LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtatzënë dy muajshe, Fjolla Morina pranon autorësinë e armës: E kam dhuratë nga një mik! Biznesmeni dhe shoferi që u ar

21 Shtator 2020, 07:58 Nga DOSJA
Shtatzënë dy muajshe, Fjolla Morina pranon autorësinë e

TIRANË– Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës që iu gjet në çantë, duke lënë jashtë përgjegjësive dy djemtë që e shoqëronin në momentin që u arrestua në pikën kufitare të Morinës. Në dëshminë e saj, këngëtarja, që në bazë të kodit penal, e akuzuar për trafik armësh në bashkëpunim, rrezikon deri në 20 vite burg, është shprehur se armën që kishte në çantë ia ka dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më dhe se e mbante në kujtim të tij.

Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë. Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,”- ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Nga ana tjetwr analizat kanw zbuluar se këngëtarja Fjolla Morina është shtatzënë dy muajshe. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, sipas gazetarit Elton Qyno ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është në pritje të një fëmije. Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina.

Ndërkohë, dy djemtë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji që u arrestuan bashkë me këngëtaren, janë shprehur se nuk kishin asnjë dijeni mbi armën që kishte këngëtarja. Përpara grupit hetimor, Syla dhe Muji, janë shprehur se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”– janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Pritet që të tre të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Njëri prej djemve që shoqëronte Morinën rezulton se është një biznesmen i njohur në Belgjikë. Ai është djali i Agim Sylës, një shqiptaro-kosovar që ka emigruar në Belgjikë, kur Fisniku ishte vetëm një fëmijë. Tashmë, Agimi, bashkë me dy djmetë e tij, menaxhojnë dhe kanë në pronësi pesë hotele në Sint-Niklaas të Belgjikës, T Goe Gevoel, Hôtel De Ville, De Gouden Arend, La vita è bella dhe snack bar Pic Nic.

Bashkë me familjen, Fisniku ka edhe organizatën jofitimprurëse “Ardhmëria” në Nieuëstraat, e cila është një nga disa shoqatat në Flanders që janë angazhuar për fatin e kosovarëve shqiptarë në Belgjikë. Vetëm 29 vjeç, Syla është edhe Presidenti i klubit të futbollit KF Gerda dhe baba i dy fëmijëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina fisnik syla fitim muji fjolla morina arrestohet fjolla morina fisnik syla fitim muji fjolla morina

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shtator 2020, 07:43

TIRANË– Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe Fitim Muji, shoferi i kësaj të fundit që gjithashtu u vu në pranga, kanë deklarua...

Aktualitet 21 Shtator 2020, 06:12

KAVAJË– Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet