Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Dy ish-ministrat zyrtarish krushq, vajza e Haxhinatos kurorëzohet në martesë me djalin e Nasip Naçit
18 Shtator 2021, 11:19Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministrat Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto tashmë janë zyrtarisht krushqi. Djali i deputetit të PS-së Nasip Naços, Franko, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë me vajzën e Edmond Haxhinastos, Elizën.
Dyshja kanë organizuar një ceremoni të bukur buzë detit, ku kanë ftuar miq e të afërm për t’iu bashkuar gëzimit të tyre. Në foto shihet Eliza teksa shoqërohet nga i ati drejt altarit.
Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë të stilit “sirenë” me dantellë, që është i ngushtë pas trupit deri në pjesën e gjurit e më pas i fryrë në pjesën e poshtme.
Vajza e ish-ministrit zgjodhi një vello të bardhë të shkurtër, të cilën e kishte vendosur mbi flokët biondë, që i kishte lënë të lëshuar.
Franko Naço dhe Eliza Haxhinasto kanë rreth gjashtë vite të fejuar. Në 2016-ën, lajmin e ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram Eliza.
Ajo publikoi një foto të dorës së saj dhe të Frankos, në të cilat dukeshin unazat e fejesës. Dyshja kishin qenë bashkë prej dy vitesh para se të shpallnin fejesën. Ndërsa tani janë zyrtarisht “burrë dhe grua”.
Tashmë baballarët e tyre janë krushqi, ndonëse në politikë kanë kaluar në kampe të ndryshme kundërshtare. Kjo sepse Nasip Naço u largua nga LSI për t’iu bashkuar Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit. Ndërsa Edmond Haxhinasto nuk mundti të fitojë një mandat deputeti më 25 prill!/Panorama/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË – Luana Vjollca njihet për dashurinë dhe përkushtimin e madh që merr nga fansat e saj, e disa shkojnë edhe më në ekstreme se të tjerët.Ka qënë tatua...
KOSOVË – Herolind Isufi është djali nga Gjilani që jeton në Paris. Ai është kthyer në një sensacion në TikTok dhe kjo për shkak të ngjashmërisë tejet...
TIRANË- Këngëtari me orgjinë shqiptare Ermal Meta ka ndezur skenën në koncertin që po mbahet në stadiumin Air Albania mbrëmjen e sotme. Ermal Meta ka nisur...
SHBA – Lil Nas X sapo ka “sjellë në jetë” albumin e tij debutues, Montero. Artisti 22-vjeçar doli në mediat sociale për të ndarë lajmin e “foshnjës” së t...
TIRANË– Nëse një makinë është nxjerrë në shitje, me siguri nuk do të shikoni më një tabelë me shkrimin e zakonshëm mbi të që shkruan “Shitet” dhe vijon me ...
TIRANË– Një qytetar e ka konsideruar të arsyeshme të shkatërrojë lulet në oborrin e një pallati në kryqytet. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojn...
TIRANË– Banorja e radhës e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë aktorja Ema Andrea. IconStyle shkruan se “Big Brother VIP” do të startojë më datë ...
DashiDo jeni shume te ashper sot ne lidhje me ndjenjen tuaj duke u futur ne çdo detaj dhe se fundmi nuk do merreni me ndjenjen por me detyrimin per te be...
KOSOVË- Pak ditë më parë, ndjekësit e Cozman dhe Fjollës vunë re se çifti nuk e ndiqnin njëri tjetrin në instagram, duke nxitur kështu thashethemet ...