LIVE UPDATES
Editorial

Një dedikim për Ambasadoren, që dikur ishte vetëm non grata ime

Ju thashë se ishit NON GRATA ime, tamam në kohën kur ju u zbukuruat, kur u bëtë me vetulla ndoshta pa e ditur fjalën tonë të urtë “vuri vetullat po nxorri sytë”, atëherë kur ju krahë korrupsionit prezantonit James Bond-in, atëherë kur fusnit hundët në punët e vendit tim dhe kur hunda juaj filloi të bënte dëme, atëherë kur rrëmbyet vulën e opozitës dhe deklaronit “pa iu dridhur qerpiku” se do të ndërhynit në çdo gjykatë që vula t’i jepej pakicës pra opozitës që vazhdon të jetë e kapur nga pushteti, pikërisht atëherë unë ua thashë këtë.

9 Dhjetor 2022, 16:54 Nga Meri Lika

Një dedikim për Ambasadoren, që dikur ishte vetëm non grata

Në një shkrim të më hershëm, atëherë kur ju ambasadore e kishit “mprehur shpatën edhe një herë për situatën”, kur qëndronit kryelartë në krahë të gjatësisë së Edi Ramës, atëherë kur Erjon Velisë i vendosnit dorën mbi gjoks e ndërkohë kujdeseshit që buzëqeshjen e lumturisë, mbi bashin e Titanikut të qeverisë shqiptare, ta kishit dërguar vesh më vesh, atëherë kur në kënetën e pushtetit ramist hidhnit karemat për të kapur cironkat gjigande në të thatë, atëherë kur shëtisnit e lumtur në jahte me gazetarë e biznesmenë, atëherë kur me sytë e qeshur e “shpresëdhënës” për të ardhmen, na tregonit barin, atëherë kur shtrëngimi juaj në gjoksin e Ramës ishte tmerrësisht kockëthyes, pikërisht në atë kohë unë ju thashë se ju ishit NON GRATA ime.

Ju thashë se ishit NON GRATA ime, tamam në kohën kur ju u zbukuruat, kur u bëtë me vetulla ndoshta pa e ditur fjalën tonë të urtë “vuri vetullat po nxorri sytë”, atëherë kur ju krahë korrupsionit prezantonit James Bond-in, atëherë kur fusnit hundët në punët e vendit tim dhe kur hunda juaj filloi të bënte dëme, atëherë kur rrëmbyet vulën e opozitës dhe deklaronit “pa iu dridhur qerpiku” se do të ndërhynit në çdo gjykatë që vula t’i jepej pakicës pra opozitës që vazhdon të jetë e kapur nga pushteti, pikërisht atëherë unë ua thashë këtë.

Pak më vonë, kur ju vendosët “të luftonit” korrupsionin krahë për krahë me ministrat “heronjë” të Ramës, unë ju shkrova sërish dhe ju thashë se edhe Hitleri e dinte që “dinjitetin nga qesharakja një hap e ndan”, por ju nuk më lexuat.

Nuk më lexuat sepse, ju në atë kohë ishit duke notuar në delirin më të madh të jetës suaj, kur nga një punonjëse mediokre administrate po merrnit vëmendjen dhe kujdesin e një ylli Hollywood-i dhe sepse nga kjo eufori ndoshta as nuk keni patur kohë të lexonit ndonjë rresht nga ato që unë iu shkrova.

Pasi ju thashë se ju ishit NON GRATA ime, shumë më sulmuan, për disa ditë u ktheva në tabelën e qitjes së amerikanë-dashësve shqiptar të cilët më quajtën edhe të rrjedhur (e kam ruajtur atë sms dhe e lexoj sa herë që kam nevojë të qesh), vetëm e vetëm që juve të mos mërziteshit nga sjellja ime pa takt.

Euforia ua errësoi sytë dhe menduat se ju këtu ishit Zoti, se andej nga vinit iu kishin dhënë shkopin magjik me të cilin mund të preknit bretkun dhe ta bënit princ, të zgjonit Bukuroshen e fjetur madje mund të zjgonit dhe Borëbardhën, dhe të gjitha këto donit t’i bënit pa efektin e puthjes siç ndodh në përalla.
Menduat se ju mund të ndryshonit formën dhe përmbajtjen e përrallave shumë shekullore, si të donit, mjafton që ata të cilët nuk i kishit qejf dhe nuk bënin siç ju donit, të ishin gjithmonë të këqijtë e përrallës. Por... gabuat!

Gabuat rëndë në fakt!

Gabuat pikërisht atëherë kur menduat se gjithçka ishte perfekte, se ju tashmë ishit Ylli Polar, madje se ju kishim më shumë ndriçim dhe se vetë “pothuajse Zeusi” ynë, fiks në këtë moment GABUAT!
E nxehët Zeusin dhe ai me egërsinë e një “zoti” lëshoi mbi ju shigjetën e tij vdekje prurëse.

Kishe besuar se dashuria juaj do të ishte e përjetshme, se ai kur nuk do të ndëronte me askënd tjetër (sa naive u tregove), se ai do të kujdesej për ty që të shkëlqeje si ylberi pas shiut (sa keq që nuk e njihje realitetin e tij) por..., gabove, “dashurove” njeriun e gabur.

Megjithëatë, unë nuk mendoj se problemi yt nuk është tek asnjë nga ato që unë të kam thënë më sipër, problemi yt sot është se si të dalësh me nder dhe me kokën lart nga kjo dashuri jo reciproke.

Eh, më vjen keq të ta them se tashmë e ke humbur atë shans!

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 8 Dhjetor 2022, 21:04 Meri Lika

Post protesta dhe post samiti

Meri Lika Dy ditë pas përfundimit të Protestës dhe Samitit, unë si qytetare kam dalë më e ditur. Kjo jo se më &eum...

Editorial 5 Dhjetor 2022, 15:28 Deutche Welle

Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve

Frank-Walter Steinmeier TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Pe...

Editorial 3 Dhjetor 2022, 11:16 Meri Lika

Unë do të protestoj në 6 dhjetor

Që prej ditës kur opozita deklaroi se ditën e Samitit të BE-së “Ballkani Perëndimor” do të protestonte, makiner...

Editorial 24 Nëntor 2022, 10:52 Meri Lika

Peshore e trukuar

Foto ilustruese E vockëla opozitë e opozitës, dhe “gjigandët” e komanduar që e drejtojnë atë, dje publikuan ...

Editorial 21 Nëntor 2022, 10:11 Ditmir Bushati

Ripërtëritja e Procesit të Berlinit

Berlin Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker thekso...

Editorial 20 Nëntor 2022, 12:26 Meri Lika

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Meri Lika Kryefjala e lajmeve dhe informacioneve të javëve të fundit është pa dyshim afera e Portit të Durrësit. Nisur n...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend