"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Edhe pse jo mbretërorë, Meghan dhe Harry sërish shkaktojnë trazira! Markle, një amerikanë krenare. Votoi me postë për pr
3 Nëntor 2020, 22:00Nga DOSJA
SHBA– Meghan Markle ka votuar me postë për zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Amerikë. Por ky detaj nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tyre në Britaninë e Madhe, të cilët pretendojnë se Meghan dhe Harry kanë shkelur traditën shekullore që konsiston në faktin se anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të qëndrojnë politikisht neutral. Por megjithatë asnjë prej tyre nuk i ka më titujt mbretërorë…
“Harry nuk është në gjendje të marrë pjesë në zgjedhje sepse ai nuk është një shtetas amerikan, ndërsa Meghan mezi priste të hidhte votën e saj. E nisi me postë. Meghan ishte një amerikane shumë kohë para se të ishte “mbretërore”,“- i tha një burim Neë York Post.
Harry mund të mos jetë në gjendje të votojë në të vërtetë në zgjedhje, por një burim i afërt i çiftit tha se të dy kanë pasur një ‘interes të madh’ për ngjarjet politike në vend. Meghan, e cila ka lindur në Los Anxhelos ka të ngjarë të ketë votuar në shtetin e Kalifornisë, dhe edhe pse nuk e kanë shprehur hapur kë mbështesin, kanë lënë të të kuptohet se të dy janë pro demokratit Joe Biden.
Ditën e sotme, më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin. Dy fshatrat e parë që u numërua votimi për shkak të numrit të ulët të votave, u ndanë 1 Trump dhe 1 Biden, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues këtë të fundit me 52% Biden dhe 44% Trump.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Një britanik ka vendosur 5 milion dollarë bast se presidenti Donald Trump do të dalë fitimtar nga zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Amerikë....
SHBA-Kandidati demokrat në garën presidenciale në Shtetet e Bashkura, Joe Biden ka premtuar para elektoratit të tij se nëse fiton zgjedhjet sot, do të jetë pres...
SHKUP- Kujtim Fejzullahu me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është njëri prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë mbrëmjen e djeshme.Ndërkohë në n...
SHBA– Teksa amerikanët po votojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump është shprehur se do ta shpallë fitoren, vetëm kur “të dalë triumfator”.“Nuk...
SHBA- Amerikanët po votojnë sot për të zgjedhur fituesin në garën presidenciale midis Joe Biden dhe Donald Trump. Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar një laj...
SHBA- Miliona amerikanë i janë drejtuar sot qendrave të votimit teksa e gjithë bota bën pyetjen se cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme,...
TURQI– Kërkimet për nxjerrjen e presonave që ndodhen nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi Truqinë vazhdojnë. Ndërkohë numri i viktimave është sht...
VJENË- Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) ka marrë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, ...
SHBA– Në vitin 2016, kandidati Donald Trump mori presidencën pasi fitoi Kolegjin Elektoral, ndonëse rivalja Hillary Clinton fitoi votën popullore.Por çfa...
VJENË- Kancelari austriak Sebastian Kurz ka komunikuar me presidentin Emmanuel Macron ditën e sotme, ku kanë diskutuar mbi dyshimin mes një lidhje midis su...