Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sot Festivali i 70-të i Sanremos/ Festa zgjat gjithë javën, lista e të ftuarve dhe rregullat për zgjedhjen e fituesit,
4 Shkurt 2020, 19:56Nga DOSJA
ITALI– Sonte fillon Festivali i 70-të i Sanremos, koncerti më i rëndësishëm muzikor në Itali. Festivali do të zgjasë për tërë javën, dhe fituesi do të zgjidhet në finalen e të shtunës dhe të gjitha mbrëmjet do të transmetohen drejtpërdrejt në Rai.
Dirigjenti dhe drejtori artistik – domethënë personi që ka fjalën e fundit për zgjedhjen e këngëve në konkurs – do të jetë Amadeus, pseudonimi i Amedeo Sebastiani. Është hera e parë që Amadeus drejton Festivalin dhe orkestrën.
Këngëtarët në konkurs do të ndahen midis dy kategorive: 24 “Big” dhe 8 “Neë”. Në një intervistë për La Repubblica , Amadeus tha se ai kishte zgjedhur konkurrentët duke u kujdesur vetëm që këngët të ishin pjesë radiove dhe të bëhen sa më shumë hit.:”
Në kategorinë “Big” bëjnë pjesë:
Marco Masini, Alberto Urso, Elettra Lamborghini, Achille Lauro, Anastasio, Bugo dhe Morgan, Diodato, Elodie, Enrico Nigiotti, Francesco Gabbani, Giordana Angi, Irene Grandi, Le Vibrazioni, Levante, Junior Cally, Michele Zarrillo Piero Pelù, Penguins Tactical Nuclear, Rancore, Raphael Gualazzi, Riki, Rita Pavone, Tosca.
Në kategorinë “New” bëjnë pjesë:
Eugenio në Via Di Gioia, Fadi, Fasma, Gabriella Martinelli dhe Lula, Leo Gassmann, Marco Sentieri, Matteo Faustini, Tecla Insolia.
Ditën e sotme do të dëgjohen të gjitha këngët. Të premten 24 këngët që garojnë në kategorinë “Big” do të interpretohen përsëri, dhe do të zgjidhet fituesi i “Neë artist”. Të Shtunën , në mbrëmjen e fundit, do të dëgjojmë përsëri 24 këngët në garë deri sa të zgjidhet edhe fituesi.
Të ftuarit
Fiorello dhe Tiziano Ferro do të performojnë në çdo mbrëmje. Sot në skenë do të jetë Al Bano dhe Romina Poëer. Prezantuesja për sot do të jetë Diletta Leotta dhe gazetarja Rula Jebreal, të cilat do të mbajnë një monolog mbi dhunën me bazë gjinore. Në mbrëmjen e tretë do të jetë radha e Georgina Rodriguez, e njohur si e dashura e Cristiano Ronaldos, dhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu. Mbrëmjen e fundit do ta prezantojë Novello dhe Leotta, madje do të jetë edhe prezantuesja historike Mara Venier.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Rregullat në garën e drejtimit të universiteteve janë ashpërsuar. Të gjithë aspirantët e rinj, apo titullarët që duan të rikandidojnë duhet të plot...
Dy ditë pasi u dekretua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i shkroi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se hiqte...
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një sobë druri ka shpërth...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka goditur sot emra të shumëpërfolur të botës së krimit dhe aktivitetit kriminal në Shqipëri. Lulzim Berisha dhe Ardian &...
TIRANË- Oriada Islami, balerina e parë shqiptare që ka shkelur në skenën e Brodway në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”. Gjatë intervistës...
TIRANË- Zbulohen të emrat e disa prej personave, pasuritë e të cilëve efektivët e Operacionit Forca e Ligjit kanë sekuestruar ditën e sotme në Shkodër. Mës...
ITALI-Policia Italiane ka vënë në pranga 6 persona në zonën Massa Carraras, të cilëve u është gjetur 4 kilogramë kokainë dhe heroinë të një cilësie shumë të pas...