj se këtu qëndron arsyeja se përse jam shoqëruar në polici, sepse kemi folur në kohën që kryeministri ka marrë fjalën, por unë deklaroj se nuk kemi bërë asnjë veprim të kundërligjshëm për t’u shoqëruar.

Kita njësoj si edhe Enriko Peculaj, ky i fundit student filozofie, tregojnë se shkak i reagimit ishte ndjesia e të qenurit të fyer nga kryeministri.

Studentët: Në kohën që fjalimin e mori kryeministri i vendit, si studentë u ndjemë të fyer, pasi kishim bindjen se ishte vetëm një ceremoni diplomimi nga Universiteti i Mjekësisë dhe nuk dukej të ishte aspak politike. Prandaj jam ngritur dhe kam kundërshtuar hapjen e ceremonisë nga ai. Unë nuk kam pasur me vete as megafon apo pajisje që ndikojnë në zërin e sallës, por kam folur me zërin tim, duke shprehur thjesht një mendim timin, pa u ndikuar apo shtyrë nga askush. Në momentin që jam ngritur, kanë ardhur drejt meje tre apo katër punonjës të gardës, duke më thënë që duhet të shoqërohesha jashtë sallës që të mos prishja zhvillimin e aktivitetit.

Policia: Na tregoni cilat janë veprimet tuaja konkrete që keni bërë gjatë kohës  kur punonjësit e Gardës janë detyruar t’ju shoqërojnë jashtë sallës?

Studenti: Unë vetëm kam folur për padrejtësitë që po na bëhen ne si studentë, pa fyer askënd dhe pa ofenduar njeri, gjithashtu i jam bindur urdhrit të punonjësve të Gardës për të dalë jashtë sallës.

Dy të rinjtë siç rezulton reaguan më 20 shkurt, duke folur me zë të lartë para kryeministrit e duke thënë se “diplomat janë për arratisje”, ndërsa kryeministri nga ana e tij thumboi para studentëve të mjekësisë, duke komentuar: shoqërojeni të marrë shërbim të shpejtë mjekësor.

Marrë nga gazeta SI

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano kita rama perplaset me mjeket emiljano kita rama perplaset me mjeket

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën