“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
SHBA-Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën se po shqyrtonte mundësinë për të hetuar katër shtete lidhur me rregullat që kërkojnë nga shtëpitë e pleqve që të pranojnë pacientë me koronavirus, duke thënë se rregulloret mund të kenë çuar në vdekjen e mijëra pacientëve të moshuar.
Të katër shtetet në fjalë Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensilvania dhe Miçigani – drejtohen nga guvernatorë demokratë. Ligjvënësit republikanë dhe kritikë të tjerë, prej kohësh kanë pohuar se rregullat e vëna kanë shkaktuar një numër të lartë vdekjesh në mënyrë disproporcionale në institucionet e kujdesit afatgjatë në këto shtete.
Në letra të veçanta për guvernatorët e të katër shteteve, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Eric Deriband ka kërkuar të dhëna të shumta, që nga numri i njerëzve që u pranuan në shtëpitë e të moshuarve, pasi ishin prekur me koronavirus, e deri tek numri i viktimave në këto institucione.
Më shumë se 40% e afro 180 mijë vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me azilet e pleqve, sipas një analize nga gazeta New York Times.
Në Nju Jork, guvernatori Andrew Cuomo u përball me kritika lidhur me një urdhër të lëshuar në muajin mars që kërkonte që shtëpitë e të moshuarve të pranonin pacientë të infektuar me koronavirus.
“Asnjë banori nuk duhet t’i refuzohet ripranimi apo pranimi (në azilin e pleqve) vetëm bazuar në diagnoza të dyshuara apo konfirmuara me COVID-19”, thuhet në urdhrin e dhënë nga zoti Cuomo më 25 mars.
Nën presion, ai ndryshoi urdhërin në muajin maj, duke thënë se vetëm pacientët që kishin rezultuar negativë mund të dërgoheshin në shtëpitë e pleqve.
Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë tha se po shqyrton nëse do të hapë hetime sipas një ligji federal që mbikëqyr të drejtat civile të banorëve në azilet e pleqve.
“Divizioni i të Drejtave Civile kërkon të përcaktojë nëse urdhërat e shteteve që kërkonin pranimin e pacientëve me COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve janë përgjegjës për vdekjet e banorëve në azilet e pleqve”, tha Departamenti i Drejtësi në një dekleratë.
Zëri i Amerikës po kërkon reagime nga zëdhënësit e guvernatorëve të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvania dhe Miçigan.
Marrë nga: .zeriamerikes.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORE E JUGUT- Në 24 orët e fundit është regjistruar një shifër rekord rastesh në Korenë e Jugut .Sipas të dhënave të publikuara nga mediat e huaja së fundmi në ...
AUSTRALI- Ellen DeGeneres një nga moderatoret më të njohura të ekranit prej disa javësh po përballet me një sër akzuash se ka abuzuar me punonjësit.Sipas mediav...
Greqia dhe Qiproja filluan të mërkurën (26.08) së bashku me Francën dhe Italinë një manovër të gjerë ushtarake në ajër dhe në det. Kurse Turqia kreu po ashtu n...
SHBA-Këngëtarja me famë botërore Katy Perry dhe i fejuari i saj, aktori Orlando Bloom janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngët...
RUSI- Autoritetet ruse kanë publikuar pamjet e rralla të shpërthimit më të madh bërthamor, i shkaktuar nga bomba Car që u testua në Detin Barent në vitin 1961.P...
AFGANISTAN– Është rritur numri i viktimave në Afganistan si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë provincën Parvan.Mediat e huaja kanë raportuar se ...
SHBA– I dërguari Shtëpisë së bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj ish-asistentit të Barack Obamës, Ned Pr...
ZELANDË E RE- Një terrorist i ekstremit të djathtë që vrau 51 besimtarë myslimanë në një xhami në Zelandën e Re është dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas...
Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara në Detin Mesdhe. Ajo u takua në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Sto...