Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Krishtlindjet janë festa kryesore e fesë kristiane, por tradita e festës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht.
Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Krishtlindje në pandemi!
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes, të cilat do kufizohen këtë herë për shkak të pandemisë që ka kapluar botën.
Vendet më të mëdha të botës, kanë marrë msa ekstreme për parandalimin e përhapjes së ioronavirust gjatë Krishtlindjeve.
Gjermania: Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e vendit gjatë Krishtlindjes mes një shtimi alarmues të rasteve të koronavirusit në vend. Sipas masave të reja të emergjencës që do fillojnë nga 16 dhejtori deri me 10 janar, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-të domosdoshme në mbarë Gjermaninë duhet të mbyllen, po ashtu edhe baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Po ashtu është ndaluar edhe shitja e fishekzjarreve dhe pirja e alkoolit në publik. I vetmi lehtësim është se deri në 10 njerëz do të lejohen të mblidhen për festimet e Krishtlindjes brenda një shtëpie ndërsa aktualisht lehohen vetëm 5 njerëz nga dy familje të ndryshme.
Italia: Udhëheqësi italian tani ka shtuar kufizimet për periudhën e Krishtlindjeve, por disa epidemiologë thonë se masa ka qënë shumë e vonë.
Austria: Restorantet dhe hotelet do të jenë të mbyllura deri më 6 janar. Austria doli nga karantina në 7 dhjetor, por restorantet dhe hotelet do të vazhdojnë të mos funksionojnë deri në 6 janar të 2021. Përsa i përket udhëtimeve, lejohen të vijnë njerëz nga: Australia, Islanda, Monaco, Sllovakia, Belgjika, Italia, Zelanda e Re, Sllovenia, Bullgaria, Japonia, Hollanda, Spanja, Danimarka, Kanadaja, Norvegjia, Gjermania, Kroacia, Polonia, Finlanda, Vatikani, Greqia, Qipro, Luksenburgu, Malta, Irlanda, Suedia, Zvicra, San Marino dhe Franca.
Belgjika: Belgjika nuk do të lejojë udhëtimet që s’janë të nevojshme. Që nga 18 dhjetori, të gjithë ata që vijnë nga një zonë e kuqe, do të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, por nëse bëjnë testin dhe dalin negativë, karantina reduktohet në 7 ditë. Për Krishtlindje, do të lejohen miqtë për të festuar së bashku, por vetëm në oborrin/kopshtin e shtëpisë. Vetëm 1 person do të lejohet të futet brenda shtëpisë nëse do t’i duhet të përdorë tualetin.
Bullgaria: Do të lejojë hyrjen e njerëzve nga 46 shtete, përfshi dhe Shqipërinë. Maskat janë detyrim, ndërsa aktivitetet dhe shtëpizat në “Fshatin e Krishtlindjeve” kanë reduktuar orarin në kryeqytet.
Danimarka: Danimarka ka mbyllur baret dhe palestrat për të shmangur përhapjen e Covid-19 dhe në 11 dhjetor karantina u zgjerua në më shumë se 31 bashki të vendit. Thuhet se ky vendim do të zgjasë deri në 3 janar.
Irlanda; Masat kufizuese u zgjatën deri në 6 janar. Të gjithë ata që do të hyjnë në vend duhet të kenë me vete përgjigjen negative të tamponit.
Franca: Resortet e skive janë të mbyllura, por ndonëse vendi është në karantinë, dyqanet do të qëndrojnë hapur. Qytetarët nuk mund të qëndrojnë jashtë për më shumë se 3 orë, por kjo masë do të lirohet në 24 dhjetor për t’u kthyer sërish pas Krishtlindjeve. Restorantet, resortet, etj do të jenë të mbyllura deri në 20 janar.
Suedia: Grumbullimi jo më shumë se 8 njerëz. Qeveria këshillon shmangien e kontakteve, mbajtjen e distancës dhe qëndrimin me njëri tjetrin për një kohë të shkurtër. Njerëzit duhet të shmangin dyqanet, trenat dhe autobuzët.
Krishtlindjet në Shqipëri!
Edhe besimtarët e krishterë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen! Festat këtë vit pritet të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit, teksa rrugët janë bosh. Qeveria shqiptare ka vendosur që të kufizojë orarin e lëvizjes, deri në 20:30 të mbrëmjes. Në kryeqytet një meshë u mbajt në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Shumë besimtarë kremtuan këtë mëngjes Krishtlindjen në kishën e ‘Shna Ndout’ në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtarët tregojnë se lutjet e tyre shkojnë më së shumti për tejkalimin e kësaj situate të vështire që po kalon vendi si shkak i pandemisë COVID-19.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DashiDo jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dhe do kërkoni ne çdo moment ta kontrolloni atë. Kjo ne fakt do e përkeqësojë tej mase marrëdhë...
TIRANË- Këngëtarja e njohur Angjela Peristeri, e cila u shpall mbrëmë fituese e “Festivalit të 59-të të Këngës”, ka reaguar për herë të parë pas shumë krit...
TIRANË- Kejvina Kthella, ish-velina e njohur ka postuar sot foto tepër sensuale të saj në Instagram që ka bërë edhe vajzat të marrosen pas trupit të saj. N...
TIRANË – Anxhela Peristeri u shpall fituese e vendit të parë në “Fest ivalin e Këngës”, por mesa duket, disa artistë konkurrentë nuk kanë rënë dakord.Vend...
FRANCË– Balerina e njohur Hueyda El Saied është kurorëzuar në martesë me Thierry-n, partnerin e saj nga Franca.Prej disa kohësh, ata kanë jetuar së b...
TIRANË– Këngëtarja Xhesika Polo iu ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve që e komentuan negativisht në rrjet pas veshjes ekstravagante në festivalin e 59...
TIRANË– Një pame jo e zakonshme është regjistruar dje gjatë festivalit të këngës në RTSH. Moderatorja Jonida Vokshi është ngjitur në skenën e “Italia...
TIRANË– Vajza e këngëtares së njohur Gjyste Vulaj, Rosana, ka ‘provokuar’ sërish me foto gjysmë e zhveshur.Rosana Vulaj shpesh bëhet krye...
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Dhjetor 2020Ismail Qemal Beu, një shqiptar nga Shqipëria, deputet i Vlorës në Dhomën e Deputetëve të Kostandinopojës, kreu i qeve...
Modelja e njour britanike, Stella Tennant, ka vdekur në moshën 50 vjeçare.Figura e njohur në pasarelën e viteve ‘90, ka ndërruar jetë në mënyrë të paprit...