LIVE UPDATES
Bota

DW: AstraZeneca furnizon në BE-në me më pak vaksina sesa ishte planifkuar

23 Janar 2021, 07:52 Nga DOSJA

Nëse koncerni britaniko-suedez do të marrë licencën për vaksinën e tij në BE, sasia e furnizimit në fillim do të jetë më e ulët nga sa është parashikuar, tha zëdhënësja e sipërmarrjes. Arsyeja ka të bëjë me rendimentin më të ulët në një nga zonat e prodhimit “brenda rrjetit tonë europian të furnizimit“. Por nuk është planifikuar të ketë vonesa në furnizim.”Ne do të furnizojmë disa milionë ampula gjatë shkurtit dhe marsit në BE”, tha zëdhënësja.

Një përfaqësues i nivelit të lartë të BE-së pak pas kësaj deklarate i dha të dhëna më precize agjencisë së lajmeve Reuters. Sipas tij numri i ampulave në tremujorin e parë të vitit do të jetë  rreth 31 milion, afërsisht 60 përqind më pak nga sa ishte planifikuar. Për tremujorin e dytë AstraZeneca nuk ka përmendur ndonjë shifër për numrin e ampulave. Ka qenë e planifikuar, që Astra Zeneca në tremujorin e parë dhe të dytë të furnizonte rreth 80 milionë ampula vaksine në të 27 vendet anëtare të BE-së. Koncerni e argumentoi këtë me vështirësitë e prodhimit në BE në fabrikën e vet, partneren Novasep të AstraZeneca në Belgjikë.

Komisioni i BE-së i pakënaqur

Sipas të dhënave të Komisares së BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides sipërmarrja ka njoftuar për vështirësi furnizimi të premten (22.01) në komisionin drejtues për strategjinë e vaksinimit në BE. Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare janë shprehur thellësisht të pakënaqur, që në tremujorin e parë do të furnizohen më pak vaksina nga planifikimi, tha Kyriakides. Eshtë insistuar, që të ketë një plan të saktë furnizimi, mbi bazën e të cilit vendet anëtare të mund të planifikojnë programet e tyre të vaksinimit. Komisioni i BE-së sërish do të insistojë për më shumë garanci furnizimesh dhe për një shpërndarje të përshpejtuar të ampulave.

Fillimisht njoftoi gazeta „Bild” për pakësimin e sasisë së furnizimeve. Sipas kësaj gazete, arsyeja ka pasur të bëjë me përshtatjen e vaksinës ndaj mutacioneve të virusit të konstauara në disa vende. Po ashtu pasojat ndaj prodhimit pas një zjarri në një fabrikë në Indi janë ende të paqarta.

Deutschland Kabinettssitzung Coronavirus Jens SpahnMinistri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn nuk dekurajohet nga njoftimi i koncernit për pakësimin e furnizimeve. Ai u shpreh me besim, që qysh në shkurt do të mund të nisin vaksinimet në sasi masive me produktin e AstraZeneca. Kjo do të realizohet në nivel të gjerë, duke bërë që “të ndihet dallimi qysh në shkurt” krahasuar me stadin aktual pa AtsraZeneca.

Estonia, Letonia dhe Lituania ndërkohë u bashkuan me kërkesën e disa vendeve të tjera të BE-së për një shpërndarje të parakohshme të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca në BE. Kryeministrat e këtyre vendeve apeluan ndaj Komisionit të BE-së, që furnizimet e vaksinës të miratohen dhe të sigurohen përpara licencimit të saj zyrtarisht. Vendet Baltike iu bashkuan kërkesës së Austrisë, Çekisë, Danimarkës dhe Greqisë. “Saktësia e procesit është e rëndësishme. Por edhe shpejtësia. Vonesat kushtojnë jetë“, shkruajnë Jüri Ratas (Estoni), Krisjanis Karins (Letoni) dhe Ingrida Simonyte (Lituani) në Twitter.

Rritet indinjata ndaj Pfizer

Edhe nga furnizuesi tjetër i vaksinës ndaj koronavirusit ka vonesa. Në disa vende të BE-së po shtohet pakënaqësia ndaj vonesave të furnizimit me vaksina nga koncerni i SHBA-së, Pfizer. Një zëdhënës i Komisionit të BE-së tha: “Ne do t’i kërkojmë sipërmarrjes sqarim.” Kritika ndaj partnerit të koncernit në Mainc BioNTech vjen kryesisht nga Italia dhe Çekia. Italia e kërcënon Pfizer madje me hapa juridikë. Prodhuesi nga SHBA, Pfizer, javën e kaluar njoftoi, se do t’i pakësojë furnizimet e veta për tri deri në katër javë. Arsyeja ka të bëjë me rikonstruktimin e fabrikës Pfizer në Puurs të Belgjikës.

Marrëveshja për vaksinën me BE-në është konfidenciale. Secili vend anëtar negocion me Pfizer marrëveshjet e veta të furnizimit. Eshtë e paqartë, nëse koncerni ka detyrim të verë në dispozicion sasi të caktuara mbi bazë javore apo tremujore. Vaksina e AstraZeneca ndryshe nga produktet e firmave konkurrente Pfizer dhe BioNTech si dhe Moderna është e qendrueshme edhe në temperatura më të larta e kësisoj ajo mund të injektohet edhe prej mjekëve të familjes. AstraZeneca aplikoi javën e kaluar për licencimin në BE, ndërkohë që në shumë shtete të tjera kjo vaksinë tashmë ka nisur të përdoret. Në BE deri tani janë licencuar vetëm vaksinat Pfizer/Biontech dhe Moderna. Më 29 janar Autoriteti i BE-së për Produktet Mjekësore (EMA) mund të japë dritën e gjelbër edhe për vaksinën AstraZeneca.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca be furnizimi me vaksina astrazeneca be furnizimi me vaksina

Sondazh

Poll
Bota 22 Janar 2021, 20:41

SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

SHBA- Përurimi i Presidentit Joe Biden të mërkurën dhe shumica që demokratët gëzojnë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, u jep atyre kontrollin e ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet