LIVE UPDATES
Politike

Edi Rama shpall Olta Xhaçkën investitor strategjik, i fal bregdet në Himarë

3 Mars 2022, 13:22 Nga DOSJA

Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për t’i falur tokën shtetërore në bregdet e madje edhe vet bregdetin një anëtari të saj. Nuk është imagjinatë. As ndonjë ndodhi në republikat afrikane. Është ngjarje reale në mes të Europës. Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi një vendim, i cili i fal për 30 vjet një sipërfaqe të madhi bregdeti në Gjilekë të Himarës një kompanie të quajtur AGTCC Hotel Management. Kompania do të ndërtojë aty një resort të pagëzuar me emrin Dreamades Luxury Suites.

Më parë, në mars të vitit të kaluar, ky subjekt ka marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike edhe statusin e investitorit strategjik. Por kush qëndron pas AGTCC Hotel Management?

Sipas ekstraktit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pronare e kompanisë AGTCC Hotel Management është një shtetase amerikane nga Massachusettsi e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort, 30 vjeçarja nga Massachusettsi ja ka dalë të marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare e madje të marrë falas një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar në Gjilekë të Himarës. Bingo.

Pyetja që lind natyrshëm është cili është çelësi i suksesit për studenten amerikane të Epokës? Dhe përgjigja është e thjesht. Zonja Sutton është thjesht një koperturë, që maskon pronarin real që po gllabëron bregdetin e Himarës.

AGTCC Hotel Management është themeluar në 25 qershor të vitit të kaluar. Veprimet për regjistrimin e saj në QKB janë kryer nga Iris Erebara. Zonja Erebara është juristja e kompanisë AG. TCC, që zotërohet nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Por lidhjet nuk mbarojnë këtu.

Adresa e kompanisë AGTCC Hotel management është në një dyqan në pallatin Kristi-Co, që gjendet në Rrugën’Dervish Bej Mitrovica.’ Në të njëjtën adresë, në të njëjtin dyqan gjendet edhe dy kompani të tjera. Ato quhen Peninsula Development dhe Generate.

Peninsula Development ka administrator shtetasin idlir Lopçi, që është njëkohësisht edh eish administratori i kompanisë AG. TCC që zotërohet nga familja e zonjës Xhaçka. Kompania tjetër Generate zotërohet nga Andi Canaj. Ky është punonjës i kompanisë AG TCC të Artan Gaçit. Të paktën ka qenë deri në qershor të vitit të kaluar kur ka kryer veprime në emër të kësaj kompanie.

Në fakt Peninsula Development, Generate dhe AGTCC Hotel Management janë satellite të pronarit real, që po merr tokën në bregdetin e Himarës. Ajo është kompania AG. TCC në pronësi të familjes së ministres së Mbrojtjes.

Madje së fundmi kjo kompania ka shtuar në vendet ku ushtron aktivitetin edhe adresën Gjilekë Himarë, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti Dreamades Luxury Suites. Për ta thënë më shkurt. Edi Rama shpalli investitor strategjik ministren e tij të mbrojtjes dhe një ditë më parë i fali edhe tokën shtetërore në bregdet. Aty ku do të ndërtohet resorti luksoz. Ndoshta me burim financimi të ardhurat nga paga.

Publikuar nga MCNTV

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama olta xhacka edi rama olta xhacka


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet