LIVE UPDATES
Editorial

Përpjekja e dëshpëruar për të shpëtuar SPAK

Nuk ishte muaj mjalti, por 3 vite mjalti, ato të ambasadores Kim me Kryeministrin, në procesin e kapjes së Drejtësisë nga një njeri i vetëm. Ajo drejtësi që deri në 2016 u shërbente të gjitha partive, duke u garantuar pandëshkueshmëri për secilin hajdut me pushtet dhe ndëshkim për çdo njeri të pambrojtur, shmangie nga drejtësia për çdo korruptues, deri sot ka ndryshuar vetëm në komponentin e parë. Tani i shërben vetëm Edi Ramës.

15 Dhjetor 2022, 13:04 Nga Enton Abilekaj
Përpjekja e dëshpëruar për të shpëtuar SPAK
Enton Abilekaj

Nata e 22 korrikut 2016 ka mbetur në histori si votimi i fundit unanim i Kuvendit të Shqipërisë. Pas shumë negociatash për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mëdha mes maxhorancës dhe opozitës, por edhe brenda vetë maxhorancës, pas shumë presioneve nga përfaqesuesit ndërkombëtarë brenda dhe jashtë vendit, Paketa e ndryshimeve Kushtetuese për t’i hapur rrugën Reformës në Drejtësi u miratua nga të gjithë.

Ishte shumë e vështirë për opozitën e atëhershme, madje edhe për LSI, aleaten e PS, qëtë pranonte draftin e hartuar nga Fatmir Xhafa, në bashkëpunim me OPDAT dhe EURALIUS bashkë me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur, e George Soros. Jo vetëm PD – në opozitë, por edhe LSI në maxhorancë, shikonin tek drafti tentativën e hapur të PS për të kapur Drejtësinë në mënyrë ekskluzive.

Negociatat e dështuara deri në ditën e votimit, pas ultimatumit të lëshuar nga Ambasada e SHBA, u rikthyen për të bërë ndryshime brenda ditës, deri në arritjen e një drafti të pranueshëm. Të gjitha dyshimet që mbetën pezull, pas votimit, do të korrigjoheshin me miratimin e 7 ligjeve që do të duheshin për implementimin e ndryshimeve Kushtetuese.

Që nga 7 ligjet e miratuara vetëm me votat e maxhorancës, duke shkelur marrëveshjen e 22 korrikut me opozitën, bekimi i  ndërkombëtarëve dhe veçanërisht SHBA, nuk reshti deri sot. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), më pas Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), që ishin hapi i parë i procesit të filtrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose institucionet e Vettingut, kaluan në shkelje të marrëveshjes me opozitën, pak përpara zgjedhjeve të 2017, kur opozita ishte në çadër për të kërkuar zgjedhje të lira. Sigurisht me bekimin e SHBA dhe miratimin e BE.

Në Janar 2018, kaluan anëtarët e KLP dhe KLGJ pavarësisht kundërshtimeve dhe denoncimeve të opozitës. Edhe këto me bekimin e SHBA dhe miratimin e BE. Ndërsa maxhoranca po e çonte përpara Reformën në Drejtësi me votën e njëanshme të siguruar nga zgjedhjet e 2017, njerëzit e saj po depërtonin në çdo qelizë të drejtësisë, për ta marrë atë nën kontroll, ndërsa SHBA dhe BE mbështesnin çdo hap të hedhur pa opozitën.

E njëjta gjë ndodhi në shkurt 2020 kur maxhoranca tentoi të vjedhë me procedurë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që i takonte Presidentit. Mesazhet që diplomatët e huaj i çonin privatisht Ilir Metës, për të mbyllur sytë për Arta Vorpsin e betuar në noterinë e Lanës, tregonin se si ata po e shtronin rrugën për marshimine Edi Ramës drejt pushtimit total të institucioneve të Drejtësisë së re, pavarësisht paralajmërimeve dhe denoncimeve që opozita dhe media bënin.

Votimi i fundit për KLP i takon shkurtit të 2022, fillimit të këtij viti, kur maxhoranca e Edi Ramës, përsëri e injoroi opozitën duke e katandisur në emërim partiak procedurën e zgjedhjes së anëtarëve. Sigurisht me mbështetjen e Yuri Kim.

Nuk ishte muaj mjalti, por 3 vite mjalti, ato të ambasadores Kim me Kryeministrin, në procesin e kapjes së Drejtësisë nga një njeri i vetëm. Ajo drejtësi që deri në 2016 u shërbente të gjitha partive, duke u garantuar pandëshkueshmëri për secilin hajdut me pushtet dhe ndëshkim për çdo njeri të pambrojtur, shmangie nga drejtësia për çdo korruptues, deri sot ka ndryshuar vetëm në komponentin e parë. Tani i shërben vetëm Edi Ramës.

Nuk dihet kur e kuptoi këtë Ambasadorja e SHBA, por është e qartë kur filloi të mos i pëlqejë, për shkak të deklaratës së parë që bëri përpara 3 javësh, kur e pa që Edi Rama po ia merrte për herë të dytë kalanë e “Heronjve të fëmijëve tanë”, me të cilën mbulonte dështimin e Reformës. Aty ku ajo dhe shteti që përfaqëson kanë investuar më shumë, kanë përgatitur hetuesit e BKH-së, prokurorë dhe gjyqtarë, me shpresën se do të prodhojnë luftë kundër korrupsionit të niveleve të larta.

Nuk dihet kur e kuptoi Yuri Kim, por dihet kur ndezi alarmin për të kërkuar ndihmë që Rama të mos bëhet aksioneri i vetëm i SPAK-ut, si institucioni i vetëm ku autokrati dhe ambasada konkurojnë për influencë. SPAK- u është shpresa e fundit që investitorët e huaj të Drejtësisë së Re të mos e shohin të falimentuar flotën e peshkarexhave në kërkim të Peshqve të mëdhenj, që deri tani ka nxjerrë në breg vetëm cironka.

Është aq vonë për ta ndryshuar realitetin, sa e gjithë kjo përplasje do të vlejë vetëm që Yuri Kim dhe administrate e SHBA, të kuptojnë vetëm mënyrën se si Edi Rama e ka instaluar dhe po e instalon pushtetin absolut, se si ai përdori Ilir Metën për të hequr qafe Berishën, pastaj Bashën për të hequr qafe Metën, pastaj SHBA për të hequr qafe Bashën, Berishën dhe Metën dhe tani ushtrinë e re të Drejtësisë për të hequr qafe SHBA. Një mësim i mirë që Yuri Kim do ta marrë me vete, kur të na lërë këtu me inevstimin e saj 3-vjecar, regjimin e instaluar të Edi Ramës./Dosja.al

yurikim edi rama analiza nga enton abilekaj enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 11 Dhjetor 2022, 14:36 Arber Zaimi

Jugonostalgjiku Rama

Arbër Zaimi Para pak ditësh Edi Rama në Bruksel tha se Jugosllavia paska qenë e mirë shumë, madje më e mirë se Bash...

Editorial 8 Dhjetor 2022, 21:04 Meri Lika

Post protesta dhe post samiti

Meri Lika Dy ditë pas përfundimit të Protestës dhe Samitit, unë si qytetare kam dalë më e ditur. Kjo jo se më &eum...

Editorial 5 Dhjetor 2022, 15:28 Deutche Welle

Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve

Frank-Walter Steinmeier TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Pe...

Editorial 3 Dhjetor 2022, 11:16 Meri Lika

Unë do të protestoj në 6 dhjetor

Që prej ditës kur opozita deklaroi se ditën e Samitit të BE-së “Ballkani Perëndimor” do të protestonte, makiner...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë