LIVE UPDATES
Editorial

Çfarë presim nga 2023?

Le të rëndisim pesë çështjet që mund të shënjojnë vitin 2023 dhe që padyshim kanë një interes për ne.

3 Shkurt 2023, 20:23 Nga Ditmir Bushati
Çfarë presim nga 2023?
Ditmir Bushati

Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pritshmëritë fillestare të Putinit për një fitore të Rusisë dhe dorëzim të shpejtë të Ukrainës nuk u përmbushën. Bashkimi Europian u tregua më i fortë se ç’mund të mendohej në kundërpërgjigjen ndaj Rusisë. Ndërkohë që NATO rizbuloi arsyen e ekzistencës së saj. Natyrshëm ky vit do të jetë i lidhur ngushtë me luftën dhe pasojat e saj. Le të rëndisim pesë çështjet që mund të shënjojnë vitin 2023 dhe që padyshim kanë një interes për ne.

I. Federata Ruse 2.0?

Rusia do të jetë një kërcënim serioz për sigurinë e Europës dhe më gjerë. Deri tani Rusia e ka mbajtur luftën kundër Ukrainës brenda vendit, duke shmangur konfrontimin e drejtpërdrejt me NATO-n, me shpresën e lodhjes së Perëndimit në mbështetjen ndaj Kievit. SHBA dhe Europa po i japin Ukrainës disa prej sistemeve më të përparuara ushtarake, duke e trajtuar de facto si një shtet anëtar të NATO. Perëndimi do të evitojë me çdo kusht një luftë të drejtpërdrejt kundër fuqisë më të madhe bërthamore në botë, që do të kishte pasoja katastrofike për njerëzimin.

Sot, pozicionimi i Rusisë në arenën ndërkombëtare ngjason me Iranin. Ajo është e izoluar nga bota e demokracive të përparuara në rrafshin politik, ekonomik, diplomatik, teknologjik, kulturor e sportiv.

Rusia u detyrua të largohet nga Këshilli i Europës. Ministrit të saj të jashtëm iu ndalua pjesëmarrja nga Kryesia polake e OSBE në takimin vjetor të organizatës. Rreth dy të tretat e shteteve anëtare të OKB-së kanë dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, megjithëse më pak se 85% e popullsisë së botës ka vendosur sanksione ndaj saj. Ndërkohë, Parlamenti Europian e konsideroi Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin.

A është rasti të themi që jo çdo e keqe vjen për keq, dhe të jemi dëshmitarë të një Rusie në “shkatërrim krijues”? A është i ngjashëm ky proces me rrënimin e Bashkimit Sovjetik? Vërtetë, ka ende shumë pasiguri përreth. Lufta në Ukrainë nuk është një operacion i vogël. Ndikimi duket të jetë shumë më i madh se luftrat e mëparshme të Rusisë. Ndoshta as këtë vit nuk do të kemi qartësi rreth kontureve të një Federate të re Ruse, e as gjetjes së një baze të kënaqshme për kultivimin e marrëdhënive të reja me Perëndimin. Gjithsesi, një gjë është e qartë: Rruga drejt një të ardhme më të mirë për Rusinë varet nga kapitullimi i saj në Ukrainë.

II. Kosovë – Serbi

Lufta në Ukrainë ka hedhur dritë mbi çështjet e pazgjidhura politike dhe krisjet edhe në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, rajoni nuk është në rrezik të një sulmi të drejtpërdrejt nga Rusia. Më shqetësues është kapaciteti i Moskës për të shfrytëzuar konfliktet e papërfunduara dhe për të ndezur fitilat e destabilitetit. Sikundër nuk duhen nënvlerësuar efektet ekonomike të luftës.

Serbia mbetet qendra e ndikimit rus dhe kinez në rajon. Ndërkohë BE dhe SHBA kanë ndjekur tri objektiva në marrëdhëniet e tyre me Serbinë: të kufizojnë ndikimin e Rusisë dhe Kinës; të normalizojnë marrëdhëniet Serbi-Kosovë; dhe të mbrojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Edhe pse BE dhe SHBA nuk e kanë shterruar ndikimin e tyre në Serbi, suksesi në arritjen e objektivave të mësipërm ka qenë i kufizuar.

Serbia deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE kundër Rusisë. Madje, ka bërë hapa pas përsa i përket linjëzimit me pozicionet e politikës së jashtme të BE. Ndikimi i Kinës në Serbi është rritur në vend që të zvogëlohej. Kjo vihet re në investime, në infrastrukturën që lidhet me sigurinë, apo lidhjet politike dhe kulturore. Serbia vazhdon të mbështesë politikanë që me veprimet dhe retorikën e tyre kërcënojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Pyetja që shtrohet është nëse do të kemi këtë vit një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë bazuar tek njohja e ndërsjellë? Apo nëse do të kemi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si një hap i ndërmjetëm? Pavarësisht nismës franko-gjermane të mbështetur edhe nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, shanset për një zgjidhje të qëndrueshme, e për më tepër përfundimtare gjatë këtij viti duken të vogla. Serbia nuk duket e gatshme për të njohur Kosovën apo realitetin faktik. Refuzimi i Serbisë për t'u bashkuar me sanksionet e BE kundër Rusisë deri më tani nuk ka sjellë pasoja serioze për marrëdhëniet e Serbisë as me BE dhe as me SHBA. As BE dhe as SHBA nuk i mungon ndikimi në Serbi, pasi kjo e fundit është e mirëintegruar në strukturat ekonomike perëndimore. Ajo kryen pjesën më të madhe të tregtisë së saj me BE. Merr investime të konsiderueshme të huaja direkte nga ajo. Pa Perëndimin, Serbia nuk do të mbijetonte ekonomikisht.

Është jashtë çdo dyshimi se një marrëveshje përfundimtare Kosovë - Serbi do ta ndryshonte rajonin për më mirë, duke hequr pengesën më serioze si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në BE. Që kjo të ndodhë, shtetet anëtare të BE dhe NATO, që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes së saj. Kjo do ta ndihmonte edhe vetë Serbinë duke i hequr çdo alibi. Sikundër do t’i hiqte Rusinë një levë kryesore ndikimi në Serbi dhe rajon.

III. 20-vjetori i Samitit të Selanikut

2023 përkon me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut, ku u konfirmua angazhimi dhe vullneti politik i BE-së për anëtarësimin e shteteve të rajonit tonë në BE. Mirëpo, që prej Samitit të Selanikut të vitit 2003, procesi i anëtarësimit të shteteve të Europës Juglindore, me përjashtim të Kroacisë, nuk ka gjetur mënyrën për të fuqizuar forcat e ndryshimit në shoqëri, apo tërhequr qytetarët në procesin e shtetndërtimit demokratik, integritetit institucional dhe rrugën e reformave për zhvillim ekonomik të qendrueshëm.

Nëse BE-ja dëshiron të transformojë realisht kontinentin, të zgjerojë modelin e vet të qeverisjes, të inkurajojë reforma demokratike dhe të jetë një aktor me peshë globale, ajo duhet ta bëjë ofertën e saj të prekshme përmes ofrimit të mekanizmave ndihmues dhe përcaktimit të një afati kohor për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE të gjashtë shteteve të rajonit tonë.

Nevojitet një proces anëtarësimi i rreptë por i drejtë, i parashikueshëm. Mbi të gjitha i prekshëm dhe motivues për qytetarët, duke trajtuar me përparësi sundimin e së drejtës; hemorragjinë demografike; dhe hendekun zhvillimor të rajonit tonë me atë të BE-së. Një ogur i mirë për Shqipërinë do të ishte që përvjetori i njëzetë i Samitit të Selanikut të na gjente të ulur në tryezën e bisedimeve me BE-në për grup kapitullin e parë, që ka të bëjë me parimet themelore të shtetit të së drejtës.

IV. Zgjedhjet në Turqi

Turqia ka një profil transkontinental. Ajo është një partner strategjik rajonal për Shqipërinë, jo vetëm për shkak të historisë mes dy popujve tanë, por edhe për projektimin e fuqisë që ka, si anëtare e NATO-s, G-20, në Ballkan e Mesdhe. Në këtë kontekst, zgjedhjet presidencale e parlamentare të këtij viti në Turqi priten me interes.

Presidenti Erdogan ka pasur disa muaj mjaft të mirë. Ai është i vetmi udhëheqës i G-20 që mban marrëdhënie të mira pune si me Presidentin e Ukrainës, ashtu edhe me Presidentin e Rusisë, gjë që e ndihmoi atë të ndërmjetësonte një marrëveshje historike të grurit të Detit të Zi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Ai ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me europianët dhe amerikanët duke ofruar mbështetje të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, por nuk ka nguruar nga ana tjetër, të ngadalësoj procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Ndikimi i tij mbi të ardhmen e Sirisë, ku amerikanët vazhdojnë të kenë trupa të stacionuara, e bën gjithashtu thelbësor angazhimin e tij nga lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme. Kohët e fundit vihet re një marrëdhënie e rregulluar e Presidentit Turk me Princin e Kurorës Saudite, dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Me rritjen e madhe të pagave dhe politikat e tjera ekonomike të saposhpallura për turqit, Erdogan shkon më i sigurt drejt zgjedhjeve të muajit qershor. Pavarësisht kritikave në lidhje me përqendrimin e pushtetit dhe devijimin e rrugës europiane në lidhje me reformat e shtetit të së drejtës, Turqia mbetet një demokraci zgjedhore.

Është normale që dy dekada nga ardhja e tij në pushtet, popullariteti i tij të jetë i cenueshëm. Sidoqoftë, me interes priten lëvizjet në bllokun opozitar, nësë do të bashkohen për të mbështetur një kandidat të vetëm e të besueshëm. Diçka që nuk arritën ta bënin plotësisht gjatë dy zgjedhjeve të fundit presidenciale.

V. Polikrizat dhe fragmentimi i botës

Takimi i këtij viti në Davos konfirmoi se sfidat ndaj globalizimit janë strukturore dhe nuk e kanë origjinën tek krizat e ditës. Nuk nxiten nga rënia e fundit ekonomike. Pas tre viteve të pandemisë, përvjetorit të parë të një lufte që ka ndryshuar zinxhirët e furnizimit global dhe ka rritur inflacionin, të gjithë po flasin për të njejtat çështje globale: konfliktet ushtarake, ndryshimet klimatike, kibersferën dhe pasojat e shkundjes teknologjike. Thënë ndryshe për "polikrizat". Por, mesa duket edhe këtë vit përgjigjet pritet të jenë më pak se globale, si pasojë e një botë gjithnjë e më të fragmentuar.

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 3 Shkurt 2023, 09:11 Meri Lika

Sudoku Qeveritar

Meri Lika Shpesh e kam luajtur dhe vazhdoj ta luaj lojën puzzle Sudoku. Objektivi i lojës  është të mbushë një rrje...

Editorial 26 Janar 2023, 17:07 Meri Lika

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Meri Lika Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...

Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë