LIVE UPDATES
Editorial

Ballkani si fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Evropës, ku po gabon Perëndimi

Ideja e krijimit të Serbisë së Madhe ishte një gur-themeli i politikës së Milosevic. Në vitin 1991, ai u takua me presidentin e atëhershëm kroat, Franjo Tudjman në Karagjorgjevë. Të dy ranë dakord të ndanin midis tyre Bosnje-Hercegovinën, me synimin krijimin e një Kroacie të Madhe dhe Serbie të Madhe.

22 Shkurt 2023, 13:51 Nga Marion Kraske
Ballkani si fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e
Foto ilustruese

Heinrich-Böll-Stiftung

Aleksandar Vucic ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slobodan Milosevic. Midis viteve 1998-2000, Vucic ishte Ministër për Informacion. Ndërkohë gjatë luftës në Bosnje, ku njësitë serbe kryen krime lufte të panumërta dhe gjenocid ndaj 8300 myslimanëve në Srebrenicë, ai ngjalli qëllimisht islamofobinë.

Për çdo serb të vdekur, do të vrasim 100 myslimanë, deklaroi ai, vetëm disa ditë pas masakrës së Srebrenicës. Që nga ajo kohë ai ka bërë shumë pak për t’u distancuar nga këto mizori. Madje deri në vitin 2018 ai e nderonte si një “udhëheqës të madh serb” Slobodan Milosevic, që u nxor para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë me akuza për krime lufte dhe gjenocid, por që vdiq gjatë gjykimit.

Ideja e krijimit të Serbisë së Madhe ishte një gur-themeli i politikës së Milosevic. Në vitin 1991, ai u takua me presidentin e atëhershëm kroat, Franjo Tudjman në Karagjorgjevë. Të dy ranë dakord të ndanin midis tyre Bosnje-Hercegovinën, me synimin krijimin e një Kroacie të Madhe dhe Serbie të Madhe.

Rezultati ishin krimet e tmerrshme të luftës. Por edhe sot, 28 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje dhe 24 vjet pas përfundimit të asaj në Kosovë, synimi i zgjerimit territorial vazhdon të luajë një rol qendror në politikën serbe. “Srpski Svet” (bota serbe), është emri i konceptit të bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet të vetëm, pra një version i ri-menduar i imperializmit që promovonte dikur Milosevic.

Lideri aktual në Beograd, i konsideron kufijtë aktualë si tërësisht të përkohshëm. Në këtë sfond, ai ka vite që luan një lojë ekspertësh të “maces me miun” me negociatorët perëndimorë. Instrumentet kryesore në këtë lojë janë pakicat serbe në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Udhëheqja boshnjake vazhdimisht nxit konflikt në emër të tyre.

Ndërsa Vucic ka refuzuar me vendosmëri të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në fundin e vitit të kaluar, nacionalistët serbë në veri të Kosovës ngritën barrikada ilegale. U sulmuan gazetarët dhe misionit i BE, EULEX. Beogradi kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë përtej kufirit.

Ky radikalizim i rrezikshëm që e zhyti Ballkanin në tmerret e viteve 1990, përbën në fakt një model të njohur: provoko, luaj me kartën etnike (minoriteti serb në Kosovë është në një “situatë të tmerrshme”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabic), bëj kërcënime, më pas ul gradualisht tensionet, derisa të vijmë tek provokimi i radhës.

Është problematike që lojtarët perëndimorë janë mësuar dhe po tolerojnë këtë model sjellje të Beogradit. Ai përmban të njëjtën narrativë që komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë Beogradit një ofertë. Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, SHBA-ja dhe BE-ja kanë tentuar kohët e fundit të arrijnë marrëveshje për krijimin e një Asociacioni të Komuniteteve Serbe në Kosovë, me objektivin e deklaruar “normalizimin e marrëdhënieve” midis 2 shteteve.

Por nga ana tjetër kritikët shohin tek krijimi i zonave të institucionalizuara serbe të ndikimit, rrezikun e një tjetër “Republika Srpska”, si ajo e dominuar nga serbët në Bosnje Hercegovinë. Nga ana tjetër në vend se të mbronte pandryshueshmërinë e kufijve në Evropë si një parim që nuk mund të negociohet, Uashingtoni mbështeti disa kohë më parë idenë e një shkëmbimi territoresh si një mjet për një marrëveshje përfundimtare.

Ideja u konceptua nga presidenti i Serbisë Vucic dhe homologu i tij në Kosovë në atë kohë, Hashim Thaçi, që sot është në pritje të gjykimit në Hagë për akuzat për krime të dyshuara të luftës gjatë luftës në Kosovë.  Kjo ide u mbështet pas disa hezitimesh edhe nga BE, dhe konkretisht nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Ajo nismë dështoi, jo vetëm për shkak të vetos së Gjermanisë që në atë kohë drejtohej nga kancelarja Angela Merkel por edhe sepse Thaçi shkoi në Hagë për t’u përballur me akuzat. Megjithatë, analistja nga Beogradi Izabela Kisic e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mendon se Vuçiç nuk i ka braktisur të gjitha shpresat për “ndarjen e Kosovës”.

Për të luajtur me kohën, Beogradi i është rikthyer politikës së provokimit të qëllimshëm, ndërsa pret një “situatë gjeopolitike më të favorshme”, siç është rikthimi në detyrë i Donald Trump. Ndërkohë Vucic ka mësuar se përshkallëzimi është një metodë që në fund të shpërblen, pasi të ofrohet gjithmonë diçka në këmbim.

Edhe marrëveshja e fundit që u është propozuar palëve synon që të “qetësojë” Vucic, dhe se pas krijimit të bashkësisë së komunave serbe, Beogradi do të distancohet zyrtarisht nga Moska. Por politologu dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, i Shkollës Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, është shprehur shumë kritik ndaj kësaj politike.

Ai argumenton se politika aktuale e SHBA-së për Ballkanin është “shumë e gabuar”. Sipas tij, Serbia po shkon drejt autoritarizmit dhe një bashkëpunimi më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën. Por edhe Gjermania gjithashtu ka dështuar që t’i rezistojë si duhet frymës nacionaliste në rajon.

Në vend të një strategjie koherente për Ballkanin, kancelarja Merkel e pranoi në mënyrë të njëanshme liderin autoritar serb, duke e cilësuar atë si një “spirancë”. Ajo u takua në Beograd me Vucic 16 herë në 9 vite. Dhe në fjalimin e saj të lamtumirës, Merkel e lavdëroi presidentin serb se ka “mbajtur gjithmonë premtimet e tij”.

Në fakt për vite me radhë, Vucic ka refuzuar të angazhohet qartazi ndaj politikës evropiane. Kur shpërtheu lufta ruse kundër Ukrainës, ai u fokusua tërësisht në marrëdhëniet e veçanta midis Serbisë dhe Rusisë. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksionet kundër Rusisë. Nuk është rastësi që në fillim të këtij viti grupimi paraushtarak rus Wagner hapi një zyrë në Beograd.

Duke pasur parasysh tensionet në rritje në rajon, mund të thuhet se koncepti gjerman i diplomacisë lajkatare të “stabilitokracisë” ka dështuar. Berlini është përqendruar për një kohë shumë të gjatë në stabilitetin në politikën e brendshme dhe tek llogaridhëniet në politikën e jashtme.

Në këmbim të kësaj, autokratëve iu falën të metat e tyre në respektimin e shtetit të së drejtës. Tani, me luftën në Ukrainë, situata në Ballkan po përshkallëzohet gjithashtu: me skenarin e fundit të krizës në Kosovën e Veriut në fillim të këtij viti, Vucic tregoi se rajoni është shumë pranë përsëritjeve të përplasjeve të mëparshme.

Edhe në Bosnje Hercegovinë, qeveria e Beogradit ka shfaqur hapur se aspiratat serbe për t’u bërë një fuqi e madhe janë një kërcënim për paqen. “Republika Srpska” (RS), pjesa e dominuar nga serbët e vendit, është produkt i politikës së spastrimit etnik nën Slobodan Milosevic.

Presidenti në detyrë i RS, Milorad Dodik, ka mbështetjen e Beogradit dhe Rusisë në synimet e tij për të krijuar një shtet të shkëputur të pavarur nga Bosnja. Qeveria e RS-së po bën të pamundurën për të minuar autoritetin e qeverisë qendrore në Saravejë. Një sjellje problematike po vërehet edhe nga Kroacia.

Shteti anëtar i BE-së ka ndjekur një kurs de fakto të ri-tugjmanizimit në politikën e tij të jashtme. Zagrebi e ka përdorur sistematikisht pakicën kroate në Bosnje (rreth 15 për qind) për të ndërtuar ndikimin e vet në vend. Qëllimi është të krijojë njësinë e tretë federative në vend.

Për këto arsye, ekziston një nevojë urgjente e ndryshimit të kursit të angazhimit të Gjermanisë në Ballkan. Tolerimi i ideve populiste çon në forcimin e separatistëve dhe politikave përçarëse, duke formuar një bosht të rrezikshëm destabilizimi me Rusinë, që nga ana tjetër, rrezikon interesat e sigurisë gjermane dhe evropiane. Sulmet aktuale ndaj shteteve multietnike të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi) duhet të rishqyrtohen në kontekstin e luftës në Ukrainë./bota.al

serbi kosove europe

Sondazh

Poll
Editorial 21 Shkurt 2023, 09:54 Meri Lika

Fushata e sharlatanit politik

Politikani varet nga fjala!   Në fushatë, në televizion, në Parlament, apo në takime publike, në deklaratat që jep dhe...

Editorial 17 Shkurt 2023, 12:08 Harry Bajraktari

15 vjet më parë ëndrra u bë realitet

Harry Bajraktari Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punua...

Editorial 17 Shkurt 2023, 11:55 Meri Lika

Kartonokracia

Meri Lika Shqipëria po kthehet në një vend të çuditshëm, kjo çuditshmëri e kohëve të fundit po bë...

Editorial 14 Shkurt 2023, 19:55 Meri Lika

Diktatura perfekte

Meri Lika Në vitin 1990, gjatë një takimi intelektualësh të organizuar nga Octavio Paz dhe të transmetuar në televizion,...

Editorial 8 Shkurt 2023, 10:04 Meri Lika

Kryeministri informal

Meri Lika Kishim dëgjuar për ekonomi informale, për biznes informal, për ndërtesa informale por asnjëherë nuk kishim d&e...

Editorial 3 Shkurt 2023, 20:23 Ditmir Bushati

Çfarë presim nga 2023?

Ditmir Bushati Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pritshmëritë fillestare të Putinit p&eum...

Editorial 3 Shkurt 2023, 09:11 Meri Lika

Sudoku Qeveritar

Meri Lika Shpesh e kam luajtur dhe vazhdoj ta luaj lojën puzzle Sudoku. Objektivi i lojës  është të mbushë një rrje...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë