LIVE UPDATES
Art&Argëtim

E PLOTË! Intervista e Ismail Qemalit në Paris, ç’tha para se të nisjet për në Londër. Medimet mbi Esad Pashën dhe të

25 Dhjetor 2020, 11:23 Nga DOSJA

Nga Aurenc Bebja

“Le Matin” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Ismail Qemalin në Paris në lidhje me Esad Pashën dhe të ardhmen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ismail Qemal Beu, një shqiptar nga Shqipëria, deputet i Vlorës në Dhomën e Deputetëve të Kostandinopojës, kreu i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë të formuar në Vlorë disa kohë më parë, sapo kaloi nëpër Paris.

Dje, ne realizuam me të një intervistë, para se të nisej për në Londër.

Ne e pyetëm atë :

 

— Çfarë mendoni, çfarë mendon qeveria e përkohshme shqiptare për Esad Pashën për lajmin që ai e ka shpallur veten Mbret të Shqipërisë?

Ismail Qemal beu na u përgjigj :

— Unë e njoh shumë mirë Esad Pashën. Ai është një njeri trim dhe guximtar. Nuk mund ta pranoj lajmin që gazetat po botojnë se ai ka bërë një marrëveshje me mbretin e Malit të Zi. “Nëse të jap Shkodrën, më lini Shqipërinë.”

Nuk dua ta besoj, sepse nëse kjo do të ishte e vërtetë, jo vetëm që Esad Pasha do ta tradhtonte Shqipërinë tonë, por gjithashtu ai do të kishte treguar pak inteligjencë dhe largpamësi, sepse populli shqiptar — tek i cili ai mbështetet — nuk do t’ia falte asnjëherë aktin e tij të tradhëtisë. Ai do t’i kundërshtonte çdo përpjekje të tij për të imponuar vullnetin dhe respektuar dëshirat e tij.

— A besoni, edhe nëse lajmet për marrëveshjen e tij me mbretin Nikolla janë të pasakta, që Esad Pasha mund të qëndrojë dhe të bëhet, në fakt, mbret i Shqipërisë?

— Nuk e besoj. Së pari, ne nuk duam që një vendas të jetë princi i Shqipërisë. Ne nuk e duam atë, sepse, për të pasur marrëdhënie të dobishme dhe fitimprurëse, ne kemi nevojë absolutisht për një princ të huaj, një princ të huaj të caktuar nga vetë Fuqitë, i cili, falë situatës dhe marrëdhënieve të tij personale, mund të siguronte për Shqipërinë atë që do t’i duhej nga jashtë. Një vendas nuk do të mund të vendoste kurrë marrëdhënie të kënaqshme me të huajt ashtu si një sovran i huaj, anëtar i ndonjë familje princërore, ose i lidhur me njërën prej tyre, dhe i cili, për më tepër, do të siguronte dashamirësinë e Fuqive të Mëdha.

— A mendoni se Esad Pasha do të mund të qëndrojë (në pushtet) në Tiranë apo në ndonjë vend në Shqipëri?

— Jo, nuk e besoj atë. Ushtria e tij e vogël do të shpërbëhet dhe populli nuk do ta ndjekë atë. Ai nuk ka mjete për të ushqyer ushtrinë e tij dhe mund të llogarisë vetëm tek populli për t’i siguruar këto mundësi. Ai nuk ka municione për të mbajtur një qëndrim të rrezikshëm. Nuk besoj se Esad Pasha mund të mbajë pushtetin.

— A mendoni se ai do të ketë mbështetjen e shteteve të Ballkanit?

— Jo, nuk e besoj atë. Vetë Mali i Zi nuk do të kishte interes për të mërzitur fuqitë e mëdha, të cilat me siguri nuk do të duan të dinë asgjë për Esad Pashën.

— Si e shihni krijimin e shtetit të ri shqiptar? A keni burime për jetën dhe administratën e vendit?

— Ne me siguri do të kemi burimet e nevojshme. Nëse kufijtë e vendit tonë mbeten ata të vendosur nga Evropa, ne do të kemi një popullsi prej rreth 1.200.000 shpirtrash. Popullsia është homogjene, shqiptare, do të flasë vetëm një gjuhë; do të ketë të njëjtat zakone, të njëjtat ambicie. Pavarësisht se njerëzit tanë janë katolikë, myslimanë apo ortodoksë, kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi. Nuk do të ketë tek ne mosmarrëveshje për arsye të besimeve të ndryshme fetare.

Ne do të kemi, me taksa të arsyeshme, të ardhura prej 60 milion frangash, të cilat do të jenë më se të mjaftueshme për një administratë të mirë dhe për pagat e një xhandarmerie dhe një milice.

— Pra, ju nuk doni një ushtri?

— Jo ! Për çfarë do të na duhej një ushtri ? Ne do të kemi një milici, si në Zvicër, ashtu dhe në Mal të Zi.

Kështu që unë them se të ardhurat tona do të jenë të mjaftueshme për të paguar mirë nëpunësit tanë civilë, përveç interesit të një kredie që do të duhet të marrim për ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe ndërtesave të shërbimeve publike. Ne nuk duam shumë nëpunës publik, por ata që do të punësojmë do të paguhen mirë.

Ne e duam Shqipërinë për shqiptarët. Ne duam të jemi të pavarur. Ne nuk duam të jemi vasalë të Turqisë ose të ndonjë vendi tjetër. Kushtetuta jonë do të bazohet në formulën e mëposhtme :

“Shqipëria dëshiron pavarësinë kombëtare nga ana ekonomike dhe politike. Shqipëria dëshiron të ecë në harmoni të plotë me shtetet e tjera të Ballkanit. Shqipëria dëshiron të gëzojë dashamirësinë e të gjitha fuqive të Evropës pa përjashtim.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ismail qemali ismail qemali


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 25 Dhjetor 2020, 10:40

Zoti na ka dënuar rëndë

Me 1 nëntor të krishterët kujtojnë të vdekurit. Mbrëmjen e 2 nëntorit 2020 shtetasi austriak Kujtim F., familja e të cilit rrjedh nga fshati Çellopek i T...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet