LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Bllokimi në aeroportin e Rinasit dhe hapat drejt zgjidhjes

9 Prill 2021, 07:54 Nga DOSJA
DW: Bllokimi në aeroportin e Rinasit dhe hapat drejt zgjidhjes

TIRANË – Ngërçit të krijuar në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë prej grevës së kontrollorëve të fluturimeve iu dha fund të enjten (08.04). Pas 24 orëve pa asnjë ulje-ngjitje avionësh në Rinas, kanë nisur vetëm fluturime shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare dhe humanitare. Nga dita e premte (09.04) rinisin fluturimet komerciale.

Burime zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, thanë për DW, se “autoritetet e kësaj ministrie po vazhdojnë negociatat me kontrollorët e trafikut ajror që kanë lënë punën. Arritja e një zgjidhjeje dhe rikthimi i tyre në punë punë është synimi kryesor.” Po sipas këtyre burimeve, kjo ministri po konsultohet me vende partnere të BE-së dhe të rajonit për të vënë në dispozicion kontrollorët e tyre deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.” Derisa kjo të ndodhë, drejt dhe nga aeroporti do të ketë vetëm fluturime shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare dhe humanitare.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri me dije, se “një pjesë e kontrollorëve do të kthehen në punë të premten” dhe se “një grup kontrollorësh pritet të mbërrijë nga Greqia”.

Kontrollorët hynë në grevë (07.04), pasi të ardhurat e tyre mujore janë ulur për shkak rënies së fluksit të fluturimeve prej pandemisë COVID-19. Prej disa muajsh kontrollorët kanë kërkuar që uljen e pagës për shkak të pandemisë t’ua kompensojë shteti.

Kontrollorët europianë: Lironi kolegët tanë të arrestuar

Organizata “Koordinimi i Sindikatave Europiane të Kontrollit të Trafikut Ajror”, e njohur me inicialet ATCEUC ( Air Traffic Control European Unions Coordination) në një deklaratë për shtyp, të publikuar të enjten (08.04), mbështet kërkesat e kolegëve shqiptarë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe u kërkon autoriteteve të Shqipërisë “të lirojnë menjëherë tre kontrollorët e arrestuar”, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për “shpërdorim detyre”.

Në deklaratën për shtyp të ATCEUC theksohet që “Albcontrol ka reduktuar në mënyrë të njëanëshme deri në 70%  pagat e të punësuarve, pa u konsultuar ose biseduar me sindikatat që përfaqësojnë kontrollorët  dhe ka refuzuar çdo kërkesë të sindikatave për të negociuar një marrëveshje për të zgjidhur krizën, gjë që ka shlaktuar një stres më shumë tek ata në kohën e një krize globale.”

Deklarata për shtyp e ATCEUC vë në dukje gjithashtu që “kontrollorët nuk po veprojnë politikisht, por po kryejnë detyrat e tyre në bazë të udhëzimeve / instruksioneve kombëtare dhe europiane.”  

“Anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të respektojë jo vetëm udhëzimet europiane, por edhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat Shoqërore”, theksohet në reagimin e ATCEUC.

Lidhur me kërkesën e ATCEUC për lirimin e tre kontrollorëve të arrestuar, burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë për DW, se “fjalën  tani e ka drejtësia, Çështja ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës që është një institucion i pavarur. Prokuroria ka zbardhur mesazhet telefonike që kanë shkëmbyer tre të arrestuarit me kontrollorët e tjerë për të lënë në të njëjtën kohë punën.” Sipas burimeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë “kontrollorët e trafikut ajror e kanë të ndaluar me ligj zhvillimin e grevës, për vetë rëndësinë që ka puna e tyre në kontrollin e hapësirës ajrore të Shqipërisë. Në këtë kontekst lënia e punës prej tyre është e paligjshme.”  

Situata e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza” është politizuar. Kundërshtarët kryesorë politikë në garën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste,  Edi Rama dhe kryetari i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëjnë përgjegjës njëri – tjetrin për ngërꞔin e krijuar, pikërisht rreth dy javë para ditës së zgjedhjeve.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rinisin fluturimet ne rinas rinisin fluturimet ne rinas

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron