LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja Tropoja/ Zylfie Haklaj flet me emra konkret: Ja kush tentoi të fusë në kurth vëllezërit e mi, duke vrarë një polic

4 Shkurt 2020, 21:12 Nga DOSJA
Dosja Tropoja/ Zylfie Haklaj flet me emra konkret: Ja kush tentoi të

Forcat speciale do të zhvillonin një sërë aksionesh për kapjen e vëllezërve Hamdi dhe Shkëlqim Haklaj por pa rezultat. Në 5 Tetor të vitit 1995, kulla e Haklajve do të rrethohej në një aksion masiv të forcave speciale. I gjithë fshati Kërrnajë ishte vendosur në shtetrrethim nga policia. Operacioni mbështetej edhe me helikopterë nga ajri.

“Troket policia në derë, baba hap derën, policia vazhdon kontrollin në banesë dhe pas disa minutash dëgjohen të shtëna të shumta në lagje, dhe baba i thotë komandantit që drejtonte kontrollin, ka ndonjë problem, ai menjëherë del në oborr, thërret mos qëlloni, pas erdhi u tha s’ka asnjë problem e tha që s’kemi gjetur gjë të paligjshme pas kontrollit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Të shtënat që kishin nisur papritur në fshatin e rrethuar i kishin marë jetën policit Mehdi Vatoci nga Tropoja. Pas disa orësh, policia rikthehet te kulla e Haklajve dhe shoqëron plakun Muharremin, dhe djemtë Halilin dhe Yllin. Atyre, do tu ngarkohej edhe vrasja e policit, me të cilin në fakt kishin lidhje të afërta shoqërore dhe miqësore. Për herë të parë, Zylfie Haklaj, përmend zyrtarë të lartë, të cilët sipas saj janë implikuar në skenarin e akuzës së padrejtë ndaj Hakljave, për vrasjen e policit.

“Sabri Jaça që ishte zv. Ministër i Brendshëm i thotë babës: e vratë policin dhe baba i thotë nuk dimë që është vrarë një polic, baba i thotë që nëse është e vërtetë ose ne ose ky, për Lulzim Sallakun e kemi vrarë. Lulzim Sallaku në atë kohë ishte shef i komisariatit Bajram Currit. Jaça i thotë: çfarë i thua plakut, ai thotë që ma hodhën këta maskarenjtë këtij”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve

Vrasja e Vatocit nuk është zbardhur sot e kësaj dite. Haklajt u vunë nën akuzë nga policia, por asnjë provë nuk kishte kundër tyre. Për më tepër, në momentet e vrasjes, burrat e familjes ndodheshin në banesë, ku kishte edhe efektivë policie që po kontrollonin. Ndërsa Hamdiu dhe Shkëlqimi ishin në arrati.

“Polici dhe familja e policit ka pas marrëdhënie me familjen tonë e polici ka pasur miqësi me Halilin, me vëllain, mendojmë që ata për të mbuluar informacion, për të inkriminuar ne si familje e se përjashtojmë mundësinë që është vrarë edhe pa dashje”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Zylfija, zbardh edhe një bisedë të vëllait, Halilit me Arjan Muçën, në atë kohë Shef Krimesh në Tropojë.

“Kur ka ardhur Arjan Muça që kontrollonte i tha Halilit, Halil tha, pse dilni hapur ju kundër PD-së? Ku e dini ju tha me kë jam unë, psh, ai tani është në punë me PS, dhe i thotë pse del i hapur, dmth, tregoi se po sulmojnë se jeni kundër shtetit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Interesant është fakti se shumë vite më vonë, pikërisht Arjan Muça është akuzuar në sallën e gjyqit nga Dritan Dajti për vrasjen e policit Vatoci.

Muça ishte thirrur si dëshmitar në procesin për vrasjen e 4 policëve nga Dajti në vitin 2008. Pikërisht Muça ishte drejtues i aksionit për arrestimin e Dajtit.

Por le të kthehemi tek ngjarja.

Familja e Vatocit nuk dyshoi kurrë te Haklajt. Miqësia mes dy familjeve nuk u vu në dyshim, madje, ishte po njësoj e fortë si më parë. Dy ditë pas ngjarjes, Haklajt lirohen nga policia. Muharremi me Halilin dhe Yllin nisen drejt e në banesën e të ndjerit Medi Vatoci.

“Familjarët e Mediut kurrë s’kanë dyshuar, kanë prit babën e vëllezërit, kanë qëndruar aty e kurrë s’kanë shprehur dyshim. Halili e kishte mik, sikur vëlla, atë dhe vëllain e tij tjetër, astritin i ka thënë Halil na e vranë vëllain, Halili qante si fëmijë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Pas ngjarjes ku u vra polici Vatoci, gjatë javëve në vijim policia zhvilloi disa kontrolle të befta në kullën e Haklajve ku u vendosën edhe përgjues. Sot, vajza e familjes, Zylfija, zbulon një episod për të cilin nuk është folur kurrë më parë.

“Ata pajisën një polici quajtur Përparim Sulaj, që të kontaktonte me vëllain, Yllin, Ylli të dërgonte te Shkëmbi i Rajës Hamdiun, Fatmirin e Shkëlqimin për të grabitur paret e komunës Lekbibaj, e Ylli e kuptoi kurthin e I thotë po shkoj me vëllain tënd. Ai i thotë jo se vëllai im është i ri. Në këtë moment Ylli dëgjon përgjuesin, e bllokon policin, i merr pistoletën, përgjuesin. Të nesërmen shkoi në komisariatin në Bajram Curr, dorëzoi pistoletën”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Përgjuesi për të cilin flet Zylfija nuk dihet se ku ka përfunduar. Ajo që dihet është se e ka mbajtur vetë Ylli derisa ishte gjallë. Nga ana proceduriale, nuk ka pasur kurrë një hetim mbi këtë pretendim të Haklajve.

“Ylli nuk pranonte të dorëzonte përgjuesin, thoshte do ta kem si provë, se deri ku arrin Sali Berisha kundër familjes tonë për të vrarë e poshtëruar. Kjo ishte tentative e parë për të vrarë vëllezërit e për ti hedhur në kurth”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tropoja zylfie haklaj dosja tropoja zylfie haklaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Shkurt 2020, 20:29

KORÇË- Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korç...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet