LIVE UPDATES
Editorial

Presidenti me mafian shqiptare, si po rrezikon SHBA që të jetë në anën e gabuar në Ekuador

Presidenti ekuadorian i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion. Edhe Carrera ka mohuar të ketë shkelur ligjin dhe ka hapur një padí kundër një gazetari që ka raportuar skandalin.

13 Mars 2023, 14:01 Nga Luis Ortiz
Presidenti me mafian shqiptare, si po rrezikon SHBA që të jetë
Presidenti Guillermo Lasso dhe Joe Biden

Nga Luis Ortiz*, AL JAZEERA

Në thuajse dy vjet që kur Guillermo Lasso, një bankier milioner konservativ, fitoi presidencën e Ekuadorit, rajoni ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Liderët e krahut të majtë kanë fituar zgjedhje pas zgjedhjesh, përfshirë edhe në Kolumbinë fqinjë, e cila për shumë dekada ka qenë aleati kryesor strategjik i SHBA në hemisferë. Kjo zhvendosje gjeopolitike drejt së majtës u ka dhënë marrëdhënieve SHBA-Ekuador një rëndësi të veçantë për Uashingtonin – si edhe për Kuiton.

Shumë zyrtarë amerikanë të nivelit të lartë kanë vizituar Ekuadorin, ndërkohë që vetë Lassos iu rezervua një pritje e ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë në dhjetor. Në prag të vizitës, Kongresi i SHBA miratoi Aktin e Partneritetit SHBA-Ekuador, i cili synon të forcojë më tej marrëdhëniet dypalëshe.

“Ekuadori shquhet si shembull në Amerikën Latine dhe Karaibe për përpjekjet për fuqizimin e qeverisjes demokratike dhe për të drejtat e njeriut”, tha në atë kohë Senatori Bob Menendez, i cili është një nga bashkësponsorizuesit e Aktit. 

Por situata në terren flet ndryshe.

Në vitet e fundit, Ekuadori ka pësuar rënie të fortë në shumicën e masave të zhvillimit dhe mirëqenies publike dhe ka rrëshqitur pas drejt paligjshmërisë. Varfëria dhe pabarazia janë në rritje pas viteve me përmirësim të qëndrueshëm, ndërsa situata e sigurisë në vend është përkeqësuar dramatikisht.

Shkalla e vrasjeve në Ekuador është rritur nga 5.8 vrasje për çdo 100,000 banorë më 2017 – një nga më të ulëtat në hemisferën perëndimore – në 25.5 më 2022. Sot, dy qytete ekuadoriane konsiderohen si më vdekjeprurëset në botë.

Ekuadori ka arritur tani edhe nivele të frikshme të dhunës në burgje. Vendi dhe rajoni janë tronditur nga 11 masakra në shkallë të madhe të lidhura me bandat në sistemin e burgjeve, me 416 të burgosur të vrarë brutalisht që nga shkurti 2021.

Kartelet e drogës kanë infiltruar në polici e ushtri. Në dhjetor 2021, Michael Fitzpatrick, ambasadori i SHBA në Ekuador, i denoncoi publikisht “narkogjeneralët” e vendit, ndonëse kjo nuk e uli aspak entuziazmin në Uashington për administratën e re.

Si rezultat i kësaj situate në degradim, Lasso është bërë jashtëzakonisht jopopullor. Në sondazhet e fundit, shkalla e aprovimit për të lëkundet midis 12 e 14 për qind.

Në shkurt, partia kryesore e opozitës fitoi të gjitha garat kyç në zgjedhjet lokale, përfshirë kryebashkiakët në kryeqytetin Kuito dhe Guajakil, dy qytetet më të mëdha të Ekuadorit, dhe tani qeveris në shumicën e provincave më të rëndësishme, kur jeton rreth 70% e popullsisë.

Në njëjtat zgjedhje, ekuadorianët votuan edhe për tetë pyetje referendumesh, të gjitha të promovuara nga Lasso, përfshirë ndryshime në Kushtetutë. Votuesit i hodhën poshtë të gjitha reformat e propozuara prej tij.

Në javët e fundit, disa skandale korrupsioni i kanë dhënë goditje të tjera presidentit të lëkundur të Ekuadorit. Kunati i tij, Danilo Carrera, po hetohet për një skemë në shkallë të gjerë korrupsioni për falsifikimin e kontratave në sektorin e energjisë.

Prokurori i Përgjithshëm ka hapur hetim edhe për lidhjet e dyshuara midis njërit prej bashkëpunëtorëve të afërt të Carreras me një rrjet shqiptar të trafikut të drogës dhe për përpjekjet e qeverisë së Lassos për të mbyllur një hetim mbi këtë rrjet të krimit të organizuar.

Kunati i presidentit akuzohet edhe për fshehje pasurish në SHBA, përfshirë kompani aksionere në Florida. Vetë Lasso është përballur me akuza, që përpara zgjedhjes më 2021, për drejtimin e një rrjeti kompleks kompanish offshore në juridiksione që dyshohet se i kanë mundësuar shmangien e taksave. Ai shfaqet rregullisht edhe në Pandora Papers.

Që nga 2017, mbajtja e pasurive në strehat fiskale përbën krim të ndëshkueshëm për zyrtarët publikë ekuadorianë. Pavarësisht se mund të ketë shkelur ligjin, Lasso ia ka dalë të qëndrojë në post – si dhe të jetë midis vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti ekuadorian i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion. Edhe Carrera ka mohuar të ketë shkelur ligjin dhe ka hapur një padí kundër një gazetari që ka raportuar skandalin.

Edhe Lasso është përpjekur të intimidojë publikisht gazetarët që hetojnë akuzat për korrupsion, duke i quajtur “terroristë të medias”, “mercenarë lajmesh”, dhe “kopilë të përkëdhelur që duhen ndaluar menjëherë”. Shoqata e medias Reporterë pa kufij i ka dënuar “sulmet e dhunshme” të tij kundër shtypit.

Kur është thirrur në interpelancë nga parlamenti i Ekuadorit, Lasso ka refuzuar të marrë pjesë në seancë për të dhënë versionin e vet të ngjarjeve.

Një ditë pasi prokurori nxori një mandat për të kontrolluar pallatin presidencial në lidhje me një hetim për korrupsion, qeveria largoi hetuesit e policisë të caktuar me këtë çështje, një masë që u denoncua nga parlamenti dhe Gjykata Kombëtare e Drejtësisë.

Po, deri tani, qeveria e Lassos nuk ka marrë gjë tjetër veç lavdërimeve nga autoritetet amerikane. “Ne e admirojmë zërin e fortë për demokraci që ju ndani me popullin ekuadorian, por edhe për popujt në gjithë hemisferën”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Ekuador në tetorin e kaluar.

“Ju dhe unë bashkohemi jo vetëm nga vlerat tona, por edhe nga vizioni që kemi për të ardhmen, një e ardhme e lirë dhe demokratike”, i tha Presidenti Joe Biden pas takimit me presidentin ekuadorian në dhjetor.

E gjitha kjo është shoqëruar nga lavdërimet e establishmentit amerikan të politikës së jashtme, me Eric Farnsworth, zëvendëspresident i Këshillit të Amerikave, që i bënte thirrje SHBA të mbështeste pa mëdyshje Ekuadorin e Lassos, një “demokraci e fortë në një lagje të trazuar”.

Thirrja u dëgjua nga senatori Republikan Marco Rubio, i cili, pa u shqetësuar nga akuzat për korrupsion, fluturoi në Ekuador në fund të shkurtit në shenjë përkrahjeje për qeverinë e lëkundur të Lassos.

Por e vërteta është se nën sundimin e Lassos Ekuadori ka lëvizur prapa. Institucionet dhe shteti ligjor janë në shembje dhe korrupsioni lulëzon e ka penetruar rrethin e afërt të Lassos. Nën dritën këtyre zhvillimeve shqetësuese, administrata Biden duhet t’i qëndrojë përkushtimit për luftimin e korrupsionit, edhe kur bëhet fjalë për aleatët.

Ajo duhet të denoncojë sulmet e Lassos kundër medias dhe përpjekjet e tij për të ndërhyrë në hetimet mbi shkeljet e dyshuara nga ana e bashkëpunëtorëve të afërt. Departamenti i Drejtësisë dhe ai i Thesarit në SHBA duhet të hetojnë pretendimet se Lasso, kunati i tij dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë asete në juridiksionet e SHBA.

Nëse SHBA vazhdon të mbështesë me sy mbyllur presidentin ekuadorian, rrezikon të shihet si përkrahëse e korrupsionit dhe autoritarizmit nga ekuadorianët e të tjerët në rajon. Dhe ndërsa kriza në vend thellohet, Uashingtoni mund të përfundojë në anën e gabuar të historisë.

*Luis Ortiz është analist politik dhe konsulent zhvillimi, si dhe ish-këshilltar për Ekuadorin, Kolumbinë e Kilin në Bordin e Drejtorëve në Bankën për Zhvillim Inter-Amerikan (2009–2017).

luis ortiz mafia shqiptare presidenti i eukuadorit

Sondazh

Poll
Editorial 9 Mars 2023, 12:35 Ditmir Bushati

Mes ideales dhe të mundshmes

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozu...

Editorial 7 Mars 2023, 09:16 Meri Lika

Diktatura e Absurdit

Meri Lika Do ta nis shkrimin tim me një strofë nga teksti i një kënge për fëmijë, me titull “Mbretëria me kok...

Editorial 2 Mars 2023, 08:58 Meri Lika

Yuri, nëse vula...!

Meri Lika  “Pse s’më erdhe kur të prita 100 vjet po m’bahet dita.” Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, t&eum...

Editorial 28 Shkurt 2023, 13:39 Arber Zaimi

Mbi “marrëveshjen”

Arber Zaimi Mbi “marrëveshjen”. 1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe b...

Editorial 28 Shkurt 2023, 11:32 Henry Kissinger

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...

Editorial 24 Shkurt 2023, 13:17 Politico

Si e dëboi Moska Francën nga Afrika

Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...

Editorial 21 Shkurt 2023, 09:54 Meri Lika

Fushata e sharlatanit politik

Politikani varet nga fjala!   Në fushatë, në televizion, në Parlament, apo në takime publike, në deklaratat që jep dhe...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj