LIVE UPDATES
Aktualitet

E shkarkoi nga Kryesia, Basha heq Vokshin si kryetare të Komisionit të Shëndetësisë

16 Dhjetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
E shkarkoi nga Kryesia, Basha heq Vokshin si kryetare të Komisionit të

TIRANË– Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ndryshimin e Kryetares së Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi dhe disa sekretarëve të tjerë. Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për deputetët që janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, si Flamur Noka (anëtar i komisionit të Sigurisë), Albana Vokshin (Kryetare e Komisionit të Sigurisë), Oerd Bylybashin (Zëvendëskryetar i Komisionit Ligjeve) dhe Belind Këlliçin (anëtar i Komisionit të Integrimit).

Ende nuk dihet se kush do t’i zëvendësojë në komisione deputetët e Partisë Demokratike. Ky hap i kryedemokratit Lulzim Basha vjen pasi ai i përjashtoi deputetët nga kryesia e Partisë Demokratike. Konkretisht më 12 dhjetor, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike shkarkoi me 251 vota pro Edi Palokën si kryetar dhe anëtarët e kryesisë e sekretarët. Bëhet fjalë për: Belind Këlliçin; Ivi Kason; Albana Vokshin; Aldo Bumçin; Gent Strazimirin; Gert Bogdanin; Oerd Bylykbashin; Flamur Nokën; Ervin Minarollin; Ledina Mandian dhe Tomorr Alizotin. Të gjithë emrat e mësipërm janë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike me në krye Këlliçin që pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë.

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike?

E gjitha vjen nga data 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes “non grata” nga SHBA-ja. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Ai akuzoi liderin e PD-së Lulzim Bashën se ka shkatërruar opozitën duke bashkëpunuar me kryeministrin Rama. Gjithashtu, Berisha e fajësoi Bashën për humbjen e 4 zgjedhjeve dhe shkatërrimin e brendshëm të PD-së. Prej këtij momenti, marrëdhëniet e tij me pasardhësin e PD-së u tensionuan derisa u krijuan dy kampe brenda selisë blu. Me kalimin e ditëve, Basha e akuzoi Berishën si “pjesë të trekëndëshit të Bermudës” (Rama-Berisha-Meta) dhe për drejtim të partisë në mënyrë diktatoriale.

Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro-shkarkimit të Bashës. Në këtë kuvend, u miratua dhe statuti i ri i PD-së si dhe u miratua mbajtja e Referendumit për legjitimin e shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të Partisë. Por, Basha nuk e njeh vendimin duke përjashtuar në një mbledhje të Këshillit Kombëtar i PD-së në 12 dhjetor të gjithë mbështetësit e Berishës dhe duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. 

Para dy ditësh, u regjistrua përballja e parë mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës në selinë e PD-së. Basha organizoi mbledhjen e grupit të punës për zgjedhjet e reja të organeve të PD-së, më konkretiksht në FRPD dhe LDG. Ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij e sulmuan se ka dërguar persona të armatosur që kanë kërcënuar anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Fill pas përplasjes, dje Basha u takua me një përfaqësi të 6 ambasadorëve të huaj. Më pas, Komisioni i Rithemelimit të PD-së denoncoi veprimin e radhës së kryetarit demokrat Basha për shkarkimin e disa kryetarëve dhe sekretarëve të degëve të PD-së pasi kanë mbështetur Berishën dhe lëvizjen e tij për rithemelimin e partisë opozitare.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të duhet të zgjidhë konfliktin politik në rrugë ligjore. Në ditët e fundit, janë dërguar në gjykatë ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut, ku Basha u rizgjodh për herë të dytë si kryetar i PD-së dhe në krahun tjetër Komisioni i Rithemelimit ka sjellë ndryshimet e fundit statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit në “Air Albania”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albana vokshi basha shkarkon vokshin lulzim basha albana vokshi basha shkarkon vokshin lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet