14 Gusht 2025, 17:12
Nga N.F
Foto
LEZHË- Drejtori i ASHK-së Lezhë, Altin Gjergji ka nisur prej ditësh pushimet e tij ndërsa rezulton se ai është ende në punë dhe firmos çdo ditë vendimet në mënyrë elektronike. Në një denoncim të ardhur në redaksinë e Dosja.al bëhet me dije se Gjergji edhe pse ka shkuar me pushime nuk e ka deleguar firmën e tij tek një person tjetër zëvëndësues ashtu siç e kërkon ligji.
Sipas denoncimit Gjergji prej ditësh ndodhet me pushime ndërsa ende firmos çdo aplikim që ndodh në Qarkun Lezhë për Mirditën, Laçin dhe Lezhën. Më tej bëhet me dije se Gjergji në rastet e mëparshme ka deleguar firmën por kësaj here duke qenë se është dhënë urdhër që drejtorët të mos bëjne pushime është larguar duke shijuar verën pa lënë gjurmë dhe duke kryer detyrën pa lënë pas dyshime se ai nuk është në punë. Në denoncim theksohet se Gjergji largohet për pushime por punonjësve të tjerë nuk ua miraton lejet e tyre.
"Altin Gjergji, drejtori i ASHK Lezhë, ka ikur me pushime (nuk dihet brenda apo jashtë vendit), por sipas ligjit kur një drejtues mungon për shkak pushimesh ose raporti mjekësor, duhet të delegojë firmën tek një zëvendës. Në këtë rast, nuk është bërë delegimi. Megjithatë, gjatë mungesës, ai vazhdon të firmosë vendime. Pyetja është: Si mund të firmosësh kur je zyrtarisht me pushime?!" shkruhet në denoncimin e ardhur në redaksinë e Dosja.al.
Sipas denoncimit Gjergji mbahet në punë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja teksa theksohet se ai shpesh e përmend se është fotografuar me të dhe kryeministrin Edi Rama. Mos është kjo një mënyrë për të treguar para punonjësve se ai ka lidhje të forta dhe se mund të largohet sa herë ka dëshirë duke shkelur edhe urdhërat dhe ligjet?
altin gjergji
Aktualitet
14 Gusht 2025, 17:04
N.F
Berat
BERAT- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim pasditen e sotme ku ka bërë me dije se pas disa orësh ësht&eum...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 16:52
N.F
Aksidenti
BERAT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Lushnje- Berat. Mësohet se aksidenti ka ...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 16:27
N.F
Foto
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një burrë 39-vjeçar shqiptar. I arrestuari mësohet se i...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 16:08
N.F
Vendi ku u vra Visha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të liruar Eduart Lamin, i cili u prangos pas vrasjes s...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 15:58
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë së fundmi me një njoftim në lidhje me rinovimin e vizave. Pë...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 15:35
N.F
Selenice
SELENICË- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Sevaster- Vajzë. M...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 15:24
N.F
Mjeti i gjetur
GREQI- Autoritetet greke kanë nisur hetimet në lidhje me një mjet shpërthyes të improvizuar i cili dyshohet se do t...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 14:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që vendi ynë &eu...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 13:23
E. D
pamje nga arrestimi
BERAT- Dy kushërinj janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Beratiti, pasi kishin kultivuar kanab...
Aktualitet
14 Gusht 2025, 13:14
E. D
foto ilustruese
SERBI- Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur të enjten se i ka ndaluar dy pers...