LIVE UPDATES
Editorial

Rritja e mediave sociale dhe kaosi i rendit të ri botëror

Në kushtet e trazirave ekonomike, pabarazive në rritje, erozionit të identitetit kombëtar të shkaktuar nga globalizimi dhe shpërdorimit të përpjekjeve të mëdha ushtarake në Irak dhe Afganistan “Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi e kanë humbur fuqinë e tyre të butë” thotë Riota.

16 Janar 2023, 13:49 Nga Steven Erlanger
Rritja e mediave sociale dhe kaosi i rendit të ri botëror
Foto ilustruese

Demokracia duket se është kudo nën sulm. Dhe ata që e sulmojnë variojnë nga populistët e zemëruar lokalë, tek autokratët që argumentojnë se pushteti i pakufizuar shtetëror prodhon më shumë përfitime për qytetarët e zakonshëm, dhe se demokracitë janë shumë të zhurmshme dhe të përçara për të bërë shumë mirë.

Madje edhe brenda Bashkimit Evropian, sfidat reale ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës po vijnë nga Polonia dhe Hungaria. Kjo e fundit cilësohet tashmë nga Parlamenti Evropian si një “demokraci e paplotë” dhe “një autokraci elektorale”. Fitorja e demokracisë liberale, të cilën Fresis Fukujama e kremtoi me të drejtë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, mund të tingëllojë sot boshe.

Ose është së paku nën kërcënimin e madh nga autokracitë, që variojnë nga Rusia në Kinë në Turqi, Brazil por edhe vendet e Gjirit të pasura me naftë. Sipas të dhënave nga “V-Dem Institute”, që monitoron demokracinë dhe variantet e saj, në fundin e viteve 1990 kishte 72 vende që po demokratizoheshin dhe vetëm 3 po rrëshqisnin drejt një autoritarizmi më të madh.

Vitin e kaluar, vetëm 15 vende po bëheshin më demokratike, ndërsa 33 po lëviznin në drejtimin e kundërt. Sipas “V-Dem”, demokracitë liberale janë në nivelin më të ulët në 25 vitet e fundit: Sot vetëm 13 për qind e popullsisë së botës jeton në vende që mund të përkufizohen si të tilla.

Autokracitë absolute qeverisin mbi 26 për qind të popullsisë së botës, ndërsa “autokracitë elektorale” mbi 44 për qind të popullatës. Për këtë arsye “periudha unipolare” amerikane ka mbaruar prej kohësh. Dhe kaosi global në zhvillim do të jetë “kompleks, i fragmentuar dhe i rrjedhshëm, me ekstremet që do të tërhiqen nga aleancat oportuniste, paktet plurilaterale dhe kufijtë e mbivendosur”- shkroi Filip Stefëns, redaktor kontribues i “Financial Times”, në esenë e tij për Institutin Montenj.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO, janë seriozë në ndihmën që po i japin Ukrainës që të zmbrapsë pushtimin rus, dhe e gjitha kjo paraqitet si një luftë e demokracisë kundër totalitarizmit. Por mund të ketë një keqkuptim rreth natyrës reale të kësaj lufte, dhe mund të jetë tejet optimiste pikëpamja që mund të ketë dikush për Ukrainën, vend që vetëm pak muaj më parë, vështirë se do të ishte marrë si një model demokracie apo transparence. Megjithatë, siç ndodh gjithmonë, politika ka nevojë për slogane dhe “demokracia kundër autoritarizmit” është një slogan që po marketohet shumë mirë.

Por ky kontrast, i promovuar nga presidenti i SHBA-së Xho Bajden, është shumë i thjeshtë, pasi disa aleatë të NATO-s, si Hungaria dhe Turqia, si dhe pjesa më e madhe e Jugut global, përfshirë Indinë e madhe dhe kryesisht demokratike, kanë refuzuar që t’i bashkohen Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe e shohin luftën në Ukrainë si një formë të luftës se deleguar midis SHBA-së dhe Rusisë.

Dhe në dëshpërimin e tyre për energji dhe për të zëvendësuar naftën dhe gazin rus, demokracitë perëndimore janë detyruar të afrohen me disa prej udhëheqësve më autokratikë të botës. Ndërsa Rusia dhe Kina po synojnë ta ndryshojnë apo edhe të shkatërrojnë rendin ndërkombëtar të ndërtuar nga fituesit demokratë të Luftës së Dytë Botërore, “konkurrenca gjeopolitike që ka vërtet rëndësi nuk është midis demokracive liberale dhe pjesës tjetër të botës, por mes shtetit ligjor dhe ligjit të më të fortëve” shkroi Stefëns.

Në kuadrin e kësaj përballjeje, polarizimi i madh i demokracisë amerikane dhe dekadenca e saj janë faktorë të rëndësishëm, të cilët revolucioni dixhital po i bën të dukshëm në çdo cep të botës. “Tek e fundit, SHBA është pasqyra në të cilën ne shohim veten. Gjithçka që ndodh atje nuk kufizohet vetëm në Shtetet e Bashkuara, por analizohet dhe vëzhgohet në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës”- thotë Arança Gonzalez Laja, ish-Ministre e Jashtme e Spanjës, sot  dekane e Shkollës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Paris në Sciences Po.

Xhani Riota, profesor në Universitetin Prinston, i shton elemente të tjera këtij reflektimi.

Në kushtet e trazirave ekonomike, pabarazive në rritje, erozionit të identitetit kombëtar të shkaktuar nga globalizimi dhe shpërdorimit të përpjekjeve të mëdha ushtarake në Irak dhe Afganistan “Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi e kanë humbur fuqinë e tyre të butë” thotë Riota.

“Përpjekjet tona për të promovuar demokracinë në Lindjen e Mesme dhe Afganistan kanë dështuar. Për shumë njerëz në Perëndim, sidomos midis të rinjve, demokracia është e rëndësishme, por po ashtu edhe klima dhe ekonomia”- shton ai.

Por rënia e shpejtë e Amerikës nuk është domosdoshmërisht e dëshiruar edhe nga rivalja e saj kryesore strategjike dhe ideologjike, Kina. Ose, të paktën, jo menjëherë, siç e thekson edhe Huang Jing, politolog kinezo-amerikan që jep mësim në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Shangait.

“Në këto kohëra të trazuara, Kina është e interesuar për stabilitet”- tha Huang Jing në Forumin Ambroseti. “Kina dhe Rusia kanë një miqësi të pakufishme, por jo një aleancë me çdo kusht. Rusia ka një kapacitet të madh për të shkatërruar rendin aktual botëror. Ndërsa duke parë kaosin në Ukrainë, Kina po përpiqet të ruajë veten në rendin aktual dhe të luajë një rol paqe-bërësi që kontribuon për të mirën e përbashkët. Një rënie kaotike e SHBA-së është katastrofike për ne dhe për ekonominë globale. Kina beson se një SHBA e qëndrueshme, kohezive dhe e begatë është e mirë për Kinën, të paktën tani për tani”- thekson ai.

Ndërkohë Bruno Lë Mer, Ministri francez i Ekonomisë, Financave dhe Sovranitetit Industrial dhe Dixhital, thotë se dixhitalizimi i hapësirës politike dhe konfuzioni midis së vërtetës dhe gënjeshtrës e kanë dobësuar shumë demokracinë. “Revolucioni dixhital ka ndryshuar jo vetëm organizimin e kombeve dhe shoqërive tona, por edhe trurin tonë. Nuk mund të ketë demokraci pa një hapësirë të përbashkët për debat. Dhe cili është rezultati i një debati politik? Shumica e njerëzve e gjejnë veten rreth të vërtetave të përbashkëta, vëzhgimeve të përbashkëta, diagnozave të përbashkëta. Por në epokën e revolucionit dixhital nuk ka asgjë të tillë”- deklaroi ai gjatë një interviste.

Për të mediat sociale janë “një univers mendor i ndryshëm, ku nuk ka një të vërtetë të vetme” ndërsa “në themelin e demokracisë qëndron pikërisht dallimi midis të vërtetës dhe gënjeshtrës”. “Dhe sot kjo është çështja më e rëndësishme politike, sepse demokracitë tona liberale janë dobësuar thellësisht nga revolucioni dixhital dhe individualizimi i shoqërisë”- argumenton Lë Mer.

Edhe Bernard Spic, avokat dhe konsulent i Medef, shoqata më e madhe franceze e punëdhënësve, bie dakord se globalizimi dhe dixhitalizimi i kanë ndryshuar shoqëritë demokratike dhe si të gjitha revolucionet “mund të sjellin gjërat më të mira dhe ato më të këqija”.

Por, e kombinuar me botën e re dixhitale të mediave sociale, ekziston një sfidë tjetër për demokracinë. Sot të rinjtë po kujdesen më shumë për ndryshimet klimatike, të cilat ata i shohin si një çështje ekzistenciale, sesa për demokracinë liberale, thotë Lë Mer.

“Demokracia është punë e vështirë dhe ajo duhet të ushqehet çdo ditë”- thotë ish-ministrja spanjolle Laja. Dhe Riota shton se rreziku i vërtetë tani nuk është fashizmi: “Rreziku i vërtetë është lodhja nga demokracia”.

Marrë me shkurtime nga Linkiesta – Bota.al

steven erlanger rrjetet sociale

Sondazh

Poll
Editorial 16 Janar 2023, 10:31 Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

Meri Lika Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...

Editorial 11 Janar 2023, 10:30 Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...

Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Editorial 22 Dhjetor 2022, 13:12 Ditmir Bushati

BE- Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

Foto ilustrim Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja ...

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi