LIVE UPDATES
Editorial

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

roblemi ynë kryesor është se fondet që hyjnë në fushatat elektorale vijnë nga krimi i organizuar, apo nga kontraktorë shtetërorë të cilët në një mënyrë apo në një tjetër kanë përfituar fonde publike dhe që, pothuajse gjithmonë janë të përfshirë në struktura të ndryshme korrupsioni.

25 Janar 2023, 10:13 Nga Meri Lika
Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit
Meri Lika

Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, se korrupsioni ka filluar të shtrijë degët e tij jo vetëm në nivele ambasadorësh apo admnistratave të ambasadave të huaja, por deri edhe tek zyrtarë të institucioneve në këto vende.

Në vitin 1932, James Kerr Pollock (shkencëtar politik amerikan), e fillonte studimin e tij për financimet e fushatave elektorale në Angli, Gjermani dhe Francë, me një paralajmërim: "Marrëdhënia midis parasë dhe politikës është bërë një nga problemet më të mëdha të qeverisjes demokratike". Në libër, ai i bën thirrje opinionit publik që të kuptojë se “një jetë e shëndetshme politike nuk është e mundur nëse përdorimi i parasë nuk i nënshtrohet kufizimeve”.
91 vjet më vonë, pra nëntë dekada më vonë është konfirmuar vërtetësia e këtyre fjalëve. Financimi i politikës është kthyer në një kërcënim të përhershëm për integritetin dhe cilësinë e demokracisë në të gjitha pjesët e botës.

Kështu është edhe në Shqipëri.

Që prej fillimit të pushtetit të kësaj qeverie, opinioni ynë publik është tronditur nga një sërë skandalesh të mëdha krimi dhe korrupsioni, pothuajse të gjitha të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me financimet e fushatave elektorale. Kështu ka ndodhur me vjedhjen e votave duke përfshirë bandat kriminale në votime, me uljen e krimit në karriget e kuvendit apo në drejtimet e bashkive, vazhdoi me dosjen 184, me ministrin e brendshëm, me skandalin e patronazhistëve, dhe shumë skandale të tjera duke mbërritur deri tek këto më të fundit, inçeneratorët, financimet ruse në politikë dhe korruptimi i zyrtarëve amerikanë për të goditur kundërshtarin politik.

Çdo njëri prej këtyre skandaleve ka qenë një traumë për demokracinë tonë. Të gjitha kanë shërbyer për të konfirmuar perceptimin ogurzi se sistemet politike u shërbejnë, në thelb, atyre që pompohen në pushtet.
Nuk mendoj se vetëm unë jam e bindur se vendi ynë qeveriset për të mirën e disa grupeve të fuqishme dhe se financimi i fushatave politike dhe korrupsioni që rrjedh prej tyre ndihmojnë në shpjegimin e fatkeqësive tona aktuale politike, sepse këtë e tregojnë edhe të dhënat e Transparency International, ku vendi ynë vit pas viti ka zbritur në renditjen për perceptimin e korrupsionit nga vendi i 106 në vitin 2019 në vendin e 110 në vitin 2021.

Nuk kemi mungesë legjislacioni, problemi është tjetër. Problemi ynë kryesor është se fondet që hyjnë në fushatat elektorale vijnë nga krimi i organizuar, apo nga kontraktorë shtetërorë të cilët në një mënyrë apo në një tjetër kanë përfituar fonde publike dhe që, pothuajse gjithmonë janë të përfshirë në struktura të ndryshme korrupsioni. E vërteta e zymtë është se, megjithë bollëkun e ligjeve, udhëzimeve apo rregulloreve, tek ne ende nuk dihet se kush e financon politikën.

Fraza lapidar e politikanit amerikan Jesse Unruh, i cili dikur deklaroi se "paraja për politikën është si qumështi i gjirit të nënës", tregon vetëm një pjesë të së vërtetës.
E vërteta e plotë është se, ky qumësht ka elementë të rëndësishëm toksiciteti, të cilët duhet të eliminohen ose të paktën të kontrollohen, në të kundërt do tw na e shkatërrojnë totalisht demokracinë siç në këtë moment është duke ndodhur.

Për aq kohë sa ne si shoqëri do ta lejojmë veten që të fitojmë imunitet ndaj skandaleve korruptive të pushtetit, atëherë nuk duhet të presim asgjë tjetër përveçse të përmbytemi nga shiu i këtij korrupsionit, pa asnjë shpresë për shpëtim./Dosja.al

 

 

edi rama arrestohet charles mcgonigal meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 16 Janar 2023, 10:31 Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

Meri Lika Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...

Editorial 11 Janar 2023, 10:30 Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...

Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Editorial 22 Dhjetor 2022, 13:12 Ditmir Bushati

BE- Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

Foto ilustrim Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja ...

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Manja-Berishës: Ti do shkosh para meje përballë drejtësisë, mezi pres....

Basha rikthehet në Kuvend, momenti kur flet me dy deputetët e PD që ishin kundër ...

Berisha sulmon Ulsi Manjën: Vendin e ke te Gjushi, je kriminel elektoral

Drafti Ramës për asosacionin, Berisha: Rama shpalosi veten si vasal i Vuçiç

Rrezikon Albin Kurti të shpallet non grata nga SHBA-të? Rama: Nuk i hy këtyre gjërave...

Rama per dialogun Kosove Serbi: Situata po behet alarmante

Basha: PD nuk e drejton Berisha, është përjashtuar

Basha: Nuk jam takuar asnjëherë me Taulant Ballën spekulime

Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën,Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë..

Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional, qëndrimi im është parimor

Salianji: Opozita do të duhet të ribëhet

A do e mbështesë Bashën për kryetar, përgjigjet Alibeaj

Tensionet në mbledhjen e PD, Alibeaj: Asnjë nga anëtarët e kryesisë nuk ka qenë në presion.

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe...

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre