LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Shefi i sondazheve: Trump do të FITOJË

3 Nëntor 2020, 20:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Shefi i sondazheve: Trump do të

SHBA- Miliona amerikanë i janë drejtuar sot qendrave të votimit teksa e gjithë bota bën pyetjen se cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme, Donald Trump apo Joe Biden.

Në një intervistë të dhënë gazetarit Drini Zeqo për emisionin “Opinion”, Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group, thotë se gara do të jetë e ngushtë por në fund, Trump do të rizgjidhet.

Sipas sondazheve të kompanisë së tij, Trump do të fitojë në 4 nga 7 shtetet e lëkundura. Konkretisht në Florida, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Miçigan.

Cahaly thotë se pandemia nuk do  të ketë efekt në përcaktimin e fituesit pasi sipas tij qëndrimi i Trump kundër karantinës shkon përkrah atij të shumicës së amerikanëve.

Intervista e plotë në Opinion për gazetarin Drini Zeqo

D: Zoti Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group faleminderit qe jeni me ne sonte në televizionin kombëtar Klan, me një intervistë për emisionin Opinion. Së pari, ju keni parashikuar zgjedhjet e vitit 2016. Cilat janë parashikimet për këto zgjedhje?

R: Tani mund të them që Trump do të fitojë të paktën 270-275 ose më shumë në kolegjin zgjedhor, dhe do të rizgjidhet.

D: Cilat janë zonat e lëkundura? Çfarë përcaktoni si zona të lëkundura zoti Cahaly?

R: Mendoj që shtetet e lëkundura janë Florinda, Karolina e Veriut, Arizona, Michigan, Minesota, Pensilvania, Ëisconsin, Nevada… Mendoj që këto janë shtetet e lëkundura…

D: Po?

R: Mendoj që Trump do të fitojë në Florida, Karolinën e Veriut dhe Arizona. Mendoj që do të fitojë Michiganin.

D: Nëse krahasojmë këto shtete me zgjedhjet e 2016-tës, ç’mund të themi kësaj rradhe zoti Cahaly?

R: Mendoj që do të jetë rezultat i ngushtë në Ëisconsin, ku ai fitoi herën e fundit, dhe Pensilvania ka pasur disa vendime gjyqësore të çuditshme që i lejojnë njerëzit të dërgojnë votat me postë pas zgjedhjeve, pa garancinë e vulës postare që do të dërgohen përpara zgjedhjeve. Ndaj mendoj që do ta humbë Pensilvaninë edhe nëse merr pjesën më të madhe të votave legjitime. Në Pensilvani i duhet të fitojë me 4-5% në mënyrë që të kompensojë vjedhjet e votave që po ndodhin atje.

D: C’mund të na thoni për pandeminë, efektet e pandemisë. A ka efekt në zgjedhet e Trump?

R: Mendoj që nuk do të ketë ndonjë efekt të frikshmëm në fund, sepse numri i amerikanëve të cilët po votojnë vetëm prej Covid-it është shumë i vogël. Numri i atyre që votojnë për t’u marrë me Coronavirusin por për të mbajtur të hapur ekonominë është shumë i madh. Njerëzit besojnë që mund të zbatojnë rregullat, të vendosin maskën, të lajnë duart, të ruajnë distancën sociale por pjesa më e madhe e tyre, rreth 70% nuk duan të karantinohen në asnjë rrethanë. Ata që duan karantinim janë një minoritet i vogël. Biden e ka pozicionuar veten si kandidat pro karantinimit, ndërsa Trump thotë jo karantinë në asnjë rrethanë.

D: Kush po voton për Trump? C’mund të na thoni për votuesit e rinj zoti Cahaly?

R: Kemi dy tipe votuesish të rinj: Votues të cilët nuk kanë votuar për një kohë të gjatë, 5-6-20 vjet. Trump ka një menyrë për të tërhequr njerëzit në qendrat e votimit, ata që nuk kanë qenë të frymëzuar për të votuar për një kohë të gjatë. Ka edhe shumë njerëz që janë regjistruar kohët e fundit për të votuar për herë të parë.

D: Ka një diferencë të madhe mes sondazheve tuaja të Trafalgar Group dhe kompanive të tjera. Çmund të na thoni për këto diferenca?

R: Ndryshimi kryesor është që njerëzit në Amerikë po gjykohen sepse po shprehin mendime të cilat nuk janë politikisht korrekte, ndaj njerëzit kanë tendencën t’i mbajnë për vete këto mendime. Ne zbuluam që njerëzit nuk e pranojnë që do të votojnë për Trump kur nuk e dinë kush po i pyet. Njerëzit e formojnë përgjigjen që të duken sa më mirë në sytë e personit që i pyet në vend që të japin përgjigje të sinqertë. Ne ruajmë totalisht anonimatin e njerëzve që pyesim, gjithashtu i ndërtojmë pyetesorët e shkurtër sepse njeriu mesatar ka tendencën të lërë përgjysëm pyetësorët e gjatë.

D: C’mund të na thoni për komentet e presidentit Donald Trump, që këto zgjedhje do të jenë kaotike?

R: Që zgjedhjet do të jenë kaotike?

D: Po.

R: Epo nëse njerëzt vazhdojnë të numërojnë votat në ditët pas zgjedhjeve, nëse nuk kemi një mandat të qartë, shumë amerikanë do të ngrenë pyetje…

D: Njerëzit në Shqipëri janë shumë kuriozë për situatën, cdo gjë është mbyllur në Ëashington. Pse po ndodh kjo?

R: Epo nuk po ndodh për shkak se republikanët kanë protestuar dhe plaçkitur këto 6 muajt e fundit, (hahaha) këtë jua them me siguri. Përgjithësisht kur mendon për njerëzit që protestojnë dhe plackisin kur nuk marrin atë që kërkojnë, ata nuk janë mbështetës të Trump, por të krahut tjetër…

D: Pra ju jeni 100%, ose le të themi 99% i sigurtë që Trump do t’i fitojë këto zgjedhje zoti Cahaly?

R: Do thoja 60 me 40. Por me shumë gjasa do të rizgjidhet dhe do të marrë mbi 270 vota elektorale.

D: Kur mund të dalin rezultatet finale të këtyre zgjedhjeve sipas mendimit tuaj?

R: Varet sa dërrmues do të jetë për njërën palë ose tjetrën. Gara do të ngushtohet në disa shtete, sidomos ato me rregulla të ndërlikuara.

D: Pyetja e fundit është në lidhje me metodologjinë e sondazheve tuaja. Cmund të na thoni për këtë?

R: për këtë po flisja, përdorimin e pyetësorëve te shkurtër, gjithashtu bëjmë pyetje plotësuese ër të kuptuar se cfare mendon personi, jo cfare thote.

D: Faleminderit për kohën tuaj zoti Cahaly

R: Absolutisht. Është gjithnjë kënaqësi të flasësh me dikë nga Shipëria. Populli shqiptar është i mrekulueshëm. Janë mbështetës të mëdhenj të SHBA-ve dhe ne kemi të njetin qendrim për ta.

D: Faleminderit shumë.

Marrë nga: Opinion

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump oe biden zgjedhjet ne shba 2020 zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump oe biden zgjedhjet ne shba 2020 zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion