LIVE UPDATES
Politike

“Kishte frikë se e vrisnin apo martonin me zor”, Rama tregon për VIP-in ndërkombëtar që kërkoi blind dhe kallshnikovë

11 Shkurt 2020, 17:20 Nga DOSJA
“Kishte frikë se e vrisnin apo martonin me zor”, Rama tregon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori me një personazh VIP ndërkombëtar i cili nuk kishte pranuar të dilte nga salla e pritjes në rinas nëse qeveria shqiptare nuk do t’i dërgonte një automjet të blinduar dhe mbrojtje me kallashnikov. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si qytet, në Pallatin e Brigadave, Rama preferoi të tregonte këtë histori. Kryeministri vuri në dukje faktin se personi në fjalë, nga një njeri i tmerruar që kishte frikë se mos e vrisnin në kryeqytetin shqiptar, ishte kthyer duke kërkuar ndjesë pasi ishte mrekulluar nga mikpritja.

“Ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë ose që janë në pozicione shumë të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të kthehen në Tiranë. Mora vesh për njërin dhe i çova një e-mail dhe i thashë: A është e vërtetë se ke aplikuar për t’u kthyer në Tiranë? Po, është e vërtetë më tha, pasi ke qenë në Tiranë nuk ka kontinent që ta mbush syrin. Tani s’më intereson se kush po më shan, por kjo është e vërtetë.

Mbase ata që vijnë nga Amerika janë të lumtur sepse këtu ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerëve iu duket sikur vijnë në mes të Europës. Kanë ardhur austriakët, italianët, komunistët, pastaj liri-demokratikasit dhe pastaj në fund fare erdhi dhe lali Eri. Në të gjithë këtë rrugëtim Tirana u ndërtua si një qytet etektik. Imagjinoni pak çfarë do të ndodhë pas 100 vjetësh këtu…është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje por unë mendoj se asgjë nuk e pengon Tiranën të jetë befasuese.

Tirana është një vend ku të të gjithë përpiqen të vënë rregull, por që sërish do dalë dikush që do të prishë rregullin. Tani do flas për një VIP ndërkombëtar nga një vend shumë serioz. Kishte ardhur me policë dhe nuk dilte nga salla VIP në Rinas. Donte automatik dhe makinë të blinduar. Kishte idenë se kishte ardhur në një vend ku rrrugës mund ta vrisnin apo ta martonin me zor. Pas shumë negociatash, u detyruam, sepse erdhi deri tek unë fjala. I thashë të kthehej sepse ne nuk ofrojmë shërbime me kallashnikovë. Ai u bind dhe erdhi në Tiranë e më kërkoi ndjesë. Më kërkoi falje dhe më tha se ndihej në siklet, sepse kishte parë shumë vende dhe ishte ndjerë budalla nga kërkesa që kishte bërë. Ky është fakt,”– tha Rama ndër të tjera.

Viti 2020 shënon 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme si: Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, kryeminstri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i tiranes kryeqytet edi rama erion veliaj tirane 100-vjetori i tiranes kryeqytet edi rama erion veliaj tirane

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen