LIVE UPDATES
Editorial

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Në faqen e Qendrës Kombëtare të Biznesit, si një qytetar i zakonshëm, shkarkova Ekstraktin Historik të shoqërisë “Eagle Hills Real Estate Development” me NIPT M11726006H si dhe Ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues, dhe fillova të lexoja skanimin publik për këtë subjekt dhe dua të vë në vëmendje të qytetarëve atë çfarë lehtësisht secili nga ne mund të lexojë në të.

20 Nëntor 2022, 12:26 Nga Meri Lika
Eagle Hills apo Corrupsion Hills?
Meri Lika

Kryefjala e lajmeve dhe informacioneve të javëve të fundit është pa dyshim afera e Portit të Durrësit. Nisur nga interesi i madh që ka ky thesar i pronës publike u përpoqa të kuptoja më shumë rreth asaj që po ndodh në mënyrë që të jem më e qartë në qëndrimin tim ndaj kësaj afere.

Në faqen e Qendrës Kombëtare të Biznesit, si një qytetar i zakonshëm, shkarkova Ekstraktin Historik të shoqërisë “Eagle Hills Real Estate Development” me NIPT M11726006H si dhe Ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues, dhe fillova të lexoja skanimin publik për këtë subjekt dhe dua të vë në vëmendje të qytetarëve atë çfarë lehtësisht secili nga ne mund të lexojë në të.

Cilat janë informacionet që marrim në këto ekstrakte?

Shoqëria e cila prej datës 27.06.2022 quhet “Eagle Hills Real Estate Development” fillimisht është regjistruar me emrin “Symphony Real Estate Development”, ajo është krijuar në maj të vitit 2021 dhe ka si objekt të saj “Zhvillimi i pasurive te paluajtshme, ndertimi i pasurive  paluajtshme, dhenie me qera e pasurive te paluajtshme  dhe çdo aktivitet tjeter ne lidhje me pasurite e paluajtshme.”

Adresa e saj fillestare ka qenë në Tiranë, Njesia Bashkiake nr.2, Rruga Themistokli Germenji, Pallati Pegaso, Kati 7, ap.30, por në shtator 10.09.2021 adresa e saj bëhet në Durrës, Administrata 8 - Porti i Durresit, Rruga Tregtare, Lagje Nr. 1, pra në Portin e Durrësit.

Shoqërinë “Symphony Real Estate Development” sh.p.k (emri tregtar që shoqëria ka patur në fillimin e saj) e krijon shoqëria “Symphony Invest Limited” me numër regjistri Nr.355663 dhe me adresë në Cayman Corporate Centre, 27 Hospital Road, George Toën, Gran Cayman KY1-9008, Cayman Island. Pra është një subjekt i regjistruar në parajsat fiskale.

Në 14.02.2022 kjo shoqëri i shet gjithë aksionet e saj shoqërisë “NORTH EAST

REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED” një shoqëri kjo e regjistruar në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara për shumën 10.000 (dhjetë mijë) lekë të reja.

Deri këtu duket se nuk ka asnjë problem por faktikisht ka një problem shumë të madh.

Shoqëria që ka marrë statusin e invesitorit strategjik është shoqëria “Symphony Real Estate Development” sh.p.k e cila në kohën e marrjes së këtij statusi ishte e zotëruar 100% nga shoqëria “Symphony Invest Limited”. Por tashmë nga shoqëria përfituese e statusit të invesitorit strategjik nuk ekziston më asgjë.

Ligji 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” në nenin 19 të saj përcakton si citoj në vijim:

Neni 19

Rastet e revokimit të vendimit për dhënien e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”

Në rast se përgjatë përgatitjeve, zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik, Komiteti i Investimeve Strategjike konstaton dhe vërteton se në projektin investues ka të dhëna të pavërteta apo ndryshim të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për përfshirjen e këtij projekti në procedurën e asistuar/e veçantë, Komiteti i Investimeve Strategjike revokon vendimin për dhënien e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.

Në kontratën e datës 23.12.2021 për kalimin e kuotave nga “Symphony Invest Limited” tek ortaku i ri “NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED” nuk ka asnjë nen apo qoftë edhe paragraf ku të jetë përmendur projekti që i ka dhënë statusin e invesitorit strategjik.

Duke u bazuar sërish tek ligji ku në nenin 13 “Paraqitja e projektit dhe dokumentacioni përkatës” pika “ç” thekson:

ç) dokumentacionin që provon kapacitetet financiare për realizimin e projektit investues, si mënyrë garancie për zbatimin dhe zhvillimin e projektit në fjalë, sipas kërkesave të nenit 8, të këtij ligji;

Si i provon shoqëria e re kapacitetet financiare ndërkohë që pasqyrat financiare të shoqërisë “Eagle Hills Real Estate Development” për vitin 2021 (për 7 muaj aktivitet nga 26 maj 2021 -31 dhjetor 2021, jo për 12 muaj) paraqesin një humbje prej 168,649,234 lekë të reja ose afërsisht  1,441,000 Euro si dhe një detyrim ndaj ortakut (kujt ortak????) në shumën 220,687,308 lekë të reja ose afërsisht  1,886,000 Euro???!!!

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Fitimi i vitit 2021 sipas Shënimeve Shpjeguese të Pasqyrave financiare

Siç shihet nga shënimet shpjeguese të cilat janë pjesë integrale e pasqyrave financiare, shoqëria “Eagle Hills Real Estate Development” ka 154,883,905 lekë shpenzime të panjohura por ato nuk japin informacion se çfarë lloj shpenzimesh janë këto të cilat ligji shqiptar i konsideron të panjohura në lidhje me tatimin e fitimit!

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Nëse ndjekim rjedhën e shënimeve shpjeguese kuptojmë se nga shuma e konsideruar si shpenzim i panjohur 139,103,365 lekë të reja është “Planifikimi i projektit”. I projektit si invesitor strategjik mendoj se çfarë projekti mund të jetë tjetër?!

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Borxhet ndaj të tretëve për vititn 2021 sipas pasqyrave financiare

Në foton më poshtë, informohemi se shpenzimet janë mbuluar nga zotëruesi i kuotave të kapitalit që për vitin 2021 ka qenë “Symphony Invest Limited”.

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Shpjegimi i shpenzimeve të Pasqyrave Financiare

Shumë natyrshëm na lind pyetja:

Tani që “Symphony Invest Limited” e shiti pjesën dhe kur zotërues i kuotave është “NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED”, kush është përfituesi i këtij detyrimi ndërkohë që as në kontratën e kalimit të kuotave nuk është përmendur asgjë?!?!

Sipas këtyre informacioneve është logjike të mendojme se përfituesi i kësaj shume do të jetë “NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED” , pra shitja e aksioneve të shoqërisë nuk ka kushtuar 10.000 lekë të reja por ka kushtuar 220,687,308 lekë. Në këtë mënyrë bëhët një kalim kapitali nga disa duar në disa duar të tjera dhe për të cilat nuk do të paguhet asnjë tatim si e ardhur për shoqërinë që shiti kuotat.

U pastruan 1.900.000 euro me një të rënë të lapsit!

Pasqyrat nuk japin informacion për mënyrën dhe as për kohën e shlyerjes së këtij detyrimi përveç faktit që ky detyrim ka afat shlyerje më shumë se 1 vit.

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Afatet e maturimti të detyrimeve

Ku është kapaciteti financiar i kësaj shoqërie i cili garanton investimin strategjik ndërkohë që shoqëria ka këtë situatë financiare?

Le t’i hedhim një sy edhe ekstraktit për pronarët përfitues të “Eagle Hills Real Estate Development” (dikur “Symphony Real Estate Development” sh.p.k invesitor strategjik) në mënyrë që të kuptojmë se cilët janë ortakët e saj.

Sipas këtij ekstrakti përfituesit janë:

Mohamed Ali Rashed Alabbar me 40,18% të kuotave të kapitalit, sepse sipas ekstraktit Alabbar zotëron 40.18% të “NORTH EAST REAL ESTATE HOLDING” e cila nga ana e saj zotëron 100% të “Eagle Hills Real Estate Development”.

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Pronarët përfitues sipas Ekstraktit të QKB-së

Po 59.82% të “Eagle Hills Real Estate Development” kush i zotëron? Cilët janë përfituesit?

U fol e u përfol se administratori i firmave të kunatit të ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ishte administrator edhe i firmës e cila tashmë nga qeveria Rama ka marrë statusin e invesitorit strategjik.
Po kjo është e vërtetë.

Në shoqërinë “Moveo Albania Technology” me NIPT L91525009E e cila zotërohet 20% nga Erion Isufi dhe 20% nga e ëma (përqindje e fituar nga trashëgimia pas humbjes së bashkëshortit), Oltjan Hoxholli është emëruar administrator në 15.07.2019 dhe në 16.07.2021 është larguar nga ky pozicion.
Oltjan Hoxholli ka qenë edhe administrator i shoqërisë “Eagle Hills Real Estate Development” (dikur “Symphony Real Estate Development” sh.p.k invesitor strategjik) deri në datën 10.09.2021.

Shoqëria “Eagle Hills Real Estate Development” në të dhënat e saj të deklaruara në mënyrë vullnetare, nuk ka asnjë të dhënë të saj për kontaktet, por edhe sot që flasim si kontakte të saj janë e-mail dhe numri i telefonit të studios ligjore LPA Albania.
Në këtë studio ligjore ortak i vetëm më 100% të kuotave të kapitalit është z. Oltjan Hoxholli.

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Të dhënat e kontakteve të “Eagle Hills” sipas ekstraktit QKB

Faktet flasin edhe duke mos nxjerrë asnjë tingull.

A ka lidhje Lulëzim Basha me këtë aferë apo jo kjo pak rëndësi ka për ne.
Jo se është e parëndësishme që ish kryetari i partisë më të madhe opozitare të përfshihet në afera me pushtetin, por sepse në këtë moment për ne ka shumë më shumë rëndësi se kjo aferë e pastër po na vjedh një nga pronat publike më të kushtueshme, më strategjike dhe më jetike.

A do ta lejojmë ne këtë?

Kjo është puna dhe detyra jonë si popull dhe e askujt tjetër.

Dosja.al

meri lika mohamed ali rashed alabbar


Sondazh

Poll
Editorial 18 Nëntor 2022, 16:00 Arber Zaimi

Anti-principi ekonomik i Ramës

Arbër Zaimi Plani i Ramës për Portin e Durrësit po bie erë të keqe. Erë si ajo e “inceneratorëve”. Qeve...

Editorial 3 Nëntor 2022, 10:54 Meri Lika

Trinomi BAB

Meri Lika Thuhet se në politikë lejohet gjithçka,që nga krimi pa gjurmë gjaku e deri te mashtrimi që nuk lë asnjë...

Editorial 1 Nëntor 2022, 10:14 Ditmir Bushati

Intimiteti strategjik

Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Europës në Strasbourg, që përkoi me Ditën e...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë