Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
E RËNDË në Tiranë! 26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën nga Gana, më pas hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes në ve
2 Tetor 2021, 16:28Nga DOSJA
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën gjatë pasdites së sotme, duke shënuar dy viktima. Klinton Pira, 26 vjeç, gjatë një sherri të çastit qëlloi me thikë të dashurën e tij nga Gana me nënshtetësi franceze. E plagosur rëndë, por ende gjallë, Jawsackie Jaboah ka dalë nga banesa që kishin marrë të dy me qera për të kërkuar ndihmë nga fqinjët.
I mbetur vetëm brenda në banesë, 26-vjeçari shqiptar ka vendosur që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë, e si pasojë e impaktit ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë 31-vjeçarja e huaj është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, por nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra me thikë nga i ndjeri. Mësohet se e reja kishte vetëm pak orë që kishte ardhur në Shqipëri për të takuar të dashurin e saj, ndërsa i riu nga Dibra prej një muaji qëndronte në Shqipëri.
Ndërkohë që hetimet kanë nisur, ende nuk dihet se përse ka nisur sherri mes çiftit dhe arsyen se përse 26-vjeçari qëlloi të renë nga Gana. Paraprakisht dyshohet për mosmarrëveshje pasi i riu kishte vendosur që të martohej për letra me të renë nga Gana, e cila kishte nënshtetësi franceze, por shkaku i vërtetë pritet që të zbardhet nga hetimet.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Lefterie Dhima, nëna e sportistit dhe peshëngritësit Pirro Dhima, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ajo u gjet e pajetë pranë bane...
TIRANË – Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, ka njoftuar ditën e sotme në rrjetin social Facebook se mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar ...
TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë kundër projektit të zgjatimit të Unazës Re, ku është projektuar që të shemben rreth 700 banesa në zonë....
DURRËS – Në veri të qytetit brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë është zhdukur. Edhe bunkerët, pjesë e fortifikimit shtetëror në br...
TIRANË – Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja në Shqipëri gjatë pandemisë. Importi i armëve të gjahut dhe fishekëve u rrit ndjeshëm gjatë viti...
TIRANË– Qytetarë të shumtë dhe studentë kanë dalë pasditen e sotme në protestë në sheshin “Nënë Tereza” për të ngritur zërin kundër vaksinimit me det...
Gjykatat shqiptare po hasin përherë e më shumë vështirësi për gjetjen e përkthyesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë që duhet të jenë në krah të migrantë...