LIVE UPDATES
Politike

E FORTË/ Denoncimi: Dy avionë rus spiunojnë Shqipërinë, ndryshuan papritur kursin e fluturimit aty ku do ndërtohet baza e

20 Shtator 2020, 18:54 Nga DOSJA
E FORTË/ Denoncimi: Dy avionë rus spiunojnë Shqipërinë,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një oficer, i cili pretendon disa avionë rusë kanë kaluar mbi Shqipëri duke kaluar mbi bazën e NATO-s që do të ndërtohet në Kuçovë. Sipas oficerit, avionë kanë ndryshuar kursin e drejtimit pikërisht mbi vendin që do të ndërtohet baza e NATO-s dhe kanë marrë informacionet që u interesojnë, ndërsa qeveria shqiptare nuk e ka denoncuar veprimin por ka zgjedhur që të heshtë.

Ngjarja supozohet që të ketë ndodhur gjatë periudhës së shtetrrethimit prej pandemisë, kjo pasi sipas denoncuesit avionët RFF 8445 dhe RFF8433 ishin të kamufluar si avionë ndihmash humanitare dhe për destinacion kishin Italinë.

“Avionët janë nisur nga qyteti i Sochit, Rusi, kanë fluturuar mbi Detin e Zi dhe deri mbi qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pastaj kanë fluturuar në drejtimin veriperëndim dhe janë kthyer mbi territorin greko-bullgar, më pas janë drejtuar e kanë kaluar mbi territorin Shqiptar, pikërisht në rrugëkalimin PINDO – Korçë – Kuçovë – Fier – GOKEL dhe më pas Itali. Avioni RFF8433 drejtohej dhe i gjithë ekuipazhi i tij përbëhej nga ushtarakë, siç dhe është konfirmuar nga vetë autoritetet ruse dhe këta avionë të mëdhenj mund të mbajnë në bord çfarëdolloj pajisje,”-shkruhet ndër të tjera në denoncim.

POSTIMI I PLOTË:

Avion ushtarak rus mbi bazen e Kuçoves.

Narkoqeveria e Edvin Hajdutit nuk ndjehet.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.

Miq, pas publikimit si ne asnje vend tjeter ne bote, ne nje akt te hapur spiunazhi e tradhetie te listpageses mujore me emer dhe mbiemer dhe funksion e te gjithe punonjesve te sherbimit inteligjent shqiptar per llogari te vendeve armike dhe kundershtare, ky eshte skandali i dyte me i madh Edvin Hajdutit. Kjo sepse dihet se baza ajrore e Kuçoves eshte perzgjedhur nga Aleanca e Atlantikut te Veriut si nje baze e rendesishme mbeshtetese e operacioneve te saj. sb

I nderuar Dr.Berisha po ju dergoj nje info shume te rende. Që mbahet sekret nga Edvin Rama per te cilin nuk beri as dhe nje note proteste.

Avionët rus RFF 8445 dhe RFF8433 (të kamufluar si avionë ndihmash humanitare) kryejnë aktivitete spiunazhi mbi Bazën e NATO në Kuçovë.

Në fund të muajit mars 2020, në kuadër të ndihmës humanitare të ofruar nga qeveria ruse për Italinë, mbi hapësirën e territorit shqiptar kanë fluturuar 10 avionë ushtarakë, gjithsej 30 mbikalime (vajte – ardhje), që kanë transportuar personel shëndetësor dhe ndihma në pajisje e mjete mjekësore për Italinë. Për këto mbikalime janë marrë në mënyrë të rregullt edhe lejet diplomatike përkatëse nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare. Procedura ka qenë në rregull dhe konform ligjeve e marrëveshjeve kombëtare e ndërkombëtare të aviacionit.

Këto avionë kanë fluturuar mbi hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë në datat 22, 23 e 24 mars duke u futur në territorin shqiptar në pikën PINDO që është në zonën e Korçës, dhe duke fluturuar mbi zonat e Korçës – Beratit – Kuçovës – Fierit dhe kanë dalë nga hapësira ajrore shqiptare në pikën dalëse GOKEL, që është në grykëderdhjen e lumit të Semanit. Nga këto fluturime, 10 janë kryer (vajtje-ardhje 20 mbikalime) më 22.03.2020 dhe 5 fluturime (10 mbikalime vajtje-ardhje) e tjera janë kryer më 23 dhe 24 mars 2020.

Këto avionë ushtarakë të tipit IL – 76, gjatë mbikalimeve të tyre mbi territorin shqiptar, kanë përdorur të njëjtin rrugëkalim, duke respektuar dhe ndjekur kursin e përcaktuar të fluturimit dhe kanë shpenzuar të gjithë të njëjtën kohë fluturimi mbi territorin shqiptar që është rreth 13 minuta.

Përjashtim nga ky kurs fluturimi dhe kohë fluturimi mbi territorin shqiptar kanë bërë avionët me shenjë thirrje RFF 8445 dhe RFF 8433. Avioni me shenjë thirrje RFF 8545 mbi territorin e Beratit – Kuçovës ka bërë një dalje nga kursi i fluturimit duke bërë një kthesë të fortë në drejtim të veriut për rreth 1 (një) km dhe pas pak minutash është rifutur përsëri në kurs.

Kjo shmangie nga kursi i fluturimit është kryer mbi hapësirën e Beratit dhe Bazës Ajrore të Kuçovës, ku është planifikuar të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Ndërsa avioni me shenjë thirrje RFF 8433 e ka kryer fluturimin e tij mbi territorin shqiptar për kohën 18 minuta, duke shpenzuar 5 minuta më shumë se avionët e tjerë.

Avionët janë nisur nga qyteti i Sochit, Rusi, kanë fluturuar mbi Detin e Zi dhe deri mbi qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pastaj kanë fluturuar në drejtimin veriperëndim dhe janë kthyer mbi territorin greko-bullgar, më pas janë drejtuar e kanë kaluar mbi territorin Shqiptar, pikërisht në rrugëkalimin PINDO – Korçë – Kuçovë – Fier – GOKEL dhe më pas Itali. Avioni RFF8433 drejtohej dhe i gjithë ekuipazhi i tij përbëhej nga ushtarakë, siç dhe është konfirmuar nga vetë autoritetet ruse dhe këta avionë të mëdhenj mund të mbajnë në bord çfarëdolloj pajisje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avionet rus ne shqiperi sali berisha avionet rus ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 20 Shtator 2020, 08:26

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet