Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shtyhet DOSJA Llalla! GJKKO vendos në nëntor për fatin e ish-kryeprokurorit, shkak kërkesa e avokatit
9 Korrik 2020, 12:21Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur shtyrjen për në nëntor të gjykimit të dosjes së ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Shkak për shtyrjen e vendimit është bërë kërkesa e avokatit, i cili ka pretenduar se ka nevojë për dis a hetime shtesë.
Mbi Llalën rëndon akuza e fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për banesën që ai ka në afërsi të Qytetit Studenti, të cilën e ka legalizuar në kundërshti me ligjin dhe nuk e ka deklaruar, për këtë arsye ai do të vihet para ligjit.
Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisurdisa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.
Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e djeshme në një nga maternitetet e Tiranës, një fëmijë ka lindur i mbështjellë me me qese amniotike, ku ndryshe në gjuhën popullore quhet “i...
TIRANË- Akademia e Shkencave ka ndërhyrë në debatin publik që po mban gjallë diskutimet në rrjetet sociale por edhe mes studiuesve në lidhje me dy figurat ...
TIRANË– Gjykata ka caktuar një masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, për dy vepra të reja penale, “Kanosja” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Gjuta për...
TIRANË- Rëndohet situata e të infektuarve me COVID-19. Dosja.al mëson se sot janë nisur drejt spitalit Infektiv 2 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë. ...
GREQI– Një shtetas shqiptar, drejtues i grupit famëkeq të gjobave ndaj biznesit në Koridhalo të Greqisë është vënë nën pranga pas një operacioni të madh ...
TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet lidhur me vetëvrasjen e Bilbil Hasanit në burgun 313 në shkurt të këtij viti. Burime ...
TIRANË -Një 23-vjeçar me iniciale Sh.T., është arrestuar në Tiranë, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj kushërirës së tij. Arrestimi i tij u krye n...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezërit D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç. Sipas policisë të rinjtë shpërndanin kokainë dhe kanab...
Aktualitet 9 Korrik 2020, 10:26
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri ka raportuar për vitin 2019 në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai ësht...