LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet SKANDALI/ KLGJ kishte dijeni për lirimin e Indrit Dokles dhe s’veproi, 2 shkresat që ‘njoftuan’ ç’po gatuhej

15 Janar 2020, 11:33 Nga DOSJA
Zbardhet SKANDALI/ KLGJ kishte dijeni për lirimin e Indrit Dokles dhe

TIRANE– Këshilli i Lartë Gjyqësor është vënë në dijeni që në muajin nëntor të vitit të kaluar se në Gjykatën e Krujës po gatuhej vendimi për lirimin e Indrit Dokles. Gazeta “Si” mëson ekskluzivisht se përmes dy shkresave të dorëzuara në KLGj, një në muajin nëntor dhe një tjetër në muajin dhjetor, i kërkohet këtij institucioni, si organi më i lartë që mbikëqyr vendimet e gjyqtarëve, që të ndërhyjë për të vëzhguar procesin në Gjykatën e Rrethit të Krujës, pasi kishte informacione se po bëheshin përgatitje për të liruar Indrit Doklen.

Nuk dihet nëse dy shkresat janë marrë në shqyrtim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, një organ i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, por nisur nga vendimi i Gjykatës së Krujës, duket se të dyja shkresat janë harruar nëpër sirtare.

Burime të sigurta të gazetës “Si” bëjnë me dije se shkresat janë dorëzuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që asnjëri nga dy institucionet nuk komentoi për këtë informacion. Gjatë kësaj kohe, sipas të dhënave përplasja mes Prokurorisë dhe gjykatës ka qenë mjaft e dukshme dhe për këtë shkak prokuroria ka kërkuar dorëheqje.n e gjyqtares Enkelejda Hoxha, por kërkesa për dorëheqjen nga gjykimi nuk është pranuar

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krujës ka reaguar përmes një deklarate, ku thotë se përgjatë të gjithë procesit gjyqësor ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së të pandehurit për t’u liruar me kusht. Prokuroria thotë se për këtë vendim, jo vetëm nuk plotësoheshin kushtet ligjore të përcaktuara në Kodin Penal, nuk ekzistojnë as provat e arsyet e veçanta që kërkojnë ligjet.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Enkeljda Hoxha me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit. Prokuroria deklaron se kjo kërkesë e saj nuk është pranuar nga gjykata dhe paralajmëron se apelimin e vendimit.

“Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do t’i parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor”, mbyllet deklarata e Prokurorisë.

Indrit Dokle u lirua për sjellje të mirë

Gazeta “Si” mëson ekskluzivisht se ketë të martë, Indrit Dokle, i dënuari me burg përjetë si një prej anëtarëve më të rrezikshëm fillimisht të bandës së Lulzim Berishës dhe më pas drejtues i bandës rivale me të në Durrës, është lënë i lirë.

Vendimi është marrë nga ana e Gjykatës së Krujës. Arsyetimin e dhënë nga gjykata për këtë vendim gazeta “Si” do të sjellë në më të detajuar në vazhdim.

Por, mësohet se Gjykata e Krujës fillimisht i ka konvertuar burgun përjetë në burg me 25 vite burg për sjellje të mirë dhe më pas ka urdhëruar lirimin e tij, me arsyetimin se ka kryer tre të katërtën e dënimit, po me arsyetimin për sjellje të mirë.

Ajo që është e sigurtë, vendimi nuk shpërfill vetëm dënimin me burg përjetë për të, por edhe një dënim që i Indrit Dokle e ka marrë në vitin 2013 me 16 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale nga qelia ku vuante burgun përjetë.

Indrit Dokle kishte krijuar emrin si një prej anëtarëve më të dhunshëm dhe më të rrezikshëm të Bandës së Durrësit. Të gjitha krimet e tij u zbuluan gjatë procesit gjyqësor nga Adriatik Coli, i penduari i kësaj bande dhe një person i paguar për të vrarë armiqtë e bandës famëkeqe të Durrësit.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Vulën e anëtarëve të saj dyshohet se mbajnë një sërë vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrushbull të Durrësit.

Në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht, në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit.

Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashi, më 13 tetor 2005, në Tiranë.

Më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’, shtetasin Ilir Koldashi. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli. Marrë nga Gazeta SI

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e durrësit keshilli i larte gjyqesor lirohet endrit dokle lul berisha banda e durrësit keshilli i larte gjyqesor lirohet endrit dokle lul berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë