LIVE UPDATES
Politike

Drejtori për Kontrollin e Armëve Konvencionale në Ministrinë e Jashtme në Berlin, apel qytetarëve: Dorëzoni armët ilegal

22 Nëntor 2019, 11:43 Nga DOSJA
Drejtori për Kontrollin e Armëve Konvencionale në Ministrinë

GJERMANI- Markus Bleinbroth, Drejtor në Drejtorinë për Kontrollin e Armëve Konvencionale, në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme në Berlin prezantoi në Tiranë masat e nismës së udhëhequr nga Gjermania dhe Franca, në  kuadër të Procesit të Berlinit, për ҫarmatimin e  popullsisë në gjashtë vendet e BP nga armët e lehta dhe të vogla ilegale. Deutsche Welle bisedoi ekskluzivisht me të.

Z. Bleinroth, një vit pas fillimit të nismës së udhëhequr nga Gjermania dhe Franca për ҫarmatimin deri në vitin 2024 të popullsisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, (BP) nga armët e lehta dhe të vogla të mbajtura ilegalisht, po zhvilloni në Tiranë takimin e dytë koordinues rajonal, në zbatim të udhërrëfyesit në luftën kundër trafikut të armëvë ilegale në rajon. Çfarë pritet nga ky takim?

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm përpara për arritjen e qëllimeve të Udhërrëfyesit Rajonal 2024, për zgjidhje të qëndrueshme kundër posedimit illegal, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla në BP. Thelbi i nismës është të ndalojë trafikun ilegal të armëve. Ballkani Perëndimor ka grumbulluar një stok të madh armësh ilegale, që ushqejnë trafikun e tyre ilegal, krimin e organizuar në rajon dhe përtej tij. Takimi në Tiranë vjen pas atij në Sarajevë, në Maj, të këtij viti, ku u përcaktuan indikatorët për të matur progresin e nismës në 6 vendet e rajonit.

Sa armë të vogla dhe të lehta ilegale ka aktualisht në duar popullsia e BP?

Janë nga 4-6 milion, por shifra mund të mos jetë as e saktë, as e verifikueshme. Sfida jonë është të kontrollohen këto armë, sepse ato destabilizojnë  jo vetëm rajonin, BE, por ushqejnë sulmet terroriste në Europë dhe tregun e zi të armëve.

A keni të dhëna per trafikun e armëve nga Ballkani drejt vendeve të BE apo zonave ku ka konflikte të armatosura? 

Nuk mund t’ju jap shifra të sakta, por kemi të dhëna nga Suedia, që është destinacioni i fundit, që trafiku i armëve nga Ballkani Perëndimor ka ushqyer krimin e organizuar dhe dhunën. Trafiku ilegal i armëve po prek një sërë vendesh, kryesisht vende tranzite. Gjermania psh është kryesisht një vend tranzit, armët nuk paketohen në Gjermani por gjithsesi si vend tranzit ka përgjegjësi për ta ndaluar trafikun.

Si është situata konkrete në vendet e Ballkanit lidhur me stokun prej 6 milionë armësh ilegale? Kjo është një shifër e frikshme, alarmante, 30 % e popullsisë prej rreth 19 milion banorësh në Ballkanin Perëndimor, posedon ilegalisht armë….

Tani për tani nuk dëshiroj të kaloj në detaje për gjashtë vendet e BP. Po përballemi me një rrezik që është i ndryshëm nga një vend në tjetrin por sfida është e përbashkët. Prandaj duam ta adresojmë në nivel rajonal pasi nisma është rajonale. Kjo është një përpjekje shumë e madhe dhe një model bashkëpunimi shumë i strukturuar që po jep rezultate. Jemi shumë optimistë që do të plotësojmë objektivin që deri në vitin 2024, BP të jetë një vend  më i sigurtë, që eksporton stabilitet. Ky është një hap shumë i rëndësishëm sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Ka patur kthime pas, ngaqë pritshmëritë për të filluar shpejt negociatat e pranimit, për fat të keq, nuk u plotësuan.

Por ne e shohim shumë qartë të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Rritja e përpjekjeve për t’u përgatitur për t’u bërë vende anëtare është shumë e rëndësishme dhe ҫështja specifike e shtimit të armëve është një shqetësim prioritar i publikut në shumë vende anëtare të BE. Me këtë nismë ne e pajisim BP me mjetet e duhura, japim asistencë teknike, mbështetje politike dhe  financojmë procesin. Kemi një atmosferë pune shumë konstruktive, në secilin vend është punuar shumë. Kemi donatorët, përfaqësues nga 6 vendet e BP, agjencitë zbatuese, si OSBE, UNDP, NATO,  takohemi dy herë në vit, kemi një takim ministerial në fund të janarit në Berlin, që do të drejtohet nga ministri i jashtëm i Francës ku do të marë pjesë dhe Komisioni Europian.

Çfarë masash përmban Udhërrëfyesi Rajonal 2024?

Përafrimin e legjislacioneve në 6 vendet e BP, standarteve, pajisjeve dhe trajnimit në të gjjithë rajonin dhe kontrollin e armëve të lehta dhe të vogla duke patur parasysh barazinë gjinore. Udhërrëfyesi Rajonal 2024 synon të parandalojë trafikun illegal të armëve të vogla dhe të lehta përmes kufijve të gjelbër dhe blu, forcojë sistemin e drejtësisë penale dhe arrijë një grumbullim efektiv të stokut të armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Takimi në Tiranë po tregon se rajoni është plotësisht i angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv me të gjithë partnerët: BP, donatorë, organizata ndërkombëtare.

Çfarë veprimesh konkrete po ndërmerren për të arritur objektivin e kësaj nisme: një BP më të sigurtë, pa armë ilegale në duart e popullsisë, një BP, që si thatë ju, eksporton siguri?

Po forcojmë kufirin kundër trafikut  ilegal të armëve, sistemin e drejtësisë penale që kontrabandistët të dënohen më efektivisht me burgim, synojme të zhvillojmë një fushatë të rëndësishme për mbledhjen e armëve. Kushdo që posedon ilegalisht, në 6 vendet e BP, armë të lehta dhe të vogla duhet t‘i dorëzojnë. Kanë disa opcione: t’i dorëzojnë armët me një amnisti, kjo varet nga vendi që duhet të shpallë amnistinë.

Nëse dikush mban një armë ilegale, atëhere shkon në burg, thjesht se e  posedon atë. Në Shqipëri p.sh., dënimi është nga 3 – 4 vjet burg. Nëse policia gjen armë ilegale në shtëpinë e dikujt, atëhere personi dënohet me burg. Prandaj këshilloj gjithkënd  të dorëzojë  armën që e mban ilegalisht pasi ka mundësi që me amnistinë të mos dënohet. Kur këto masa të zbatohen, atëhere nuk do të ketë më hapësira për trafikim arnësh.

Do të jetë një veprim i menҫur, nëse kushdo që ka një armë ilegale ta dorëzojë ose ta legalizojë nëse është armë gjuetie. Dëshiroj t’i bëj thirrje popullsisë së rajonit, “Dorëzoni armët! Koha është që të bëheni vende normale, anëtare të ardhshme të BE.  Vendet tuaja po zhvillohen, sistemet e sigurisë po përmirësohen. Për vetëmbrojtje nuk ju duhet arma juaj. Të qëllosh me armë pa përgjegjësi dhe shkaktosh viktima nuk është dicka që ju bën të lumtur.  

Si po ecën zbatimi i masave që ju përmendni? Shpresoj që mesazhi juaj të dëgjohet, por edhe masat konkrete të luajnë rol që ai mos të bjerë në veshë të shurdhër…    

Kemi filluar një numër projektesh të reja që na ndihmojnë direkt të arrijmë qëllimet e kësaj nisme. Kemi ndërmarrë një projekt në Bosnjë – Hercegovinë për të forcuar kontrollin e kufirit dhe brenda një periudhe të shkurtër kohe më shumë se 1.500 policë të policisë kufitare janë trajnuar për të zbuluar trafikun illegal të armëve në kufijtë e Bosnjë-Herzegovinës, që do të shtrihet në gjithë rajonin, të gjitha vendet e BP do të përfitojnë nga manualet e treinimit, pajisjet etj. Po zbatojmë një projekt pilot në Serbi për dhunën në familje, që është një problem i madh në gjithë rajonin, OSBE është duke zbatuar një projekt që forcon aftësitë për të zbuluar me qen nuhatës armë dhe ekspozivë, që do të shtrihet në gjithë rajonin.

Ne po eksportojmë modelin e një partneriteti të ri mes vendeve të BP, donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare. Për këtë model ka interes edhe përtej rajonit dhe BE: Afrika Perëndimore ka interes për të ndjekur këtë model, në Ukrainë kemi zbatuar një projekt të ngjashëm me OSBE apo në Karaibe, ku trafikimi i armëve po destabilizonte shumë shoqërinë. E kemi prezantuar modelin që po zbatojmë në BP në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe do ta bëjmë përsëri në korrik 2020.

Z. Bleinroth, cili është raporti mes nismës për ҫarmatimin e popullsisë së BP deri në 2024 dhe reformimit të metodologjisë së zgjerimit që duket se rrit kohën e anëtarësimit të vendeve kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Franca, në variantin e sapo prezantuar te metodologjisë së re të zgjerimit flet për integrim sektorial,  për 7 faza drejt hyrjes në BE.

Me projektin tonë  po përpiqemi të kemi nën kontroll të plotë trafikun e armëve ilegale dhe të ndihmojmë vendet e BP të plotësojnë kriteret ekzistuese. Nuk ka kushte të reja për vendet kandidate. Por kushtet ekzistuese, mund të plotësohen më lehtë dhe më shpejt përmes zbatimit të projektit tonë. Ne mobilizojmë vulletin politik dhe burimet financiare. Gjermania ka financuar vitin e kaluar me 7,5 milionë euro dhe këtë vit do të shtojë edhe 4 milionë euro të tjera. Në këtë nismë Gjermania është donator i fuqishëm bashkë me BE dhe Francën. Përveç vendeve anëtare të BE – Gjermania, Franca, Suedia, Hollanda, Norvegjia, Polonia edhe Mbretëria e Bashkuar po kontribuojnë dhe po marrim mbështetje nga vende jashtë BE si SHBA dhe Japonia, që është një gjë e jashtëzakonshme.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorezoni armet markus bleinbroth dorezoni armet markus bleinbroth

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje