LIVE UPDATES
Politike

Ushtria e Rilindjes në pranga, kush janë të njollosurit e pushtetit, përgjegjësi personale apo...?

Dosja.al ka përmbledhur një pjesë të të gjithë të arrestuave që tashmë duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre të gabuara, në kundërshtim me ligjin.

7 Qershor 2023, 18:40 Nga Dosja.al
Ushtria e Rilindjes në pranga, kush janë të njollosurit e
Edi Rama

TIRANË- “Ku janë peshqit e mëdhenj?,”-këto kërkonte ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ndërkohë që pasardhësja e tij, Yuri Kim do të largohet "me kokën pas" për reformën në drejtësi. Ndër vite, që nga krijimi i të ashtuquajturës së "DREJTëSIA e RE", por edhe nga e 'vjetra' nuk kanë qenë më pak. Kryebashkiakë, deputetë, por edhe ministra të qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë përfunduar në pranga, të vetëm para drejtësisë, as me mbështetjen e liderit të tyre. Dosja.al ka përmbledhur një pjesë të të gjithë të arrestuave që tashmë duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre të gabuara, në kundërshtim me ligjin.

Shukri Xhelili

Ish-kryebashkiaku i Dibrës u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit,  për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua në  Maj 2016 pas trasmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale. Xhelili, i zgjedhur kryebashkiak në Dibër në vitin 2015 si kandidat i Partisë Socialiste u shkarkua menjëherë nga kryeministri Edi Rama  dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e tij duke lënë në fuqi shkarkimin.

Fatos Tushe

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe përfundoi  i akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një tender të bashkisë së drejtuar prej tij. Prokuroria e Posaçme, SPAK urdhëroi gjithashtu arrestimin e 4 vartësve të Tushës dhe dy biznesmenëve, ndërkohë që katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes u lanë në masën e “arrestit në shtëpi” nga gjykata.

Lefter Koka

Ish-ministri akuzohet për "shpërdorim detyre", "pastrim parash" dhe "korrupsion". Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit. Deri më tani, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish për të incenratorin e Elbasanit, përfshirë 14 apartamente, 3 njësi tregtare dhe 8 shoqëri tregtare.

Alqi Bllako

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Saimir Tahiri

Saimir Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. I dënuar për shpërdorim detyre për shkak të përfitimeve nga një grup narkotrafikantësh, Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit prej rreth 21 muajsh burg në shtëpi, pasi qëndroi në qeli rreth 1 vit e 4 muaj.

Joana Duro

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi. Akuza ndaj Duros është ngritur nga SPAK, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet me vlerë 330 mijë lekë, me qëllim, fitimin e një tenderi me vlerë 672 mijë lekë.

Lefter Alla 

Tenderi i kanalizimeve të lagjes së vjetër të Bulqizës u falsifikua ndërsa punimet u kryen nga një palë e tretë e lidhur me kryebashkiakun Lefter Alla, i cili u arrestua bashkë me shtatë zyrtarë të tjerë. Në pranga ranë edhe drejtuesit e kompanive. Të përfshirët dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e një tenderi me vlerë 322 milionë lekë (afro 2.8 milionë euro) që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen e vjetër të qytetit minerar.

Erisa Fero

Tre persona përfshi një zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit u arrestuan pasi u gjetën me 58 kilogramë kanabis në makinë. 

Arlind Gjokutaj

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Së bashku me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe  përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se lejuan t'i vidhnin shtetit 1.2 mln €.

Agim Kajmaku

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai e humbi mandatin më 1 nëntor 2019, për shkak se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin dhe hetimin e tij në Greqi nën emrin Jorgo Toto për veprën penale të përdorimit të parave false. Më pas, Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Report Tv solli një ditë më parë rrugëtimin e Kajmakut në Itali. Ai u nis në Itali 5 ditë para se të arrestohej. Ai ra në prangat e policisë mesditën e 25 majit 2022, ndërkohë që një ditë më pas në Portin e Durrësit, u ndalua kamioni i  drejtuar nga nipi ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku.

Vangjush Dako

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua për dy çështje të ndara. Rasti i parë ka të bëjë me një leje ndërtimi dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Tjetri ka lidhje për fryrjen e kostove të një tenderi.

Rovena Voda

Ish-ministrja e Brendshme, Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja vuajti vetëm 10 muaj në qeli. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg. Sipas SPAK, Voda ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit për të favorizuar e punësuar në shtet Florida Beun, ndaj dhe Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Viktor Çervanaku

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia pasi në banesën e tij u zbulua një laborator kokaine, pasi në banesën e tij i janë gjetur plot 430 kg. Porositësi i kësaj sasie është Zenel Çervanaku, i cili mendohet se është vëllai nga babai. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i tij.

Laert Pasha

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënuar me nga dy vite burg ish kreun e Kadastrës në Sarandë, Laert Pashën dhe ish vartësin e tij, Saimir Brahon të përfshirë në një rast korrupsioni ku u zbulua se merrnin nga 3 mijë euro për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Me 1.5 vite burg është dënuar sekseri Hamza Tola dhe 1 vit shërbim prove është caktuar për sekserin tjetër, Jorgo Kreku.

Milena Deraj

Punonjësja e Kuvend, bashkëshorti i të cilës është punonjës i Ministrisë së Brendshme, 30-vjeçarja Milena Deraj, ish-ekonomiste në Bankën e Shqipërisë dhe anëtare e forumeve politike, u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarë në të paktën 2 raste, duke përfituar 570 mijë euro në total. 340 mijë euro, Milena Deraj ia ka marrë familjes Verracaku me premtimin se do i ndihmonte në gjyqin e hapur për masakrën e Velipojës, madje në dosje dyshohet se është përfshirë edhe ish-deputeti Tom Doshi.

Alda Klosi

Ish-drejtoresha në ministritë e Financave dhe Rindërtimit Alda Klosi (që pastruesja hajdute i vodhi 120 mijë euro) u pasurua pasi u emëruar në funksionet e larta publike. Tani është në burg, në pritje të dënimit të saj. 

Të gjithë të Partisë Socialiste, deri më tani asnjë nga e djathta. Të gjithë janë vetëm para drejtësisë. Kryeministri Edi Rama "themeloi" të ashtuquajturën 'përgjegjësi personale'.

"Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin,"-këto fjalë i ka thënë kryeministri Edi Rama çdo herë që një nga tijët përfundoi pas hekurave. Por edhe është ankuar.

“SPAK siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Nuk duam një drejtësi të pjesshme dhe të njëanshme,”-kërkonte Rama publikisht nga SPAK, duke lëshuar sinjale, por edhe pse u kritikua, lajmi është ndër rreshta. Deri në 2030, Rama është në pushtet, e duket se mezi po pret kapjet nga opozita. Disa çështje aktualisht janë në SPAK; Fatmir Mejdiu (Dosja Gërdeci), Sali Berisha dhe Ilir Meta (Dosja CEZ-Dias/Kompleksi Partizani/Vrasja e Haklajve/21 janari), e tunden vazhdimisht mbi opozitën. Por hetimet shtyhen e shtyhen, ndërsa radhët e të arrestuarve socialistë shtohen. Të gjitha këto janë shenja, njëjtë si vetëtimat dhe retë, para se të nisë stuhia, që duket se është planifikuar me përpikmëri nga i pari i qeverisë. 2030 është ende larg, e drejtësia ende punon, por a do ta kthejë direkun?

edi rama

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër