LIVE UPDATES
Politike

VD-Meta në “Forumin për Kulturën”: Udhëheqësit e vërtetë punojnë për të mbrojtur paqen

3 Mars 2022, 13:00 Nga DOSJA
VD-Meta në “Forumin për Kulturën”:

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti “Forumin Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë” që po zhvillohet në Valeta, nën kujdesin e Presidentit të Maltës, George Vella. Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta përmendi luftën që po ndodh në Ukrainë, duke e cilësuar atë si një periudhë të errët jo vetëm për Ukrainën po për të gjithë botën. Meta përsëriti mesazhin se ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor është shumë e rëndësishme për të gjithë Evropën, duke theksuar këtu edhe harmoninë ndërfetare që ne kemi si popull.


“I nderuar President i Maltës, Sh. T. Z. George Vella! Shkëlqesia Juaj Marzouq Al-Ghanim, Kryeparlamentari i Shtetit të Kuvajtit, E nderuar Presidente e Kosovës, Sh. S. Znj. Vjosa Osmani, I nderuar President Sh. T. Z. Stjepan Mesiç, Të nderuar kryetarë të Parlamenteve të vendeve përfaqësuese, Kryetarë dhe përfaqësuesit e organizatave dhe fondacioneve kulturore, shoqërisë civile dhe botës akademike! Të nderuar të ftuar! Jam i nderuar që marr pjesë në Forumin Botëror për Kulturën e Një Paqe të Drejtë, 2022. I shpreh mirënjohjen time Presidentit të Maltës, Sh.T.Z. George Vella, për mikpritjen e kësaj veprimtarie, për organizimin e këtij forumi, që mbahet veçanërisht në momente kaq dramatike – kur paqja, lidershipi i vërtetë, ndërmjetësimi dhe pajtimi midis kombeve dhe popujve janë një domosdoshmëri dhe urgjencë.

Teksa ne po flasim këtu, raketat dhe bombat po hidhen drejt qyteteve, spitaleve, shkollave dhe shtëpive të Ukrainës. Shumë civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Kjo është një periudhë e zezë jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën. Ajo tregon se të gjithë liderët botërorë dhe të gjithë aktorët kryesorë në politikë-bërje, në vendet e tyre dhe në arenën ndërkombëtare, duhet të jenë vigjilentë dhe të mos e marrin kurrë paqen si të mirëqenë. Të gjithë ne jetojmë nën të njëjtin qiell, por shikojmë horizonte të ndryshme. Udhëheqja e vërtetë përfshin vizionin dhe vendosmërinë për të shikuar përpara, drejt një të ardhmeje më të ndritur, duke i shërbyer popullit, vendit si dhe duke mbrojtur paqen.

Udhëheqja e vërtetë do të thotë që të jesh i aftë për të parashikuar çdo rrezik potencial si dhe për të vepruar paraprakisht, duke punuar pa u lodhur e duke i frymëzuar njerëzit drejt rrugës së tolerancës, gjithëpërfshirjes dhe harmonisë mes qytetarëve dhe kombeve. Udhëheqja e vërtetë tregohet nëpërmjet shembujve dhe jo vetëm fjalëve dhe opinioneve. Udhëheqësit e vërtetë punojnë për të mbrojtur paqen në çdo kohë, dhe ata mund të parandalojnë konfliktet vetëm duke mundësuar dhe konsoliduar demokracinë për kombet e tyre. Vetëm demokracia mund të parandalojë luftën dhe të ndërtojë besim mes kombeve. Nëse qeveritë ofrojnë demokraci dhe begati në vendin e tyre për qytetarët e tyre, atëherë do të ketë respekt të ndërsjellë midis kombeve dhe qytetarëve të tyre, pavarësisht nga origjina, feja, etnia, forca dhe madhësia.

Sot në botë ka shumë konflikte dhe ato janë ndezur nga udhëheqës të papërgjegjshëm, përjashtues dhe të dhunshëm. Udhëheqësit jodemokratikë i shtypin popujt e tyre, përçajnë kombet dhe u hapin rrugë ambicieve ekspansioniste, duke shkaktuar konflikte dhe duke kërcënuar paqen. Bota sot po përjeton rritjen e rrymave populiste, nacionaliste dhe ekstremiste në disa vende, të cilat mbështesin me nostalgji ekspansionizmin, ringjalljen e koncepteve shtet-komb, ndarjet etnike e deri te ndryshimi i kufijve territorialë fatkeqësisht. Ngjarjet e fundit në Ukrainë duhet të jenë një mësim dhe një kambanë alarmi për të gjithë liderët botërorë dhe aleancat demokratike. Një thirrje zgjimi për përpjekjet e eksperimenteve territoriale në rajone të tjera. Prandaj, duhen bërë përpjekje të mëtejshme dhe duhet të ndërtohen mekanizma më të fortë për të siguruar paqen në rajone të tjera të kontinentit dhe të botës.

Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor është gjithashtu thelbësore për paqen e Europës dhe botës siç e kemi parë deri më tani. Ne jemi të përkushtuar për të promovuar paqen dhe për të bërë gjithçka për të ndaluar çdo konflikt në rajonin tonë. Ruajtja e paqes në rajonin e Mesdheut është thelbësore për të tashmen dhe të ardhmen e shumë vendeve dhe kontinenteve, sepse rajoni i Mesdheut është djepi i qytetërimit. Ky rajon i bukur dhe magjepsës ka shërbyer për mijëra vjet si një urë kulturore, historike dhe tregtare midis vendeve mesdhetare dhe kontinenteve të ndryshme, ku Malta është një shembull i kësaj. Një mozaik magjepsës i kulturave dhe popujve të ndryshëm, aq i pasur me histori, vlera dhe tradita të kaluara dhe të tashme, që e bëjnë qytetërimin mesdhetar kaq unik dhe me ndikim në trashëgiminë botërore, çështjet ndërkombëtare, si dhe një potencial dhe kontribues të madh për paqen botërore në të ardhmen. Është i bekur me qytetërime të mëdha dhe shumëllojshmëri kulturore, me histori dhe besime fetare të ndryshme, me kombe, burime natyrore e turistike, me popuj të mrekullueshëm dhe mikpritës.

Është vërtet një thesar botëror që duhet trajtuar si një trashëgimi e përbashkët, që duhet të bashkojë popujt dhe jo t’i ndajë ata. Rajoni i Mesdheut përballet me një sfidë, jo vetëm për të ruajtur dhe forcuar paqen, por edhe për të mbrojtur mjedisin, trashëgiminë kulturore, zgjidhjen e çdo konflikti të mundshëm, marrjen e masave kundër efekteve të ndryshme klimaterike dhe të përqendrohet në edukimin e të rinjve si dhe mbi të ardhmen e tyre të begatë, që duhet mbështetur gjithmonë mbi paqen. Vlerat tona më të mira kombëtare, dashuria për vendin dhe popullin tonë, toleranca për të tjerët, besimi në Zot dhe respektimi i integritetit njerëzor, duhet të bashkojnë vendet tona dhe qytetarët tanë, si dhe të shërbejnë si thelbi i paqes dhe bashkimit. “Paqja nuk arrihet përmes dhunës; ajo mundësohet vetëm nëpërmjet mirëkuptimit!’ – ka thënë Ralf Emersoni, kështu që nuk ka vend për dhunë, përfshirë këtu edhe ekstremizmin fetar.

Harmonia ndër-fetare dhe bashkëjetesa janë arritur shumë herë në të shkuarën dhe mund të shndërrohen në realitet për çdo komb. Shqipëria është një shembull i tillë për botën dhe për shekuj me radhë mbetet një model paqeje dhe harmonie mes komuniteteve fetare. Të gjitha besimet në Shqipëri i bashkojnë njerëzit edhe më shumë nën dashurinë për vendin. Dhe kjo na bën krenarë dhe unë dëshiroj të falenderoj për këtë gjë edhe më shumë Imzot George Frendon e Maltës, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin edhe më shumë të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri. Qeveritë duhet të investojnë në arsimin dhe rininë, të cilat janë bazat e tolerancës në një shoqëri dhe perspektiva e së ardhmes, dhe vetë themelet e arkitekturës së paqes.

Duhet bërë arsimi i fëmijëve në shkolla me një kulturë paqeje dhe tolerance, rritja e tyre duke i brumosur me shmangien e gjuhës së urrejtjes, pa diskrimin racor, fetar apo etnik. Ato duhet t’i përkushtohen promovimit të tolerancës dhe harmonisë, bashkëpunimit ndër-kulturor, arsimimit të brezave të rinjë me vlerat e pasura historike dhe kulturore të popujve të Mesdheut. Udhëheqësit e vërtetë duhet të luftojnë varfërinë dhe pabarazinë, sepse ato sjellin konflikte sociale dhe mund të ndezin radikalizmin duke paraqitur kërcënime ndaj harmonisë dhe qëndrueshmërisë vendase dhe rajonale. Të nderuar të ftuar, Paqja mbetet gjithmonë e brishtë dhe e kërcënuar, prandaj duhet të punojmë për të, çdo sekondë dhe çdo minutë. Nuk është një dhuratë, por duhet fituar dhe mbrojtur në çdo kohë. Nëse jemi neglizhentë dhe jo vigjilentë në paqe, një ditë do të zgjohemi në luftë. Misioni i çdo lideri dhe aspirata e çdo kombi duhet të fokusohet rreth paqes dhe begatisë. Duke ju shprehur edhe një herë mirënjohjen për këtë forum të rëndësishëm, që po ofron një kontribut të madh për paqen dhe harmoninë mes popujve, ju faleminderit!”

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike george vella ilir meta george vella ilir meta

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit