All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Drejtori i BERZH për Shqipërinë me skenar optimist: Parashikimi ynë është që do të ketë një rimëkëmbje të shpejtë

17 Qershor 2020, 07:00 Nga DOSJA
Drejtori i BERZH për Shqipërinë me skenar optimist: Parashikimi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Drejtori i BERZH për Shqipërinë, Matteo Colangelo, ka folur për pasojat në ekonominë shqiptare nga COVID-19, por dhe për skenarin e ringritjes. Në një intervistë në emisionin “Përballë” në RTSH, Colangelo u shpreh se parashikimi i tyre  është që do të ketë një rimëkëmbje të shpejtë në 2021, me një rritje prej 12 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Më tej në deklaratat e tij drejtori Berzh për Shqipërinë, tha se mendon se insitucione të ndryshme bëjnë parashikime apo skenarë të ndryshëm mbi krizën dhe zhvillimin e saj për 1.5 vitet e ardhshme, por sipas tij vendi do të ringrihet fort në 2021.

Insitucione të ndryshme ndërkombëtare BERZH, FMN, BB, kanë parashikime të ndryshme për rënien ekonomike për 2020 nga 5 deri në 9% . A është metodologjia e llogaritjes apo lidhet me kohën kur është bërë parashikimi fakti që kemi rezultate të ndryshme?

Parashikimet ekonomike janë veçanërisht të paqëndrueshme në situatën aktuale dhe varen kryesisht nga mënyra sesi do të vijojë pandemia COVID-19 dhe çfarë masash do të merren nga qeveria për frenimin e saj. Ndikimi në ekonomitë individuale varet nga shumë faktorë përfshirë rëndësinë relative të disa sektorëve në PBB, (Prodhimin e Brendëshëm Bruto) integrimin e tyre në zinxhirët globalë të furnizimit, pozitën gjeografike dhe partnerët kryesorë tregtarë si dhe kushte specifike që ekzistojnë që para filimit të krizës. Shqipëria rrezikon të preket pikërisht si pasojë e një kombinimi të pavolitshëm të disa prej këtyre faktorëve.

Si fillim, rëndësia e konsiderueshme e sektorit të turizmit në ekonominë e vendit. Duke pasur parasysh që kjo përqëndrohet në një sezon relativisht të shkurtër, mund të presim që kufizimet në udhëtim të përkthehen në një rënie të numrit të vizitorëve të huaj dhe të ardhurave nga turizmi në 2020. Së dyti, lidhjet e ngushta tregtare me Italinë, një nga vendet më të prekura të Europës, po vuajnë një shkëputje çka do të ndikonte në rënien e aktivitetit ekonomik në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, siç është industria fason. Së treti, konsumi në vend mund të ulet më shumë se në vendet e tjera si rezultat i disa karakteristikave specifike të ekonomisë shqiptare sic është punësimi informal, i cili është veçanërisht vulnerabël gjatë krizave dhe varësia nga remitancat, të cilat me gjasa do të bien. Së fundmi, ekonomia shqiptare shfaqi shenja të ngadalësimit ekonomik që në fund të nëntorit të vitit të shkuar si pasojë e termetit që goditi vendin.

Parashikimi ynë është që do të ketë një rimëkëmbje të shpejtë në 2021, me një rritje prej 12 % në PBB, në thelb më e lartë se humbjet e këtij viti. Por përtej rimëkëmbjes në terma të përgjithshme, mbetet për tu parë çfarë ndikimi do të ketë në segmente të ndryshme të shoqërisë. Kriza po prek veçpoanërisht sipërmarrësit e vegjël dhe ata që punojnë në ekonominë informale. Mendoj se është me rëndësi të krijohen kushtet për zhvillimin e një modeli më gjithëpërfshirës të zhvillimit ekonomik, ku sektorë të ndryshëm të industrisë, rajone apo grupe sociale të mund të kontribuojnë dhe përfitojnë nga rritja gjatë periudhës së rimëkëmbjes në 2021.

Por pyetja ime mbetet pse insitucione të ndryshme japin parashikime të ndryshme dhe ku bazohet parashikimi juaj per rimëkëmbjen me 12% ne 2021 dhe renie 9% këtë vit?

Unë mund të flas vetëm për parashikimin tonë jo për atë të institucioneve të tjera, por ne nisemi nga supozimi se ekonomia do të preket ndjeshëm nga kriza e COVID 19 këtë vit, por do të kthehet në normalitet vitin e ardhshëm pra me rifillimin e tregtisë dhe lëvizjes së njerëzve dhe me një rimëkëmbje të sektorëve të rëndësishëm scic ështe turizmi. Mendoj se insitucione të ndryshme bëjnë parashikime apo skenarë të ndryshëm mbi krizën dhe zhvillimin e saj për 1.5 vitet e ardhshme, i yni është që vendi do të preket ndjeshëm këtë vit por do të ringrihet fort në 2021.

Çfarë do të bëjë banka juaj ndryshe pasi Shqipëria dhe bota të përballen me COVID 19?

Ne kemi një iniciativë të madhe që po zhvillohet në të gjitha vendet ku ne operojmë. Ne jemi një bankë e fokusuar në sektorin privat dhe objektivi ynë kryesor është ruajtja e likuiditetit për kompanitë që po vuajnë nga kjo situate përmes ristrukturimit të kredive dhe rritjes së kreditimit në ekonomi në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes ndarjes së riskut me bankat vendase dhe ofrimin e garancive tregtare për tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve. Sigurisht do të ofrojmë suport edhe nëse ka nevojë për likuiditet në sektorin bankar. Në Shqipëri jemi shumë aktivë edhe në sektorin publik dhe ajo që po bëjmë është një ndërhyrje specifike ndaj krizës duke injektuar likuiditet apo kapital punues për ndërmarrjet shtetërore që ofrojnë shërbime të infrastrukturës jetësore për vendin si energjia apo uji. Ne mund të ofrojmë likuiditet për këto kompani nëse preken nga kriza. Në të njëjtën kohë ne po vijojmë me projektet e rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me disbursime për ato projekte që janë në implementim dhe po punojmë me autoritetet për investime të reja veçanërisht në ata sektorë që do i shërbejnë rimëkëmbjes ekonomike në 2021. Për shembull BERZH ka zhvilluar një program mbi 100 milionë euro në bashkëpunim me BE për turizimin i cili është i fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës së turizmit si dhe do të ofrojë mundësi për likuiditet dhe njohuri për sektorin privat për të rritur mundësitë në biznes pasi këto kompani të dalin nga periudha e emergjencës dhe të hyjnë në fazën e rimëkëmbjes.

Nëse flasim për trekendëshin Sektor publik-privat-sistem bankar dhe pasojat e krizës, kush mendoni se do i vuajë më shumë?

Fokusi në afat shkurtër duhet të jetë që sa më shumë biznese ti mbijetojnë krizës së likuiditetit, pra të shpëtohen sa më shumë biznese. Qeveritë ndërhyjnë sigurisht sipas mundësive që i lejojnë financat e tyre publike. Ne si insitucion financiar jemi të gatshëm të ndërhyjmë për të ndihmuar me likuditet sigurisht fokusi është tek sektori privat, por edhe për ndërmarrje shtetërore siç përmenda të cilat do të jenë të prekura nga kriza mund të mos sigurojnë dot shërbimet e infrastrukturës jetësore.

Parashikim për “vdekshëmrinë foshnjori” në sektorin e biznesit si pasojë e krizës së COVID-19?

Ne nuk e kemi një parashikim të tillë dhe mendoj se një parashikim i tillë veçanërisht në kontekstin e Shqipërisë ku një pjesë e mirë e ekonomisë është informale do të ishte hamendësim. Për më tepër gjithçka varet nga ecuria e pandemisë se kur do të dalim nga kjo fazë e emergjencës mjekësore dhe nëse do të kalojmë në një fazë më të qëndrueshme, kjo nuk dihet prandaj mendoj se kjo është më tepër një ëeshtje mjekësore sesa ekonomike

Presidenti i BERZH deklaroi se aktiviteti I bankës në dy vitet e ardhshme do t’i dedikohet tërësisht përgjigjes ndaj krizës. Si do ndryshojë ekonomia, apo a do të ndryshojë nëse më 2021 e lëmë COVID pas krahëve?

Për momentin po shohim vetëm dëmin që COVID 19 po sjell në ekonomi, por nëse shohim në të ardhmen mund të shohim edhe për mundësitë që mund të sjellë kjo krizë. Flas për sektorin e turizmit, i cili është një nga sektorët që po vuan më shumë për momentin sepse mbështetet kryesisht në paketa pushimesh për një sezon të shkurtër veror. Por mendoj se kjo krizë është edhe një mundësi për Shqipërinë që të rivlerësojë modelin e zhvillimit të turizmit duke e kthyer vëmendjen tek cilësia. Unë mendoj se bazat janë, bukuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore së bashku me mikëpritjen e njerëzve dhe eksperiencat unike që vendi mund të ofrojë janë të rëndësishme për të tërhequr një segment turistësh me të ardhura më të larta. Për këtë duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme në 3 drejtime sipas mendimit tim: (i) në investime në infrastrukturë dhe shërbime veçanërisht në transport në mënyrë që vizitorët të mund të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe me lehtësi në të gjithë vendin; (ii) në ofrimin e aktiviteteve dhe eksperiencave turistike, duke krijuar kështu punësim dhe duke rritur të ardhurat mesatare për turist; (iii) duke mbrojtur bukuritë natyrore dhe pasuritë e trashëgimisë kulturore vecanërisht nga mbindërtimi dhe menaxhimi efektiv i mbetjeve.

Në lidhje me mbrojtjen e natyrës a do e mbajë BERZH premtimin që duke nisur nga Janari 2020 nuk do të financojë më projekte hidroenergjitike (hidrocentrale) në zona me biodiverisitet të lartë?

Ne kemi qënë gjithnjë shumë të ngurtë me kriteret e financimit të projekteve për investime për energji të rinovueshme apo edhe për projekte të tjera. Sigurisht kjo aplikohet edhe për projekte hidroenergjitike apo ato të energjisë diellore nëse vendi vazhdon ta zhvillojë këtë sektor. Pra ne nuk kemi financuar dhe nuk do të financojmë projekte në zona natyrore të mbrojtura.

Si do ta këshillonit qeverinë për shembull në lidhje me ndërtimin e një hidrocentrali mbi lumin e Vjosës, i vetmi lum i virgjër i mbetur në Europë?

Ne nuk jemi kontaktuar për ndonjë projekt mbi lumin e Vjosës dhe mendoj se nëse kjo do ndodhte financimi i një projekti të tillë me shumë gjasa do ishte i pamundur për shkak të karakteristikave mjedisore të këtij projekti. Por nuk është vetëm për lumin e Vjosës. Mendoj se hidroenergjitika është një aset për Shqipërinë, por investimet në hidroenergjitikë duhet të konsiderohen mbi bazën e një analize kosto/përfitim (nësë ndërtoj një hidrocentral këtu a ndikon kjo në turizmin e zonës?). Dhe këtu po flas për projekte jashtë zonave të mbrojtura pasi brenda këtyre zonave mendoj se nuk ka vend për diskutim.

Folëm për shqetësimin mbi mungesën e likuiditetit dhe ndërhyrjen tuaj nësë nevojitet, por desha të flas për amnistinë fiskale. A ka banka juaj ndonjë këshillë apo rezervë mbi këtë nismë të shumëpërforlur?

Ne nuk jemi konsultuar dhe s’jemi përfshirë në këtë nismë edhe sepse politikat e taksave nuk janë në fakt një nga fushat kryesore ku përqëndrohet ekspertiza e BERZH më shumë të FMN apo BB. Komenti i vetëm që unë do bëja në lidhje me këtë është që në mënyrë që një nismë e tillë të sjellë ulje të informalitetit dhe rritje të të ardhurave nga taksat të cilat supozoj se janë objektivi i kësaj amnisitie mendoj se kjo e fundit duhet të jetë vetëm një element i paketës, pra pjesë e një strategjie gjithpërfshirëse për taksat përfshirë forcimin e masave ndaj evazionit fiskal dhe thjeshtimin e sistemit tatimor. Pra krahas amnistisë duhen edhe këto elementë që cdo përfitim që vjen tani të jetë i qëndrueshëm dhe jo një nismë e veçuar.

Ju ofroni asistence kompanive private por edhe atyre shtetetore. Cili është ndryshimi në mënyren e operimit të secilës?

Qasja është shumë e ndryshme, jo vetëm në Shqipëri. Për kompanite publike ne nuk ofrojmë vetëm financime apo zhvillim të infrastrukturës por edhe asistencë teknike duke përmirësuar menaxhimin, mirëqeverisjen, transperencën e autoritetit me të cilin ne bashkëpunojmë. Kjo bëhet duke mobilizuar fonde të donatorëve për këtë asistencë teknike dhe është edhe pjesë e rëndësishme e mandatit tonë sepse ne nuk ofrojmë vetëm financime në infrastrukture por edhe u ndihmojmë ndërmarrjeve shtetërore dhe menaxhimit të tyre duke e bërë me eficent , më transparent në vendimarrje, më të përgjegjshme si dhe duke përmirësuar praktikat e tyre të përditshme. Një shembull eshtë KESH me të cilët ne kemi nënshkruar një finnacim prej 200 milionë euro. Ajo çfarë bëmë me KESH është që punuam me ta për përmirësuar menaxhimin e riskut të hidrologjisë dhe ndryshimeve klimaterike. Për të ndërtuar procedura apo sisteme që kompania të jetë më e përgatitur ndaj një të ardhmeje të pasigurtë, në lidhje me grafikun e reshjeve cafre është shumë e rëndësishme për KESH. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Hekurudhën Shqiptare. Jemi ende në fillim, por së bashku me financimin ne po ofrojmë edhe asistencë teknike për ngritjen e kapaciteve për ta kthyer në një operator me performancë të lartë menaxhimi dhe operimi në sistemin hekurudhor.

Nëse shohim renditjen e doing Business, Shqipëria renditet në vendin 82 nga 190 vende. çfarë duhet bërë për përmirësimin e klimës së investimeve dhe përmirësimin në renditje?

Shqipëria është në një rrugë të sigurtë drejt integrimit në BE dhe vijimi me reformat e lidhura me integrimin në BE do të jenë parakushte për përmirësimin e klimës së biznesit. Në vecanti, mendoj se lufta ndaj korrupsionit, një administratë publike miqësore me biznesin dhe konsolidimi i sistemit gjyqësor duhet të jenë prioritete. Por gjithashtu besoj se edhe një strategji e fokusuar në tërheqjen e investimeve dhe promovimi i Shqipërisë tek prodhuesit kryesorë europianë do të ishin gjithashtu përpjekjet e duhura në këtë moment. Zinxhirët globalë të prodhimit po shkurtohen ndërsa kompanitë europiane po shqyrtojnë mundësitë e kthimit të prodhimit më pranë tyre. Kjo mund të sjellë mundësi për Shqipërinë që të bëhet pjesë e këtyre zinxhirëve ku nuk është bërë pjesë më parë. Por për këtë duhet zhvilluar një strategji e mirëkoordinuar për tërheqjen e investimeve dhe marketimi i mirë i vendit në një mënyrë shumë të fokusuar tek prodhuesit e mëdhenj në Europë si Italia, Franca, Gjermania. Dhe së fundmi, suksesi sjell sukses. Ne si BERZH jemi shumë krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë me përgatitjen dhe ekzekutimin e tenderit për projektin e parkut diellor të Karavastasë, i cili do të projekti i parë në vend për ndërtimin e një impianti të energjisë diellore në vend. Kjo tregoi se energjia diellore mund të zhvillohet në vend me cmime shumë konkuruese ( cmimi më i ulët për energjinë diellore në Ballkan) dhe se investitorë të huaj të rëndësishëm mund të vijnë në Shqipëri kur ndiqen praktika transparente dhe konkuruese për tenderimin. Kështu që rruga është e hapur për të bërë më shumë në këtë sektor në të ardhmen. Ne i kemi ofruar gjithashtu support qeverisë në zhvillimin e energjisë së erës me të njëjtën qasje konkuruese dhe transparente.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi berzh per shqiperine matteo colangelo ndikimi i covid-19 ne ekonomi berzh per shqiperine matteo colangelo ndikimi i covid-19 ne ekonomi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje