Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Erozioni gërryen Durrësin/ Deti po përpin edhe rrugët në zonën bregdetare
2 Tetor 2021, 18:48Nga DOSJA
DURRËS – Në veri të qytetit brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë është zhdukur. Edhe bunkerët, pjesë e fortifikimit shtetëror në bregdet gjatë diktaturës, çdo vit e më shumë i largohen bregut.
Erozioni detar mbetet një nga format më agresive të erozionit dhe me pasoja për ekonominë dhe mjedisin. Këtu në Porto Romano pasojat e tij janë të dukshme përgjatë vijës bregdetare të zonës dhe në infrastrukturën rrugore. Veprimtaria gërryese e tij kanë lënë gjurmë në të gjithë rrugën e Bishtit të Pallës ku është investuar herë pas here në dallgëthyes.
Krahas faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit ka ndihmuar edhe veprimtaria e njeriut, duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë brigjeve të Adriatikut, ndërkohë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano pritet të sjellë të tjera zhvillime.
TIRANË – Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja në Shqipëri gjatë pandemisë. Importi i armëve të gjahut dhe fishekëve u rrit ndjeshëm gjatë viti...
TIRANË– Qytetarë të shumtë dhe studentë kanë dalë pasditen e sotme në protestë në sheshin “Nënë Tereza” për të ngritur zërin kundër vaksinimit me det...
Gjykatat shqiptare po hasin përherë e më shumë vështirësi për gjetjen e përkthyesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë që duhet të jenë në krah të migrantë...
TIRANË- Kryeqyteti sot u trondit nga vdekja e një çifti në një nga banesat që kishte marrë me qera. Jawsackie Jaboah, nga Gana por me nënshtetësi fr...