LIVE UPDATES
Aktualitet

Edhe sot i pazbuluar/ Vrasja e tmerrshme që ndodhi në 2006, si u masakrua me sharrë e reja, hetimi që solli Shqipëri 3 agje

9 Korrik 2020, 15:20 Nga DOSJA
Edhe sot i pazbuluar/ Vrasja e tmerrshme që ndodhi në 2006, si u

Tragjedia në familjen Josifi nuk është më e rënda që ka ndodhur në këtë vend. Një prej atyre ngjarjeve që padyshim do të mbeten gjatë në kujtesën e gazetarëve të kronikës, padyshim që do të jetë edhe kjo, por për fat të keq Shqipëria shënon përherë krime të rënda, shpesh për motive kriminale.

Por, dy viktimat Anisa dhe Zhaneta Josifi e kanë humbur jetën për një motiv që vështirë të zbardhet e për të cilën hetuesit do e kenë shumë të vështirë të shkojnë deri në fund.

Kjo, për shkak të kompleksitetit të çështjes, mungesës së të dhënave, apo edhe tërësia e provave që u gjetën dhe mungojnë në vendngjarje.

Por në harkun kohor të 3 dekadave të fundit, përjashtuar tragjeditë me numër të lartë viktimash, siç ato detare, kryesisht vendi ynë ka shënuar krime monstruoze.

Ekspertë të krimit kanë shënuar 50 raste të krimeve tejet të rënda për nga mënyra sesi kanë ndodhur, vështirësia në identifikimin e kufomave, apo edhe identifikimi i autorëve.

Disa prej rasteve të krimeve më monstruoze janë të njohura, si vrasja dhe shëtitja me kokën e prerë të një personi në Lushnjë nga Aldo Bare, ekzekutimi i Mirjan Bubsit, pedagogut të Inxhinierisë që u gjet në Dajt, të cilin autorët e kishin mbytur me peshqir e më pas djegur kufomën.

Por, edhe më vonë ka pasur krime të rënda si vrasja e Kozeta Hysenit, Erieta Avdylit, apo rasti kur një punonjës i SHIK vrau nënë e bijë në mes të Tiranës, apo edhe vrasja e një prifti italian në Durrës, kufoma e të cilit u zhduk nga autorët.

Por, ngjarja që ka bërë edhe më shumë bujë, të paktën pas viteve 2005, kur rendi dhe qetësia filluan të vendosen pas kaosit të vitit 1997, është masakrimi i trupit të një 25-vjeçare, që u gjet në rezervuarin e Zall Herrit.

Në atë kohë ky krim u konsiderua i një lloji krejt të veçantë, për motivet, mënyrën e kryerjes e për të cilin për herë të parë në Shqipëri mbërritën ekspertë të FBI, për hetimin e këtij krimi.

Dyshimet ishin për një vrasës maniak, por as sot e kësaj dite kufoma nuk është identifikuar dhe sigurisht as autori, pavarësisht dyshimeve se ai mund të ishte nga Mali i Zi.

“Një krim i kryer me një “pasion” në kufijtë e çmendurisë”. Ky ishte mendimi i ekspertëve të Kriminalistikës për kufomën e gjetur në tetorin e vitit 2006. Vrasësi sipas tyre ka qenë një përbindësh i vërtetë, ndërsa veprimet, ngjajnë si të shkëputur nga skenari i një filmi horror. E ka qëlluar me sëpatë pas koke, goditje që edhe dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e viktimës.

E ka zhveshur, pastaj me thikë i ka prerë buzët, gjuhën, organin gjenital. Por çmenduria e vrasësit nuk është ndaluar as me kaq. I ka prerë kokën, pastaj trupin, në pjesën e legenit dhe gjymtyrët. Hetuesit arritën në konkluzionin se prerja është kryer me sharrë.

Ishin të gjithë këto elementë të krimit, që ngritën në atë kohë dyshimin e tmerrshëm se vrasësi mund të ishte një maniak i vërtetë, i shtyrë edhe nga pasione të pakontrolluar seksuale.

Dhe kjo gjë ka shkaktuar dhe frikën e policisë se ngjarja mund të përsëritet me tjetër viktimë, ndaj dhe fshatarët e zonës në atë kohë u këshilluan të kenë kujdes në punët e tyre të përditshme. Mond Rizaj, një prej ish- drejtuesve të Policisë në atë kohë, teksa i rikthehet këtij krimi, thotë se për herë të parë e të vetme u ftuan në Tiranë 3 ekspertë të FBI, njëri prej të cilëve i specializuar për “profilin e autorit”…

Gjithashtu kufoma u dërgua dhe ekzaminua në një prej laboratorëve më në zë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si rezultat i konkluzioneve, ajo ngjarje u lidh me disa ngjarje të ngjashme, në SHBA dhe Europë.

Për ato vrasje dyshohej një shqiptar i një Malit të Zi, dhe agjentët e FBI arrestuan një të dyshuar, por për fatin e keq e paidentifikuar edhe sot, nuk u arrit të zbulohet lidhja e viktimës me të dyshuarin.

Madje, kufoma u dërgua për ekzaminim jashtë Shqipërisë dhe u përdorën sistemet e inteligjencës kriminale, si pasojë e të cilës pati një të dyshuar, i cili kishte akuza të provuara për 6 vrasje me të njëjtin “modus operandi”…, disa prej të cilave unike edhe sot.

Marrë nga Shqip

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agjentet e fbi ne shqiperi vrasja e vitit 2006 agjentet e fbi ne shqiperi vrasja e vitit 2006


Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Korrik 2020, 12:53

TIRANË–  Petrit Bylykbashi një pacient i infektuar për të dytën herë rradhazi  nga koronavirusi ka folur rreth kësaj përvojë të vështirë që i është dashur ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet