LIVE UPDATES
Editorial

Gangsterët që përdhunuan sigurinë e Amerikës dhe pluralizmin në Shqipëri

Apo si një black comedy, në rastin e pjesës amerikano-shqiptare, ku një ish-agjent i sigurimit shqiptar i jep lekë borxh në dorë bosit të FBI-së dhe ku një drejtor i një kompanie kineze kënaq dhe fantazinë më të shfrenuar të regjizorit, se është në të njëjtën kohë dhe këshilltari pa pagesë i kryeministrit shqiptar.

26 Janar 2023, 15:53 Nga Andi Bejtja
Gangsterët që përdhunuan sigurinë e Amerikës dhe
Andi Bejtja

Mega afera tashmë e njohur “McGonigal” nuk mund të shikohet ngushtësisht si një çështje e drejtësisë amerikane apo në rastin më të keq si një serial thriller Netfliksi me zyrtarë të FBI të korruptuar nga rusët. Apo si një black comedy, në rastin e pjesës amerikano-shqiptare, ku një ish-agjent i sigurimit shqiptar i jep lekë borxh në dorë bosit të FBI-së dhe ku një drejtor i një kompanie kineze kënaq dhe fantazinë më të shfrenuar të regjizorit, se është në të njëjtën kohë dhe këshilltari pa pagesë i kryeministrit shqiptar.

Vetëm aktakuza e Jurisë së Madhe, si rezultat i një hetimi disa vjeçar, nxjerr dy konkluzione të gurta që shkojnë përtej jurisprudencës: gangsterët e përfshirë në këtë histori kanë përdhunuar sigurinë e Amerikës, ndërsa për shqiptarët na kanë përçudnuar jo vetëm imazhin e Amerikës, por mbi të gjitha na kanë futur në arkivol pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Pjesa më dramatike për ne si shqiptarë, është momenti kur sekseri shqiptar, i jep para zyrtarit të lartë të FBI për të varrosur opozitën shqiptare me letra dhe fjalë të mara nga zyra e Kryeministrit shqiptar nga sekseri tjetër po shqiptar.

Thënë shqip dhe shkoqur, një Kryeministër i një vendi me më pak se tre milione banorë të mbetur, një zyrtar i lartë i FBI dhe dy sekseruq shqiptarë, jo vetëm thjesht vënë në diskutim sigurinë e Amerikës, por arrijnë të zhvendosën gjithë aksin demokratik të marëdhënieve Amerikë-Shqipëri, duke i bërë politikanët dhe diplomatët përtej oqeanit të gjykojnë dhe të veprojnë në mënyrë jo vetëm të padrejtë, por ndoshta dhe antidemokratike.

Nuk është çudi që një zyrtar i lartë atij niveli, që arrin deri aty sa t’i heqë sanksionet një nga oligarkëve më të mëdhenj rus, të mos ketë lehtësisht efektshmëri për heqjen apo vendosjen e një non grate të një politikani opozitar që armë të vetme kishte vetëm iPad dhe Facebook dhe për më tepër në një vend 3 milionësh ku Kryeministri i këtij vendi ngre dorën vullnetarisht për të marë muxhahedinë e afganë që dhe vetë Amerika e Madhe heziton t’i mbajë.

Ne nuk e dimë dot sot që po flasim sa janë kostot e fshehura finaciare të këtij operacioni për murosjen e opozitës në Shqipëri, (jam i sigurtë që janë shumë e më shumë), por dëmet që i kanë ardhur vendit nga kjo janë të pallogaritshme dhe Amerika e manipuluar pikërisht nga këto operacione mafioze në nivelin më të lartë, ka luajtur një rol kyç në përgatitjen e kostumit të këtij monizmi të pastër që po instalohet në Shqipëri.

Sot, ata që vazhdonin e sulmonin opozitën edhe pse në qivur, duke argumentuar se Amerika nuk gabon asnjëherë, janë më demode se kurrë, por më demode se kta janë ata që akoma nuk venë në pikëpyetje një nongrada pa prova dhe vazhdojnë të cilësojnë si antiamerikanë atë grup politik, social apo kulturor, që nuk bëri gjë tjetër vecse u mundua të ruajë pastërtisht pilarët e demokracisë në Shqipëri përkundrejt furtunës së një Amerike të manipuluar m’u në zemrën e saj.

Duam s’duam ky hetim i McGonigal në Amerikë, ka hapur një faqe të re jo thjesht në aspektin politik por dhe atë intelektualo-shoqëror. Për të filluar nga kjo e fundit, unë jam i sigurtë që intelektualë si Lubonja do ndiqen më me vëmëndje dhe më me kërshëri kur analizojnë gabimet e Uashingtonit, madje jam i sigurtë se makineria e propagandës shtetërore do e këtë të pamundur të gjejë dhe komentues dixhitalë me pagesë për t’ia vërsulur atij si anti-amerikan. Ndërsa politikisht, pas kësaj që ndodhi mund ta kuptoj që Taulant Balla vazhdon thotë “nuk i marrim parasysh propozimet e non grata-s në Parlament”, por e kam të vështirë ta imagjinoj se me çfarë kurajo morale, pjesa e mbetur e të ashtuqujturit grupi "Basha" të vazhdojë të mbajë vulën dhe kreun e grupit parlamentar.

Ndaj, Mega Afera Mc Gonigal nuk është thjesht një çështje drejtësie. Përfundimi i hetimeve mund të vërë në vend krenarinë amerikane dhe të rikthejë besimin te institucione si FBI. Po për ne është çështje jetike, është cështje pluralizmi e demokracie. Pas kësaj që ndodhi, madje na e keni borxh: Restore Democracy in Albania!

andi bejtja

Sondazh

Poll
Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Editorial 16 Janar 2023, 10:31 Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

Meri Lika Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...

Editorial 11 Janar 2023, 10:30 Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...

Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë