LIVE UPDATES
Politike

Shpërndarja e ndihmave, acarohet Rama: Ku e patë show-in more iu martë e mira, rrini në shtëpi, mos na turpëroni!

22 Mars 2020, 12:20 Nga DOSJA
Shpërndarja e ndihmave, acarohet Rama: Ku e patë show-in more iu

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish një video-mesazh për të gjithë qytetarët duke i kërkuar që të respektojnë nesër oraret e lëvizjes dhe të gjitha këshillat e shpërndara nga OBSH për të parandaluar infektimin me covid-19.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se orari për momentin do të mbetej i njëjtë dhe se po shihej mundësia e një sistemi kontrolli në mënyrë elektronike për qytetarët. Megjithatë kreu i qeverisë u shpreh se 8 orë lëvizje ishin mjaftueshëm për të mbyllur të gjitha nevojat. 

Numri një i mazhorancës nuk u kursye sot as ndaj komenteve negative që kishte lexuar në videot që ai kishte publikuar teksa Operacioni Humanitar u dërgonte ndihma familjave në nevojë. 

“Kjo është një luftë kur fiton kush rri më shumë në krevat. Mos na turpëroni në jetë të jetëve për mustaqet e Çelos. Mos ta bëjmë njëri-tjetrin viktimë. Atë që armiku do të na e bëjë mos ta bëjmë mal turpi. Ne do të fitojmë me çdo kush këtë luftë,“-tha Rama.

FJALA E PLOTË:

Policia e shtetit më informon se nuk ka pasur asnjë këmbë njeriu në rrugë. mirënjohje ata që ndihmuan të tjerët në nevojë. mirënjohje ju që po rrini brenda dhe po ndihmoni në luftë. deri dje kemi ndihmuar 14 mijë familje. do të vazhdojmë pa pushim përditë të trokasim në dyer e pensionistëve të vetmuar, në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti që s’kanë as derë se jetojnë ende në çadra. do bëjmë gjithçka mos t’i mungojë ushqimi bazë, medikamentet e nevojshme dhe çdo ndihmë urgjencë. Disa prej jush që zakoni i keq i mllefit politik nuk iu ndalen as në këtë kohë kolere, dhe nuk rrinë dot pa e treguar veten nuk ndalen duke shkruar komente të ulëta të turpshme, për ata që janë rrugëve dhe nuk rrinë në shtëpi, shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për shoë, por çfarë shoë more iu martë e mira? Çfarë shoë? E keni mësuar gabim dhe e përdorni për të përqeshin. Flasin për vjedhje dhe selektivizim ndihmash, po ku e patë more iu martë e mira? Me dylbitë e syve që nuk duhan të shohin.

Flasin për popullin që vdes për bukë, kur vetë luanin me iPhone. Ja ku më keni mua më shani sa të doni por respektojini ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi. Ata nuk kanë asnjë borxh të lexojnë komente të këqija. Po bëjmë gjithçka dimë dhe gjithçka mundemi. Po bëjmë të pamundurën. S’duam as lëvdata dhe as mirënjohje. Kjo është detyra jonë. Por duhet solidaritet, respekt dhe mirënjoheje. Nesër në 05:00 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 1 të drekës do keni 8 orë për të bërë pazar. Keq kur ishin dy orare, keq me një orar më të zgjatur, mesa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf, as për komoditetin e njerëzve por janë të imponuara nga nevojat e përballimit të një luftë. Kjo na kërcënon të marrë me mijëra njerëz me vete. Dhe nuk e kuptojnë çfarë lidhje kanë oraret me rrugët e mbushura plot, dhe tregjet plot, por të ecim të mbarojmë punë të mbajmë radhë rresht, të durojmë të presim derisa të mbarojmë punë. Disa thonë të mbyllemi dy javë pa dalë fare mos të dalë asnjëri, po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar? Pastaj pse të mos zbatojmë rregullat, pse të mos jemi rigoroz në këtë luftë, dhe si mund të mos na mjaftojnë 8 orë për të blerë bukën e të bërë pazare? Nuk duam të zgjohemi herët dhe duam të turremi të gjithë në orën 10:00 nëpër dyqane, tregje e rrugë. Dje postova një video dhe njerëzit u hodhën përpjetë ata që i njihni të gjithë dhe s’dua fare të merrem. U kërkova ndjesë për pasaktësinë por jo për mesazhin e atyre pamjeve. Më flasin se rashë pre e qytetarit dixhital që ishte i pafajshëm. Nesër e tutje forcat e rendit nuk do të tolerojnë askënd dhe xhirot në rrugë janë të paligjshme. Po mundohemi për një sistem kontrolli në mënyrë elektronike që ta bëjmë të racionalizuar. Duhet të adaptohemi me orarin e ri që të marrim masa të reja dhe të adaptohemi me ndryshimet e vazhdueshme. Askush të mos mbesë pa e kuptuar. Mos të ankohemi dreqi e mori. Nuk na qëlloi të luftojmë me pushkë a me shpatë kundër armiqëve shumë herë më të mirë të armatosur. Kjo është një luftë kur fiton kush rri më shumë në krevat. Mos na turpëroni në jetë të jetëve për mustaqet e Çelos. Mos ta bëjmë njëri-tjetrin viktimë. Atë që armiku do të na e bëjë mos ta bëjmë mal turpi. Ne do të fitojmë me çdo kush këtë luftë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll
Politike 21 Mars 2020, 22:13

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin n...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion