LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

22 Janar 2021, 20:41 Nga DOSJA
SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

SHBA- Përurimi i Presidentit Joe Biden të mërkurën dhe shumica që demokratët gëzojnë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, u jep atyre kontrollin e plotë të qeverisjes për dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e tjera për në Kongres. Kjo i jep mundësi zotit Biden të realizojë ndryshime të mëdha legjislative.

Por me nënpresidenten Kamala Harris dhe tre senatorë të rinj, demokratët tani kanë kontrollin e Senatit nën udhëheqësin e shumicës Chuck Schumer.

“Ky Senat do të trajtojë rreziqet e momentit: një krizë shëndetësore dhe ekonomike që vjen një herë në një gjeneratë. Dhe do të përpiqet të bëjë përparim në luftën për drejtësi racore dhe ekonomike, për barazi në mundësi dhe barazi sipas ligjit,” tha senatori Schumer.

Është një program ambicioz për demokratët, por kontrolli i Shtëpisë së Bardhë dhe i Kongresit i ndihmon që ta kenë rrugën të hapur.

“Duke e ditur që presidenti është i së njëjtës parti, ata e dinë se gjithçka që del nga Kongresi do të marrë nënshkrimin e tij në vend që të ketë dilema se ai mund t’i vërë veton. Pra, në thelb do të ketë një unitet dhe kontroll të axhendës,” thotë Casey Burgat i Universitetit George Washington.

Por demokratët kanë një shumicë të ngushtë në të dyja dhomat e Kongresit. Gjjthashtu, republikanët do të jenë ende në gjendje të bllokojnë disa projektligje që kërkojnë 60 vota në Senat.

Në Dhomën e Përfaquesve, Kryetarja Nancy Pelosi ka vetëm disa vota epërsi. Ajo thotë se mund të gjenden mënyra për të punuar me ligjvënësit republikanë.

“Ne kemi përgjegjësi për të gjetur gjuhë të përbashkët atje ku mundemi,” tha ajo.

Miratimi i shpejtë i një pakete të re financiare për COVID-in është çështja e parë. Por edhe senati i ri me shumicë demokrate do të lëvizë shpejt për të konfirmuar të emëruarit e Kabinetit Biden.

Kontrolli i unifikuar gjithashtu i jep Kongresit aftësi më të madhe për sa i përket llogaridhënies, kontrolleve dhe balancave.

“Nuk ka shenjë më të rëndësishme të përgjegjshmërisë sesa kur Kongresi ngre akuza dhe zhvillon gjyq për presidentin. Nuk kemi parë asnjëherë që kjo të ketë ndodhur pasi një president është larguar. Kjo ka rëndësi, në mënyrë që asnjë president të mos mendojë se qëndron mbi ligjin,” thotë Casey Burgat i Universitetit George Washington.

Pavarësisht nga shumica e tyre e re, demokratët do të duhet të bindin të paktën 17 republikanë që të shpallin fajtor ish-Presidentin Donald Trump, nëse shpresojnë të mos e lejojnë atë të kandidojë përsëri.

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll
Bota 22 Janar 2021, 19:40

BRITANI–  Pasditen e sotme, kryeministri britanik Boris Johnson doli me konferencë urgjente për mediat, ku deklaroi se varianti britanik i Covid-19 është më vde...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen