LIVE UPDATES
Politike

‘E pashë Ndrekën me atë mushamanë e zezë, çfarë aktori!’/ Rama kujton “legjendën” e filmit shqiptar, kthehet pas

3 Shtator 2020, 08:19 Nga DOSJA
‘E pashë Ndrekën me atë mushamanë e zezë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme aktorin e njohur shqiptare, Ndrek Luca. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregon momentin e parë kur është hasur me filmat e Lucës, duke u shprehur se aktori e kishte impresionuar duke u kthyer në heroin e tij të fëmijërisë. 

“Krejt rastësisht, në një televizor të hapur diku që rrinte aty si për zbukurim, pa zë, pasi s’e ndiqte askush, e pashë Ndrekën para pak kohësh me atë mushamanë e zezë, në anijen e famshme të Duelit të Heshtur. Çfarë aktori! Dhe sa gjynah që i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete. Sidoqoftë, rolet e Ndrek Lucës ngjajnë sot e gjithë ditën si shkëlqimet xixëlluese mbi atë mushamanë e zezë në anijen e një kohe të vdekur. Dhe tamam sot, në përvjetorin e lindjes e kujtoj si një nga heronjtë e përrallave të fëmijërisë,”-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË I RAMËS: 

NDREK LUCA hyn tek korifejtë e kinemasë sonë, prej kohës kur bardhezi ishte jeta jo vetëm filmat, e kur edhe ne spektatorët ishim të gjithë në role të paracaktuara, të bardhët dhe të zinjtë. Qysh në lindje ishim njerëz brenda kuadrateve të shtëpive njësoj dhe figura jashtë kuadratit të shtëpisë, ku luhej përditë një shah allasoj, që kishte një parim të thjeshtë, të bardhët fitonin dhe të zinjtë humbnin. Njerëz me botën tonë të brendshme dhe ushtarë, kuaj, oficerë, në sytë e botës jashtë nesh.  Filmat bëheshin për të na kujtuar kuadratin, në errësirën e kinemasë ku asnjë prej nesh nuk dukej, njësoj si bota jonë e brendshme, po ku syri që na kontrollonte kudo të gjithëve fuste në të, në brendësinë e mendjes e të shpirtit tonë, dritën e tij diktuese, formuese, hetuese, përmes lojës me historitë, personazhet, aktorët e paguar nga shteti për të argëtuar e farkëtuar ushtarët e vet. Loja funksiononte, kinematë ishin plot, filmat ecnin shumë dhe kur erdhën edhe televizorët “Iliria”, ca si dollapë me sy xhami ose sy xhami si dollap, e diela u bë si dita e mezipritshme e dollapit që hapej e na fuste në shtëpi aktorët. Ndrek Luca ishte mes tyre njëri ndër më tërheqësit, sidomos kur luante të zinjtë, sepse gati-gati fitonte dhe megjithëse e dinim që s’kishte asnjë shans, prapësprapë na fuste ankthin. Dhe kur e shihnim me të bardhët ishte lehtësim i madh, njësoj si kur një lojtar i madh me skuadrën kundërshtare që të ka nxirë jetën, vjen e luan për skuadrën tënde. Krejt rastësisht, në një televizor të hapur diku që rrinte aty si për zbukurim, pa zë, pasi s’e ndiqte askush, e pashë Ndrekën para pak kohësh me atë mushamanë e zezë, në anijen e famshme të Duelit të Heshtur. Çfarë aktori! Dhe sa gjynah që i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete. Sidoqoftë, rolet e Ndrek Lucës ngjajnë sot e gjithë ditën si shkëlqimet xixëlluese mbi atë mushamanë e zezë në anijen e një kohe të vdekur. Dhe tamam sot, në përvjetorin e lindjes e kujtoj si një nga heronjtë e përrallave të fëmijërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndrek luca edi rama ndrek luca

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet