LIVE UPDATES
Bota

DW: Pse largohen besimtarët nga kisha? Ndjenja për fenë dhe besimin po avullohet

27 Dhjetor 2021, 07:53 Nga DOSJA

GJERMANI – Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popullore, të cilat për një kohë të gjatë quheshin “kisha të mëdha”, me rreth 41 milionë besimtarë, nuk i mbledhin më shumicën e 83 milionë njerëzve që jetojnë në Gjermani.

Në vitin 1990 në Gjermani kishte 58 milionë anëtarë të kishës, pra rreth dy të tretat e popullsisë. Sot në Gjermani përveç katolikëve dhe protestantëve jetojnë edhe 4.5 milionë myslimanë, 1.5 milionë të krishterë ortodoksë dhe mbi 100.000 hebrenj. E ndërtesat më të mëdha të reja fetare që aktualisht po ngrihen në Berlin janë një tempull përfaqësues budist dhe “House of One”, si çatia e përbashkët e të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve.

Këshillat e etikës në vend të kishave

Prirja e rënies së anëtarësisë prek si protestantët ashtu edhe katolikët njësoj, ndërsa kishat e reformacionit edhe më shumë. Tek të dyja konfesionet ka shumë arsye për këtë lëvizje. Njëherë ishte ngritja e kostos së solidaritetit. Më pas kisha dukej politikisht shumë e majtë ose shumë e djathtë. E ndonjëherë si shkak janë pozicione kishtare në fushën e moralit seksual ose skandalet e mëdha si ai i abuzimit seksual me fëmijë. E në fund, disa valë të largimeve mund të ndërlidhen edhe me emrat të caktuar të disa peshkopëve apo personave të tjerë, si për shembull në Këln.

Por shumë rrallë ndër largimet përmendet distacimi i personave nga vet kisha, ndonëse mund të dëgjohet edhe për largimin e personave të angazhuar që kanë punuar vullnetarisht. Më shumë duket sikur të kemi humbur njëri-tjetrin. Ndjenja e fesë dhe besimit apo edhe ndjenja për fenë dhe besimin po avullohet. Jo për shkak se të gjithë tani kanë filluar të studiojnë filozofi si të çmendur, apo pse bota mendon se tani mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje me Google apo me ndonjë këshill etik.

E megjithatë trendi është dramatiknë një kohë kur lindin pyetje të mëdha. Pyetje kuptimore. 20 vjet më parë ishte deshifrimi i gjenomit njerëzor dhe përparimet në kërkimin e qelizave staminale. Sot është inteligjenca artificiale, sfida dramatike e ndryshimeve klimatike, çështjet themelore të drejtësisë globale dhe kombëtare në kohën ku burimet e resurseve po pakësohen. Fatkeqësisht, etika sociale, ky funksion shumë i rëndësishëm, nuk e ka rëndësinë më të madhe në kisha.

Valët e largimit

E tani edhe pandemia e gjatë torturuese, të cilën shumë ekspertë e shohin si një pararojë e sfidave të së ardhmes, mund të llogaritet midis tyre. Të gjitha këto janë pyetje kuptimore, ku pritet ndonjë përgjigje. E kur njerëzit nuk kanë më asnjë pritshmëri nga kishat, ata kërkojnë përgjigje ose rrugë shpëtimi diku tjetër. Prandaj, një mirëdashësi fetare disi e paqartë që disa ekspertë e shohin në rritje, nuk mund të shihet si premtuese. Forma e shkruar e fesë së shkolluar ka kuptim, sepse kundërshton radikalizimin dhe egocentrzimin.

Por si pala katolike ashtu edhe ajo protestante duhet të dalin nga pozicionet mbrojtëse dhe të vendosin thekse të ndryshme. Në fjalorin e Coronës do të thuhej ndoshta, duhet të dalin përpara valës së re. Vazhdimi i status quosë nuk ndihmon. Kjo përfshin edhe përballjen me përgjegjësitë – përballjen e vërtetë. Si sisteme pushteti që kishat ende shihen, ato me të drejtë janë gjithmonë nën vëzhgim. E kjo kthehet në zemërim kur pushteti kthehet në injorancë dhe lajthitje.

Vetëm thirrja tek Zoti nuk mjafton

Këtu përfshihen përfaqësuesit që duken të besueshëm dhe me të cilët njerëzit mund të identifikohen. Kjo përfshin gjithashtu një profil intelektual dhe guximin për të ndjekur institucione arsimore në të cilat fryma, përfshirë këtu edhe frymën e besimit ndaj Zotit, shkëlqen. Por vetëm thirrja tek Zoti nuk mjafton, nëse Zoti përdoret si instancë për pushtet. Njerëzit kërkojnë sot kujdes shpirtëror gjithandej. Në kohën e Coronës dhe në veçanti në kohën e Krishtlindjeve lulëzon puna e këshillimeve shpirtërore përmes telefonit. Të ashtuquajturit kapelan të urgjencës janë gjithmonë aktivë në çdo fatkeqësi të madhe. Ata nuk kanë të bëjnë gjithmonë me kishat. Por tregojnë se kujdesi shpirtëror ka të bëjë më shumë me ndarjen e vuajtjeve dhe barrës, sesa thjesht me shpjegimet e një institucioni moral se çfarë duhet apo nuk duhet bërë. Po a e kanë ende kishat fuqinë për ta bërë këtë?

Nëse është kështu, atëherë kishat nuk duhet të kenë frikë. Ndoshta ndihmon një vështrim në Gjermaninë Lindore, në ato rajone të Gjermanisë ku të krishterët kanë qenë vetëm një pakicë e vogël për shumë dekada. Atje gjen tani më shumë besimtarë që nuk e kanë problem të shprehin besimin e tyre. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota besimtaret ne kishe gjermani kishe besimtaret ne kishe gjermani kishe


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet