LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË/ Zbardhet qëndrimi i Opozitës së Bashkuar për lista 100 % të hapura: Propozimi i PS ‘vret’ 5 qershorin

24 Korrik 2020, 16:48 Nga DOSJA
E PLOTË/ Zbardhet qëndrimi i Opozitës së Bashkuar për

TIRANË- Opozita e bashkuar ka propozuar sot zyrtarisht në Këshillin Politik, nismën për hapjen 100% të listave. Sipas dokumentit të plotë të siguruar nga Dosja.al bëhet me dije se ndryshimi i njënanshëm i PS, prek jo vetëm elementë të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.

Më tej shtohet se Opozita e Bashkuar propozon se nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

“Për Opozitën e Bashkuar është e papranueshme që 1/3 fituese e listave të jetë e mbyllur, ndërsa 2/3 të jenë të hapura, sic propozon PS. Kjo do të thotë në praktikë që pjesën dërrmuese fituese ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Ku është risia këtu? Pra rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar, dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese“, vijohet në dokument.

QËNDRIMI I PLOTË 

1. Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet dhunon Marrëveshjen Politike të 5 Qershorit. Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Ndryshimi i njënanshëm i PS, prek jo vetëm elementë të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.
 
2. Propozimi i njëanshëm i PS ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor: a) Duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar për rrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve; b) Duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral; c) Duke krijuar mundësinë për ndryshimin e pragut elektoral; dhe d) Duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit. Të gjithë këto elementë janë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.
 
3. Në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore, që është standardi i vetëm i gjithëpranuar për zgjedhje demokratike në vendet e Këshillit të Europës, thuhet shprehimisht se: “Qëndrueshmeria e ligjit ka rëndësi kritike për besueshmërinë e proçesit zgjedhor, i cili është me rëndësi jetike për konsolidimin e demokracisë. Praktikisht nuk ka shumë nevojë për mbrojtjen e parimeve bazë (ka pak të ngjarë që të ketë diskutime për to), por qëndrueshmeria e disa rregullave specifike të ligjit elektoral, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për shmangien e manipulimeve në favor te partisë në pushtet, por edhe çdo perceptim, sado i vogël, për manipulim. Problemi nuk konsiston në ndryshimin e sistemeve zgjedhore – ato gjithmonë mund të ndryshojnë duke u përmirësuar – por rishikimi i tyre i shpeshtë ose përpara (brenda një viti) zgjedhjeve. Edhe sikur qëllimi të mos jetë manipulimi, përsëri do të duket sikur ndryshimet jane diktuar nga interesat konjukturale politike……Një zgjidhje tjetër më fleksibël do të ishte të theksohej në Kushtetutë se, nëqoftëse do të ndryshohet ligji elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të aplikohet sistemi i vjetër – të paktën nëqoftëse këto zgjedhje do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm – dhe pas kësaj do të hyjë në fuqi sistemi i ri.”.
 
4. Në përputhje me këto standarte ndërkombëtare: a) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve; b) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që lidhen me koalicionet parazgjedhore dhe formulën e ndarjes së mandateve, duke u nisur nga interesat e njërës palë lidhur me konfigurimin politik që është krijuar në momentin para zgjedhjeve të rradhës. Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave; c) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat për ndarjen e zonave zgjedhore, (koncepti “Rajone” është i papërcaktuar në ligjin në fuqi dhe heqja e referimit tek ndarja aktuale administrative është e papranueshme dhe e pakuptimtë). Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave.
 
Hapja e listave nuk përbën asnjë arsye për të ndryshuar formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Koalicionet janë një mekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuar sëbashku dhe për të ruajtur të padeformuar vullnetin e qytetarëve. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje me formulën e koalicioneve apo mënyrën e shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve, por ka të bëjë vetëm me garën brenda listës së një partie politike.

5. Opozita e Bashkuar propozon se nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve. Për Opozitën e Bashkuar është e papranueshme që 1/3 fituese e listave të jetë e mbyllur, ndërsa 2/3 të jenë të hapura, sic propozon PS. Kjo do të thotë në praktikë që pjesën dërrmuese fituese ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Ku është risia këtu? Pra rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar, dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese.
 
Për më shumë, kjo do të sillte si efekt që në disa zona me numër të vogël mandatesh, si p.sh. Dibra, Kukësi, Gjirokastra, Berati, etj, vota parapëlqyese e qytetarëve të mos ketë asnjëfarë vlere, ndërsa në disa zona të tjera vota parapëlqyese e qytetarëve të ketë vlerë të kufizuar. Në vetvete kjo krijon pabarazi mes votuesve, disa kanë të drejtë të ndikojnë në përzgjedhje, ndërsa disa të tjerë të mos ndikojnë në përzgjedhje. Disa kandidatë janë të zgjedhur automatikisht, ndërsa disa të tjerë në sistem preferencial.
 
6. Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik. Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar kërkon që në procesin e dakordësimit të mekanizimit për hapjen 100 % të listave të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë, Edi Rama në një reagim në mediat sociale shprehej se nuk caktohen tani se sa do hapen listat 75% apo 100%, por këto detaje vendosen para datës 30 korrik. Ndërkohë në Këshillin Politik, maxhoranca nuk ka pranuar hapjen 100% të listave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet