LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush është Endrit Dokle? Doli nga burgu se u soll mirë. Martinaj la çek tek Dumani për kokën e tij

Endrit Dokle ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”.

8 Tetor 2022, 23:51 Nga k.m.
Kush është Endrit Dokle? Doli nga burgu se u soll mirë. Martinaj
Endrit Dokle dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Data shënonte 14 janar 2020, kur Endrit Dokle doli nga qelia ku duhet të qëndronte përjetë...sepse ishte sjellë mirë. Aq mirë saqë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha i fali 5 vite burg. Në muajin tetor të vitit 2019, avokatët të mbrojtës të Dokles kishin depozituar një kërkesë për lirim me kusht  me pretendimin që klienti i tyre pjesën më të madhe të dënimit e kishye shlyer në qeli. Gjithashtu avokatët kanë rreshtuar edhe disa ligje së miratuara së fundmi dhe amnisti në favor të lirimit të klientit të tyre.

Mësohet se gjatë seancës, avokatët e Dokles kanë kërkuar lirimin e klientit të tyre me pretentimin se gjatë 15 viteve burg ai ka pasur një sjellje të mirë, por tani nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu edhe u nxorr nga burgu nga gjyqtarja që do të futej vetë brenda qelisë pak kohë më pas, pasi akuzohej për korrupsion. rkesa e avokatëve është kundërshtuar nga Prokurorët, duke pretenduar se ka një vendim të formës së prerë siç është vendimi i 2014 që dënonte Doklen me burgim të përjetshëm. Ata kanë kërkuar që Endrit Dokle të qëndrojë në burg për të vuajtur dënimin e plotë brenda katër mureve të qelisë.

Po kush është Endrit Dokle?

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.  E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Por jo gjithmonë mes tij dhe Lul Berishës ka pasur paqe...

Por si u bë Indrit Dokle armiku i Lul Berishës? Adriatik Coli, rrëfeu para gjykatës në vitin 2009, se për vrasjen e Lul Berishës, ata donin të pajtonin Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin, por të dy, kërkuan 200 mijë euro. Krisja e parë e bandës ndodh kur Lul Berisha i kthen shpinën Klodian Saliut në vrasjen Marsel Sotirës, i cili u nxorr në pritë nga “Miss Skrapari”.  Por anëtarët e bandës, Indrit Taullai dhe Klodian Saliu, zbuluan se Lul Berisha iu kishte zbuluar krahët. Adriatik Coli rrëfen: “Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.

Kështu, në vitin 2003, banda u nda në dy celula të ndara nga njëra-tjetra të cilat filluan të funksionojnë të ndara, për hesap të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. Saliu dhe Lul Berisha porositën 15 kilogramë, për të cilën kishin bashkuar paratë për ta blerë tek dy turq. Nga porosia që erdhi, u pa se vetëm 3.5 kilogram heroinë ishte e pastër, ndërsa pjesa tjetër ishte zhavorr. Atë që erdhi e mori Klodi, ndërsa lekët e Lul Berishës shkuan kot, duke sjellë edhe prishjen mes tyre. Përplasjet në dukje të vogla kulmuan kur pas lirimit nga burgu të Klodian Saliut, ai kishte krijuar grupin e tij të ndarë nga Lul Berisha. Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, pjesë e grupit të Klodian Saliut. Edhe pse dikur e kishte kapo, Dokle nuk e honepste dot Lul Berishën. Ndërsa Berisha i cilësonte Indrit Doklen dhe shokët e tij “kalamaj”. Kjo solli acarimin e Klodian Saliut, ndërkohë që grupi ishte ndarë tashmë, dhe siç thoshte Shkëlqim Saliu “ata çuna nuk ishin kalamaj, por burra që i kishin lyer duart me gjak”.

“Pas vrasjes së Klodit, unë me Indritin u angazhuam për të marrë hak. Luli, 4 – 5 ditë para vrasjes së Klodit kishte shkuar në Turqi dhe erdhi të nesërmen e varrimit të Klodit.  Indriti, nëpërmjet shoqërisë së vet thirri për të kryer vrasjen e Lul Berishën, dy persona nga Burreli njëri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Këto të dy kanë ardhur 2 – 3 ditë para të 40-tave të Klod Saliut dhe i solli Indriti tek shtëpia që i zumë me qira. Kur erdhëm tek shtëpia me qira shkuam unë me Indritin dhe këta të dy. Indriti u tregoi të gjitha fotografitë e Lulit që kishim dalë në kohën kur ishim bashkë. Atë natë bëmë plane se si do të qëllojmë Lulin. Armët i morëm te shtëpia e Klodit dhe u dhamë dy automatikë Skorpions me numra të fshirë, një pistoletë dhe një pistoletë të vogël, të gjitha me silenciator. Ne bëmë plane që të vrisnim Lulin, tek lokali i tij “Ç’era una Volta”.”-rrëfente Adriatik Coli.

Edhe pse tentoi shumë herë ta vriste, Dokle nuk ia doli dot kurrë të merrte hak për Saliun.

POST-LIRIA

Megjithatë me lirimin nga burgu duket se Dokle ishte shumë larg jetës së dikurshme. Deri në vrasjan e krushkut të tij, Xhelal Reçit. Ish-polici u qëllua në derën e biznesit të tij në Laç nga dy persona. Asnjë nuk dihet kush është, por lart e poshtë u përfol për emrin e tashmë të ndjerit Brilant Martinajn. Megjithatë duket se kishte nisur një përplasje e re. Sipas SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesëve se Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë.

"Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët, doja konflikt me Ervis Martinajn," - mësohet se është shprehur Dumani në rrëfimin e tij. Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumës prej 500 000 eurosh në total.

Po ashtu, në rrëfimin e tij, Dumani pretendon se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse personi tjetër që ndodhej në mjet me të ishte Alket Xhixha. Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim ndaj tyre. 

Por tani, pas masakrës së Fushë Krujës, ku u vranë e u dogjën të gjallë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, u zhduk edhe Ervis Martinaj. Kur familja Martinaj drejtoi gishtin nga Dokle, ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”.

Por megjithatë Policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj, për të cilin po hetohet edhe mundësia e vrasjes.

Dyshimet shtohen kur, sonte në makinë me Doklen ishin edhe Gentjan Reçit, nipi i ish-policit të vrarë dhe Fatjon Murati. Të dy persona të shpallur në kërkim sepse duheshin marrë në pyetje me urdhër të ish-kryepolicit Gledis Nano për masakrën e Fushë Krujës. Diçka ka ndodhur dhe disa fije janë lidhur bashkë, për më tepër kur Murati rezulton se është i përfshirë edhe në armët e gjetura të fshehura në dy shtëpi në Tiranë. Ishin një arsenal i tërë, por se ku janë ose do të përdoreshin, kjo ende nuk është zbuluar.

endrit dokle shoqerohet endrit dokle ervis martinaj nuredin dumani

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Tetor 2022, 20:53 k.m.

FNSH aksion ‘blic’ në Vlorë

Pamje nga aksioni në Vlorë VLORË- Dje ishin në Elbasan, sot Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vl...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit