LIVE UPDATES
Politike

“Dy fuoristrada më kanë ndjekur në afërsi të shtëpisë”, Kandidati i PD në Elbasan: Po ushtrohet presion ndaj qytetar

20 Prill 2021, 14:09 Nga DOSJA
“Dy fuoristrada më kanë ndjekur në afërsi të

ELBASAN– Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi se mesnatën e së hënës, i ka ndodhur një incident. Ai tha se është ndjekur nga dy fuoristrada deri në afërsi të shtëpisë dhe është konfliktuar me ta.

Gjithashtu, kandidati shtoi se pushteti qendrorë dhe vendor po ushtron presion ndaj votuesve, e shtoi se ata po marrin të gjitha masat për të denoncuar këto raste.

Lefter Gështenja: Nuk jam rastësisht në këtë listë, kam 30 vite kontribut në PD. Karriera ime ka vijuar si një anëtarë i thjeshtë i PD, ndërsa kam drejtuar prej vitesh Njësinë numër 7. Tani jam i treti në listën e Elbasanit, në Përrenjas dhe Librazhd, kam njohje të madhe atje. Jam krenar që jam djalë Librazhdi.

Ju keni ndihmuar në tunelin e Elbasanit. Natyrshëm më lind pyetja këto zona në tetë vite si do e përshkruanit ju?

Lefter Gështenja: Kontributi im në profesion, kam kontribuar fort që Librazhdi dhe Përrenjasi të marrë sa më shumë fonde, e kam bërë me miqësinë që kam dashur, kam kontribuar që Librazhdi dhe Përrenjasi të marrin investime infrastrukturore. Kam qenë pjesë në dhjetëra projekte, sidomos në ato të zonave rurale. Dua të them për dy akse kryesore që janë në proces, ku i lamë në 2013-ën aty janë dhe sot. Duke qenë se jam inxhinier ndërtimi, sipas meje, ku ka rrugë ka zhvillim. Sfida ime është që në mandatin 4-vjeçar, Librazhdi të ketë një infrastrukturë tjetër, e cila tani është lënë në harresë. Në 8 vite të qeverisjes së PS, Librazhdi është lënë në harresë, dua të përmend disa fakte, pavarësisht infrastrukturës rrugore, problem është dhe varfëria. Librazhdi dhe Përrenjasi, kemi mijëra familje që marrin ndihma ekonomike. Papunësia, në përjashtim të dy bizneseve, që të gjithë e dinë se kush i ka, nuk ka punësim tjetër. Punësimi tjetër është në administratë. Është e patolerueshme sepse një zonë kaq bujare të lihet në harresë. Kanë pasur edhe numrin 2 të Partisë Socialiste. Unë s’e kam përmend asnjëherë në fushatë atë. Unë do të tregoj se çdo të bëjë PD në katër vitet e ardhshme.

Ju garoni në një zonë e konsideruar gjithmonë si e majtë. Elbasani më pas ka qenë në qendër të ndërkombëtarëve. Ambasadorët kanë qenë në Elbasan dhe kanë dërguar mesazhe për fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje. Si do të kontribuoni ju?

Lefter Gështenja: Elbasani do të jetë vendimtar në këto zgjedhje. Po ushtrohet presion, për një pjesë e administratë po bëjmë gati kallëzimet penale. Më lejoni të them që mbrëmë kam pasur një incident me njerëz të rilindjes, dy furoistrada që më ndiqnin pranë shtëpisë, me kërcënime dhe fyerje, kërcënim hapur, imagjinoni kur më ndjekin mua. Debatuam ashpër, isha i shoqëruar me vajzat e stafit. Unë për incidentin do të ndjek rrugën ligjore. Një person e kam konflitkuar. Kam informacion që një është me precedent penal, por do e lë në dorën e organeve të drejtësisë. Prej ditësh qoftë administrate qendrore dhe vendore po ushtrojnë presion ndaj votuesve, nuk lejojnë që të ketë votim të lirë. Dua t’i bëj thirrje zotit Balla të heqin dorë nga kjo metodë. Ne kemi indicie që po shpërndahen para dhe ndihma. Grupet tona po dokumentojnë të gjithë procesin dhe do të çojmë para drejtësisë të gjithë ata njerëz.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lefter geshtenja zgjedhjet 25 prill 2021 lefter geshtenja zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet