LIVE UPDATES
Aktualitet

“E kemi aplikuar në Spanjë”, mjeku tregon efektin e përdorimit të plazmës tek pacientët me Covid-19

8 Prill 2020, 20:51 Nga DOSJA
“E kemi aplikuar në Spanjë”, mjeku tregon efektin e

TIRANË– Në një intervistë për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda foli për përhapjen e koronavirusit. Duke iu referuar situatës në Spanjë, mjeku tha se ndonëse shifrat e numrit të të vdekurve janë ende të larta, në tre ditët e fundit ka një rënie.

Sipas tij situata në Spanjë do të përmirësohet në fund të prillit, ku pretendohet edhe kthimi në normalitet. Po ashtu Sallabanda foli edhe për një praktikë që ka filluar të përdoret së fundmi atë të përdorimit të plazmës së të shëruarit për pacientët e infektuar.

“Plazma është një element, ne kemi 10 ditë që po e përdorim në spitale dhe po na ndihmon. 1/3 e të sëmurëve në Spanjë është shëruar që do të thotë se me këto elementë po shërojmë”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Do të shikojmë që në ditët e ardhme numri do të bjerë. Nëse nuk do të bjerë kemi një problem shumë të madh që do të thotë se e gjitha strategjia që kemi ndërtuar nuk po funksionon.

Si po funksionon pjesa e testeve?

Teste nuk shërojnë por diagnostikojnë dhe të japin një kuadër të qartë të përhapjes. Është mirë që të kemi teste. Unë kam një muaj e gjysmë që punoj në spital dhe nuk ma kanë bërë testin se nuk kam shenja. Ne e kemi kritikuar qeverinë se perse nuk bëjnë teste. Testet janë një element që na ndihmojnë sepse kufizojnë. Sot ajo që kemi në dorë është izolimi dhe higjena.

Imuniteti i fortë e përballon atë më mirë? Po shikojmë që ka të moshuar mbi 100 vjeç në Itali dhe po ia hedhin dhe nga ana tjetër ka të rinj që humbin jetën.

Ajo që shkakton koronavirusi është një reaksion imflamator në të gjithë trupin, jo vetëm në mushkëri. Kapaciteti i organizmit për tu përgjigjur është i ndryshëm. Tek moshat e mëdha është më i dobët dhe ata janë më të prekurit, por kjo nuk do të thotë që moshat e reja janë jashtë rrezikut.

Po diskutohet shumë përdorimi i plazmës së njerëzve që e kanë kaluar sëmundjen. Po praktikohet?

Po praktikohet, është një studim që ka mbaruar në Gjermani. Ne kemi 10 ditë që por praktikojmë në Spanjë. Ky është një element tjetër, akoma nuk e kemi gjetur atë skemën e artë për të luftuar këtë sëmundje. Plazma është një element masë, ne kemi 10 ditë që po e përdorim në spitale dhe po na jep ndihmë. 1/3 e të sëmurëve në Spanjë është shëruar që do të thotë se me këto elementë po shërojmë

Ndodh që ky virus të ketë forma të ndryshme?

Kjo varet jo vetëm nga karakteristika e organizmi, por edhe nga intensiteti i virusit. Varet nga organizmi, kapaciteti dhe nga intensiteti i infeksionit që ke.

Ajo që është shpresa e të gjithëve, kur mund të mbyllet?

Në fund të prillit në Spanjë mendojmë se situata do të jetë e stabilizuar. Mendojmë se pas të hënës së javës tjetër të hapen disa biznese, dhe pas datës 26 këto masa shtrënguese të liberalizohen. Sipas të dhënave që kemi në fund të prillit ne do të fillojmë të marrim frymë. Dua të them që karakteristikat e virusit janë të ndryshme me Kinën. Ne mendojmë se në fund të prillit të marrim frymë.

(Marrë nga abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kita sallabanda koronavirusi ne spanje masat kunder covid 19 kita sallabanda koronavirusi ne spanje masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen